• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Flet oficeri i arrestuar për kokainën nga Ekuadori: Ndaluam para një hoteli, kur pamë pakot se me çfarë ishin mbështjellë…

by Java News
27/09/2019 12:03
????????????????????????????????????

????????????????????????????????????

Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një prej personave të arrestuar nga aksioni policore antidroge mes Shqiperise dhe Greqise, per kontenieret me kokaine ardhur nga Ekuadori, Ardian Bega, oficer i sigurisë në portin e Durrësit, ka deshmuar para hetuesve dhe ka treguar se si kishte arritur që të merrte drogën nga të dy kontejnerët, bashkë me personin që e kontaktoi atë, shpallur ne kerkim.

“BalkanWeb” ka mësuar itinerarin e rrugës që ndoqi Ardian Bega (i arrestuar) dhe shtetasi me inicialet G.M., (i shpallur në kërkim), për të marrë sasinë e kokainës së fshehur në kontejnerët me banane, e cila më pas u hodh në zonën e Shkëmbit të Kavajës.

Në deshmine e dhene, Bega ka thene se pasi shtetasi me inicialet G.M., kishte pikasur se gjithçka ishte lojë, për shkak edhe të mbështjelljes sipas tij të dyshimtë, (brenda pakove kishte oriz) e hodhi atë jashtë makinës.

“Vendosëm të hyjmë në port nga ana e Urës së Dajlanit dhe në fund arritëm që t’i merrnim pakot. U nisëm të dy drejt Shkëmbit të Kavajës dhe përpara hotel L… kuptuam se diçka nuk shkonte. Kur shtetasi G.M i pa pakot ai e kuptoi dhe tha; “Nxirre qe ta shikoj me ça është e mbështjellë”. Dhe u kur i pa, ai e kuptoi se gjithçka ishte lojë dhe se po ndiqej nga policia. Ai më tha; “Nuk është kjo mbështjellja që kemi kërkuar. E gjitha është një lojë”. Menjëherë vendosi t’u thotë personave që ishin në makinë (me targa franceze) që të mos flisnin më, pasi brenda mund të kishte çip”, mësohet të jetë shprehur Ardian Bega para oficerëve të policisë. Lala raporton për ‘BalkanWeb’ se shtetasi me inicialet G.M., ka hedhur jashtë automjetit drogën dhe është larguar bashkë me personat e tjerë që ndodheshin në makinë.

Në lidhje me këtë çështje janë shoqëruar disa persona, përfshi këtu oficerë sigurie në portin e Durrësit, apo dhe pronari i një hoteli, ndërsa janë lënë të lirë pasi është vërtetuar se nuk kanë lidhje me drogën. Aktualisht përveç Begës, i arrestuar është dhe shtetasi Altin Myslihaka.

Sakaq, zbulimi i linjës së trafikut të kokainës dhe më pas vënia nën vëzhgim e kontejnerëve me banane ku ishte futur orizi në vend të drogës ka bërë që ngarkesa të ngelet ‘jetime’ në Portin e Durrësit.

Gazetarja Klodiana Lala raportoi për “BalkanWeb” se nuk dihet biznesmeni misterioz që ka porositur kontejnerin me banane, në të cilin është vendosur nga policia greke që ngarkesa e kokainës të zëvendësohet me oriz.

Oficeri i sigurisë në Port Ardian Bega ne deshmine e tij ka deklaruar gjithashtu se shtetasi G.M. i ka kërkuar të shkojë në port dhe të ndihmojë për të nxjerrë nga dy kontejnerët e ngarkuar me banane dhe që kishin ardhur nga Ekuadori, ndaluar në Pire në Greqi dhe më pas në drejtim të Portit të Durrësit.

Në momentin që ata e kanë marrë ngarkesën me një automjet me targa franceze, janë larguar në drejtim të Shkëmbit të Kavajës e pikërisht para një hoteli, konkretisht në hyrje të një tuneli, shtetasi G.M., ka kërkuar të shohë ngarkesën dhe nga përgjimet rezulton se në momentin që ka parë se droga nuk ishte mbështjellë sikurse e kishte kërkuar, e ka kuptuar se po ndiqeshin nga policia dhe se e gjitha ishte një lojë dhe iu ka kërkuar Altin Myslihakës dhe Ardian Begës me të cilët ishte në makinë që të mos flisnin pasi ngarkesa mund të ishte me GPS. /BW

g.kosovari

Next Post
EUROPOL në Shqipëri/ Veliu: Shqipëria bën pjesë në 30 projekte analitike

Droga nga Ekuadori në Durrës, Veliu: U sekuestruan 137 kg kokainë, 2 në pranga

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Nevojiten forca të dedikuara”, KLGJ: Siguria në gjykata është çështje kombëtare, jo vetëm e drejtësisë

“Nevojiten forca të dedikuara”, KLGJ: Siguria në gjykata është çështje kombëtare, jo vetëm e drejtësisë

February 4, 2026
Iu bashkuan gjyqtarëve për pagat, Rama replikon me prokurorët: Arrestet pa gjyqe na kanë njollosur botërisht

Iu bashkuan gjyqtarëve për pagat, Rama replikon me prokurorët: Arrestet pa gjyqe na kanë njollosur botërisht

February 4, 2026
Rama: Programi Kombëtar i Praktikave të Punës, urë konkrete mes arsimit universitar dhe punësimit në administratë

Rama: Programi Kombëtar i Praktikave të Punës, urë konkrete mes arsimit universitar dhe punësimit në administratë

February 4, 2026
Pas publikimit të dokumenteve të reja të dosjes Epstein, Mbreti përzë vëllain nga Londra

Pas publikimit të dokumenteve të reja të dosjes Epstein, Mbreti përzë vëllain nga Londra

February 4, 2026
Kurti dhe Kina anulojnë vizitat në të njëjtën ditë

Rama, një udhëtar që preku folenë e grerëzave

February 4, 2026
Arrestohet 35-vjeçari në Tiranë, akuzohet në Itali për trafik droge

Arrestohet 35-vjeçari në Tiranë, akuzohet në Itali për trafik droge

February 4, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e Enjte 5 Shkurt 2026

February 4, 2026
Rama: 1600 të punësuar në administratë nga Programi Kombëtar i Praktikave të Punës

Rama: 1600 të punësuar në administratë nga Programi Kombëtar i Praktikave të Punës

February 4, 2026
Ndihmoi autorët të largohen, 24 vite burg për bashkëpunëtorin në vrasjen e Gentjan Bejtjes

Ndihmoi autorët të largohen, 24 vite burg për bashkëpunëtorin në vrasjen e Gentjan Bejtjes

February 4, 2026
Lidership tregu: 2025, viti i Albsig Jetë

Lidership tregu: 2025, viti i Albsig Jetë

February 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In