• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Flet psikologia: Rasti i motrave ‘Kajtazi’ të bëhet objekt studimi

by Java News
18/08/2015 12:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ngjarja me në qëndër dy motrat me mbiemrin “Kajtazi” u bë pjesë e opinionit publik për shkak të shpërndarjes mediatike dhe amplifikimit që media i bënte informacioneve që dilnin nga ky rast. Kështu shprehet psikologia e njohur për ekranin, Entela Binjaku.

Në një intervistë për ‘JAVA News’, ajo nuk përjashton se dhuna ekstreme brenda familjes mund të ketë qenë e pranishme, ndërsa thekson se të dyja palët, si familja ashtu dhe motrat nën akuzë, sot janë nën presionin e opinionit publik çka kushtëzon edhe përgjigjet e tyre.

Entela, në rastin e ‘Kajtazi’, a mund të themi se kemi të bëjmë me një fenomen të veçantë që njihet në psikologji?

Dukuritë që kanë në qendër të rinj që kryejne sjellje deviante të dënueshme nga normat shoqërore apo dhe të mbështetura nga ndëshkimi prej normave ligjore janë të njohura në literaturën e sociologjisë dhe psikologjisë. Madje “Juventologjia” është për shembull një fushë e caktuar kërkimi që merret posaçërisht më studimin e të rinjve, problematikave të tyrë në shoqërinë bashkëkohore.  Kjo fushë për shembull tek ne është thuajse e panjohur. Nëse do të kishte ndopak zhvillim, mbase nuk do të kishte shkaktuar kaq shumë befasi ky rast, sado ekstrem, sepse sëpaku shoqëria do të ishte furnizuar me studime që paraprijnë situata nga më të ndryshmet. Megjithatë, kjo ngjarje ishte e padëgjuar në llojin e saj deri më sot, tregoi edhe se familja shqiptare “ka anën e errët të saj” shkalla e së cilës është e panjohur nga studimet tona.


Me aq sa e keni ndjekur çështjen, a mund të themi se cila palë po gënjen?
Mendoj se të dyja palët janë tashmë nën presionin e vëmendjes publike dhe sillen ndoshta edhe në përgjigje të këtij presioni për të qenë “pala e pafajshme”. Është në të drejtën e tyre të mbajnë qëndrimet që ndajnë, por më shumë sesa të jenë “të pafajshëm” për të tjerët, ata duhet të mendojnë se çfarë i çoi deri në këtë pikë, a mund të ringrihet raporti familjar në kushtet e një tronditjeje të tillë, ku mund të drejtohen për ndihmë për të normalizuar përditshmërinë e tyre individuale dhe familjare etj.
Pozicioni i tyre do të përcaktohet nga institucionet përkatëse dhe nga ata specialistë që ndjekin rastin nga afër. Por rasti i motrave “Kajtazi” duhet të hyjë në vëmendje të studiuesve nga fusha e psikologjisë, e antropologjisë kulturore, e pedagogjisë për të nxjerrë mësime se deri ku mund të shkojnë pasojat e disfunksioneve familjare, cilat janë opsionet reale për vetërealizim që kanë të rinjtë në Shqipëri, çfarë ndodh kur këndvështrimi paternalist ndan pikëpamje të ndryshme me fëmijët, cfarë roli kanë agjencitë socializuese dhe sa ato kryejnë funksionet e tyre për të ndihmuar individin dhe shoqërinë?


A ka shenja te ndonje simptome apo perpjekje dashakeqe nga ana e dy motrave?

Për cilëndo dukuri literatura njeh një këndvështyrim të njerëzve të zakonshëm të tipit “common sense” dhe një tjetër që i takon trajimit shkencor që nuk lejon daljen në përfundime pa përdorur metodat dhe perspektivat teorike që i takojnë cilësdo fushe studimi. Edhe në rastin tonë, po të mbështetemi në këndvështrimin e njerëzve të zakonshëm, mund edhe të mendojmë se ky ishte një rebelim i natyrës ekstreme që mund të conte në pasoja fatale, por nga trajtimi më i gjerë që vjen nga përvoja të studiuara shkencërisht mund të themi se mungesa e lumturisë vetjake, mungesa e komunikimit ndërpersonal, përplasjet mes kërkesave për jetën dhe pamundësive për t’I realizuar, mungesa e pranisë së një specialisti të çështjeve të të rinjve, mos kryerja e funksioneve të një familjeje mund të kenë cuar deri në këtë akt.

