• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, January 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Flet nga karantina studentja shqiptare: Çfarë po ndodh në spitalin turk, të hapur enkas për koronavirusin

by A R
09/02/2020 19:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Studentja shqiptare Silva Doçi që prej një jave ndodhet në kushtet e karantinës në një spital në Ankara, pas evakuimit sëbashku me disa shtetas turq nga epiqendra e koronavirusit në Wuhan. Në një intervistë për Top Channel fillimisht i përgjigjet pyetjes se si ka qenë kjo javë për të në kushtet e karantinës.

Muhamed Veliu: Silva  prej një  jave ndodheni  në karantinë në Turqi. Si ka qenë kjo javë për ju?

Silva Doçi: Kjo javë ka qenë e qetë, në ditët e para duke përjetuar gjithçka të re për mua, duke u përshtatur me ndryshimin e orës e duke i kushtuar vëmendje procesit të karantinës e tani disi e mësuar me rregullin e çdo dite.

Muhamed Veliu: Çfarë thonë mjekët atje në lidhje me ekzaminimet e bëra deri më tani?

Silva Doçi: Ekzaminimet e para dolën të gjitha mirë, tani po bëhen sërish për herë të dyte, për të vëzhguar akoma më tej shëndetin tim edhe të personave të tjerë që gjenden këtu.

Muhamed Veliu: Cila është ajo gjë që ju ka bërë më shumë përshtypje  deri më tani gjatë qëndrimit në atë spital në Turqi?

Silva Doçi: Ky është një spital, që mesa di unë nuk ishte në përdorim dhe u rihap për ne. Është diçka e veçantë përgatitja e një vendi enkas për në, si për sigurinë e pacienteve të tjerë në spitalet e tjera ashtu edhe për mbarëvajtjen e punës së mjekëve të përqendruar te ne. Mendoj që jo vetëm mua por edhe atyre që ndodhen këtu që erdhëm bashkë nga Wuhani, na krijon një ndjesi të të qenit të veçantë e në kujdes maksimal. Do veçoja afrimitetin e të gjithë stafit mjekësor dhe jo mjekësor, që gjithmonë vesh buzëqeshje në kontakt me mua (ne). Gjë që nuk pritet kur je nën vëzhgim për një virus si koronavirusi i rastit, por kjo i mëshon edhe njëherë profesionalitetit edhe vendosmërisë së mjekut ndaj detyrës së tij, pavarësisht se me çfarë rreziku përballet. Diçka që e kam gjetur edhe tek mjekët ne Ëuhan edhe këtu në Ankara.

Muhamed Veliu: Gjatë 24 orëve si zhvillohet mbikëqyrja e mjekëve për të gjithë ju?

Silva Doçi: Mbikëqyrjen e mjekëve do ta ndaja në dy lloje, në ditët intensive dhe ditët e qeta. Në ditët intensive ne i nënshtrohemi analizave që duhen për të përcaktuar nëse dikush është bartës apo jo i virusit (intensive nuk do të thotë e lodhshme këtu, nuk do të thotë se ne lodhemi nga vëzhgimi e kontrollet, thjesht bëhen disa analiza që specialistët, edhe unë më parë, i kemi përmendur; si analiza gjaku, analiza te sekrecioneve të fytit, grafi e mushkerive, kontrolli i frymëmarrjes etj). Këto dite intensive janë të rralla. Në ditët e qeta kemi vizita nga infermierët në kujdes dy herë në ditë për matje temperature edhe disa herë në ditë për të pyetur nëse kemi ndonjë shqetësim shëndetësor. Edhe mjekët përgjegjës, edhe ato në pozicione drejtuese të këtij procesi, vijnë dhe komunikojnë me ne për gjendjen tonë shëndetësore dhe interesohen edhe për më të voglin shqetësim që çdokush mund të ketë. Madje ato kanë mundësuar edhe takim me psikologun nëse dikush ka nevojë të flasë për përjetimin e karantinës, gjë që do të thotë se interesimi e vëmendja nuk është vetëm në shëndetin fizik por edhe mendor. Gjithashtu stafi jo mjekësor që kujdeset duke filluar nga ushqimi e deri te higjena, janë gjithë kohës shume profesionistë e të afërm.

Muhamed Veliu: Si ka qenë komunikimi juaj gjatë këtyre ditëve përmes rrjeteve sociale me miqtë dhe familjen?

