• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Flet opozitari i Putin: Ka probleme me financat dhe me rekrutimin e ushtarëve

by A R
25/08/2025 09:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mikhail Khodorkovsky, ish-manjati i naftës që dikur ishte njeriu më i pasur në Rusi dhe kaloi dhjetë vjet në burg në Siberi për shkak të përplasjes me Vladimir Putinin, sot jeton në Londër dhe mbetet një nga opozitarët më të zëshëm të Kremlinit. Në një intervistë ai analizon gjendjen aktuale të Moskës dhe të luftës në Ukrainë.

Sipas tij, Putin ka arsye të forta për të menduar seriozisht një negociatë.

“Problemet ekonomike dhe ato të rekrutimit po shtohen. Edhe territoret e pushtuara në Ukrainë po kthehen në barrë financiare. Vetëm për rindërtimin duhen të paktën 200-300 miliardë dollarë, pa llogaritur koston e mbajtjes së miliona banorëve që kanë mbetur atje, kryesisht të moshuar dhe njerëz në nevojë”, shpjegon Khodorkovsky.

Ai paralajmëron se Putini mund të përballet me trazira sociale nëse përpiqet të konsolidojë kontrollin mbi Donbasin.

“Ka marrë mbi vete një problem shumë më të madh se Çeçenia. Ukrainasit janë mësuar të kërkojnë të drejtat e tyre, ndryshe nga rusët që i kanë humbur këto reflekse”, shton ai.

Për marrëdhënien e Kremlinit me Donald Trump, Khodorkovsky është i qartë: “Putin e kupton që Trump është presidenti më i favorshëm që mund t’i bjerë përballë. Ky është momenti më i mirë për të ruajtur atë që ka pushtuar dhe për të fituar legjitimitet ndërkombëtar. Por Putini është edhe i kujdesshëm, i frikësohet të kalojë ndonjë vijë të kuqe përballë Trumpit”.

Në lidhje me opinionin publik rus, ai thekson se vetëm 30% mbështesin realisht luftën, kryesisht të moshuar. Pjesa tjetër është e painteresuar ose kundër, por e frikësuar nga pasojat e një humbjeje. Ndërkohë, sulmet ukrainase në territorin rus, mbyllja e aeroporteve dhe mungesa e karburantit po e bëjnë luftën gjithnjë e më të dukshme në jetën e përditshme.

Sa i përket ushtrisë, Kremlini po mbush radhët me të rinj të detyruar të firmosin si “vullnetarë”.

“Është një mashtrim i rrezikshëm për qeverinë. Putini mund ta vazhdojë luftën edhe për ca kohë, por gjithnjë e më me vështirësi”, thotë Khodorkovsky.

Sipas tij, në fund Putini e ka humbur luftën për Rusinë, edhe pse vetë nuk e pranon: “Nuk arriti të ndryshojë qeverinë në Kiev, ka vetëm territore të shkatërruara. Por për veten, kjo luftë i ka siguruar edhe disa vite të tjera pushtet”.

Next Post
U shfaq në Shqipëri në 1979, mushkonja tigër po përhapet me shpejtësi në Europën Veriore

U shfaq në Shqipëri në 1979, mushkonja tigër po përhapet me shpejtësi në Europën Veriore

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mbetjet e Kurum, Prokuroria: Pluhur nga filtrimi i gazrave të furrave elektrike të çelikut, rrezik për njerëzit

Mbetjet e Kurum, Prokuroria: Pluhur nga filtrimi i gazrave të furrave elektrike të çelikut, rrezik për njerëzit

February 4, 2026
“Nuk kam takuar askënd më të keq se Trump”, ja çfarë i thoshte Epstein ish-sekretarit Amerikan

“Nuk kam takuar askënd më të keq se Trump”, ja çfarë i thoshte Epstein ish-sekretarit Amerikan

February 4, 2026
FOTOLAJM / Rama vizitë në Vatikan, pritet nga Papa Leoni XIV

FOTOLAJM / Rama vizitë në Vatikan, pritet nga Papa Leoni XIV

February 4, 2026
Rusia rikthehet në futbollin ndërkombëtar?! Reagime të ashpra ndaj Infantinos

Rusia rikthehet në futbollin ndërkombëtar?! Reagime të ashpra ndaj Infantinos

February 4, 2026
Hetim ndaj postave private në Shqipëri, sekuestrohen 13 mln lekë

Hetim ndaj postave private në Shqipëri, sekuestrohen 13 mln lekë

February 4, 2026
FOTO / Pak minuta shi përmbytin Vlorën, banorët: Të na lënë ndonjë gomone të kalojmë

Rreshje shiu intensive gjatë 24 orëve, IGJEO: Qarqet e prekura, Shkodër, Vlorë dhe Gjirokastër

February 4, 2026
Berisha: Dëshmova në Strasburg regjimin e Ramës, opozita do vazhdojë betejën deri në fitore

Kërkesat për rritje page, Berisha në mbështetje të gjyqtarëve: Rama ka përmbysur piramidën!

February 4, 2026
Lufta për fronin në Çeçeni: Kush mund të jetë pasardhësi i Kadyrovit?

Lufta për fronin në Çeçeni: Kush mund të jetë pasardhësi i Kadyrovit?

February 4, 2026
Mot i përkeqësuar, pezullohet lundrimi për mjetet e vogla në Sarandë, Ksamil dhe Borsh

Mot i përkeqësuar, pezullohet lundrimi për mjetet e vogla në Sarandë, Ksamil dhe Borsh

February 4, 2026
“Nevojiten forca të dedikuara”, KLGJ: Siguria në gjykata është çështje kombëtare, jo vetëm e drejtësisë

“Nevojiten forca të dedikuara”, KLGJ: Siguria në gjykata është çështje kombëtare, jo vetëm e drejtësisë

February 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In