Ka raste të ngjashme në botë?
Po të marrim dëshmitë e dy vajzave mund të kuptojmë se marrëdhëniet brenda familjes kanë qenë të mbushura me tension, aspak të ngrohta dhe komunikuese apo mbështetese dhe shkaqet për këtë duhen gjetur po të ndiqen edhe dëshmitë e pjestëravë të tjerë. Rastet e ushtrimit të dhunës brenda familjes që merr përmasa të skajshme janë të njohura në botë.

Për shembull në SHBA, vlerësohet se një në katër vrasje, kryhet nga një pjestar i familjes kundër tjetrit, po ashtu në terma statistikorë studimet pohojnë se cdo njeri i cilësdo moshë apo gjini qoftë, mund të bëhet pre e ushtrimit të dhunës në shtëpi, madje shumë më tepër sesa në rrugë. Për aq kohë sa intensiteti emocional i jetës familjare është i lartë, ku tensioni dhe mosmarrëveshjet mund të marrin përmasa që nuk do t’I kishin marrë në asnjë mjedis tjetër, për aq kohë sa është ende e pranishme kultura e tolerancës ndaj dhunës, mund të kemi raste të tilla, kudo.

Megjithëse bota ka njohur ndryshime pozitive në zhvillimet e familjes, sërish pranohet viktima të dhunës së familjes janë miliona njerëz.

Next Post

FOTO-LAJM/ Këmbët marramendëse të Jenifer Lopez

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

47-vjeçarja shqiptare në Itali humb jetën pas diagnozës së gabuar, familja dëmshpërblehet me 300 mijë euro

47-vjeçarja shqiptare në Itali humb jetën pas diagnozës së gabuar, familja dëmshpërblehet me 300 mijë euro

March 7, 2026
Raporti në gjimnaze, nga 8 deri në 14 nxënës për mësues/ Ku janë klasat më të mbushura në Shqipëri?

Raporti në gjimnaze, nga 8 deri në 14 nxënës për mësues/ Ku janë klasat më të mbushura në Shqipëri?

March 7, 2026
“30 vjeç dhe e virgjër”, këngëtarja e famshme shqiptare ndez debatin në rrjet teksa ndan videon e ditëlindjes

“30 vjeç dhe e virgjër”, këngëtarja e famshme shqiptare ndez debatin në rrjet teksa ndan videon e ditëlindjes

March 7, 2026
“Rikthejmë gjyqtarët dhe prokurorët e shkarkuar”, Berisha do të zhbëjë Vettingun: Procesi duhet të rishikohet

“Rikthejmë gjyqtarët dhe prokurorët e shkarkuar”, Berisha do të zhbëjë Vettingun: Procesi duhet të rishikohet

March 7, 2026
Sa i kushton taksapaguesve amerikanë një ditë e vetme lufte me Iranin? CNN zbulon shifrat

Sa i kushton taksapaguesve amerikanë një ditë e vetme lufte me Iranin? CNN zbulon shifrat

March 7, 2026
Dyfishohen denoncimet për ngacmime seksuale/ Tirana, Vlora e Korça me numrin më të lartë të rasteve

Dyfishohen denoncimet për ngacmime seksuale/ Tirana, Vlora e Korça me numrin më të lartë të rasteve

March 7, 2026
ANALIZA/ Kostoja marramendëse e zgjedhjeve, si po rrezikohet stabiliteti i Kosovës për karrige politike

ANALIZA/ Kostoja marramendëse e zgjedhjeve, si po rrezikohet stabiliteti i Kosovës për karrige politike

March 7, 2026
I përfolur si trashëgimtar i fronit në Iran/ Raportimi: Djali i Khameneit është plagosur nga sulmet amerikano-izraelite

I përfolur si trashëgimtar i fronit në Iran/ Raportimi: Djali i Khameneit është plagosur nga sulmet amerikano-izraelite

March 7, 2026
“Epsteini” ynë

Pse PD nuk e trondit as disidenca as dorëheqjet?

March 7, 2026
Garda Revolucionare e Iranit: Kemi sulmuar me raketa bazën amerikane në Bahrein

Garda Revolucionare e Iranit: Kemi sulmuar me raketa bazën amerikane në Bahrein

March 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In