Silva Doçi: Tani kam rënë goxha në qetësi. Edhe afrimi i orës me Shqipërinë ma ka lehtësuar komunikimin. Flas çdo ditë me familjen, dhe shkruhem shpesh me të afërmit e miqtë e mi. (Këtu kemi Wifi, dhe gjithashtu Ambasada Shqiptare ne Ankara më ka mundësuar me numër telefoni për të qenë në kontakt me ta dhe familjen). Kam pasur edhe kontakt nga miq këtu në Turqi që janë ofruar të vijnë të më vizitojnë por që i kam refuzuar pasi kjo nuk përkon me rregullat e karantinës.

Muhamed Veliu: A ke mbajtur ndonjë ditar për të gjitha ditët që keni kaluar në Ëuhan dhe me pas për ditët në karantinë në Turqi?

Silva Doçi: Disa herë kam menduar mbajten e një ditari, por kam ndërruar mendje. Kam shume fotografi që më kujtojnë çdo moment të kësaj periudhe, e shumë biseda të ruajtura nga rrjetet sociale, e kam vendosur të shkruaj për këtë përjetim në një kohë të dytë, kur mund ta shoh çdo gjë me një sy tjetër.

Muhamed Veliu: Cili ka qenë interesimi ambasadës shqiptare në Ankara ndaj jush?

Silva Doçi: Me Ambasaden Shqiptare në Ankara jam në kontakt çdo ditë. Ato interesohen jo vetëm duke komunikuar me mjekët përgjegjës për mua, por edhe duke komunikuar me mua se si po e përjetoj çdo ditë, si jam me shëndet, dhe nëse më duhet ndonjë gjë qoftë materiale apo në lidhje me përshtatjen time këtu dhe komunikimin me mjekët. Edhe pse nuk kam takuar askënd personalisht ende, ambasadori Kastriot Robo dhe stafi i tij janë me mua në çdo moment. Kjo  e bën qëndrimin tim këtu më të lehtë e për këtë ju jam mirënjohëse. Faleminderit.

Next Post
Dalin pamjet e aksionit policor grek ku u plagosën 2 shqiptarë (VIDEO)

Dalin pamjet e aksionit policor grek ku u plagosën 2 shqiptarë (VIDEO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Historike në Venezuelë, Parlamenti hap tregun e naftës, merr fund monopoli i Çavizmit

Historike në Venezuelë, Parlamenti hap tregun e naftës, merr fund monopoli i Çavizmit

January 29, 2026
“Vlora është hajdutëria më e madhe”, avokati: Kadastra ishte bërë “ferr” për qytetarët

“Vlora është hajdutëria më e madhe”, avokati: Kadastra ishte bërë “ferr” për qytetarët

January 29, 2026
“Në mars ’97 protestoja kundër Berishës, sot jemi kolegë”, flet deputetja e Vlorës!

“Në mars ’97 protestoja kundër Berishës, sot jemi kolegë”, flet deputetja e Vlorës!

January 29, 2026
Armët bërthamore të Iranit, Hegseth: Ushtria e SHBA-së e gatshme të zbatojë çdo vendim të Trumpit

Armët bërthamore të Iranit, Hegseth: Ushtria e SHBA-së e gatshme të zbatojë çdo vendim të Trumpit

January 29, 2026
Sherr në studio / Muharremi: Këta të opozitës kanë perla! Demokratja: Me kë e ke ti?

Sherr në studio / Muharremi: Këta të opozitës kanë perla! Demokratja: Me kë e ke ti?

January 29, 2026
“Drejtësia po sulmohet”/Shehaj: Duhet një bashkim përtej partive politike! Nuk mjafton të jesh opozitar, qytetarët duan…

Agron Shehaj del hapur kundër Berishës: Nuk më kanë votuar që të ulem me partitë e vjetra!

January 29, 2026
LISTA / Rajonet dhe bashkitë e reja që propozohen nga PD, përveç atyre ekzistuese

Territorialja në “udhëkryq”, Farrici: Përgjegjësi e opozitës të marrë pjesë në Komision

January 29, 2026
Manipulimi me vdekjen e Lear Kurtit, ashtu si me 21 janar një tjetër video gati të përgënjeshtrojë Sali Berishën

Ndryshimet në Kod nuk i shpëtojnë shpifësit profesionistë nga gjyqet penale

January 29, 2026
Garon në listën e hapur, Dashamir Shehi: Gjest burrërie! Nuk na e mbyll njeri gojën tani

Bashkimi i opozitës, Shehi: Nëse na thonë ec te oborri jonë se kemi gjelin, nuk vlen!

January 29, 2026
Zbulohet bakter i rrezikshëm në qumështin për foshnja, AKU tërheq produktin nga tregu

Zbulohet bakter i rrezikshëm në qumështin për foshnja, AKU tërheq produktin nga tregu

January 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In