• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, January 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Flet nëna e aktorit Mishel Manoku: Nga sherri me Zallumin, deri te gjoba 20 mijë euro për të mbyllur sherrin

by Java News
26/07/2017 16:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nëna e aktorit, që i shpëtoi një atentati me pagesë mbrëmjen e së enjtes, tregon se çështja për të cilën donin ta vrisnin ishte mbyllur. Djali i saj e kishte paguar me burg plagosjen që kishte bërë. Fatmira Manoku shprehet se personi që pagoi 80 mijë euro për t’i vrarë djalin, e kishte plagosur edhe në 2010-n, por ai nuk e kishte denoncuar.

Në një intervistë për gazetën “Panorama“, nëna e Mishel Prelës tregon se djali i saj ende nuk e ka kaluar rrezikun për jetën, pasi është goditur me 4 plumba. Ndërsa dyshon se çështja mund të ketë ndërhyrje, pasi daja i autorit që porositi krimin është një avokat që më parë ka qenë drejtor burgjesh. Por ajo thotë se këtë çështje do ta ndjekë në çdo shkallë, duke kërkuar drejtësi dhe që Gjykata të japë dënimin maksimal për autorët e ngjarjes.

Fatmira Manoku tregon bisedën e parë me të birin pas operacionit, kur e pyeti se kush ishin personat që e donin të vdekur. Ndërsa djali i tha se nuk kishte armiq, por i vetmi që mund ta kishte bërë ishte Ervin Zallumi.

Si është gjendja shëndetësore e Mishelit? A e ka kaluar rrezikun për jetën?

Fillimisht dua të falënderoj Policinë e Shtetit që zbardhi ngjarjen dhe kapi autorët në një kohë rekord. Misheli vazhdon të jetë në gjendje kritike për jetën. Siç e patë edhe vetë gjendjen e tij. Ai ka marrë 4 plumba. Dy i kanë hyrë e i kanë dalë nga trupi, në krah dhe në këmbë. Ai në këmbë i ka dëmtuar arterien kryesore. Ndërsa ka dy të tjerë në trup që i kanë dëmtuar organet. Ende nuk merr dot frymë vetë, por mbahet me oksigjen. E kanë shtruar në pavijon, pasi doli nga reanimacioni, por gjendja e tij vazhdon të jetë kritike.

Çfarë konflikti ka pasur djali juaj me personin që porositi vrasjen e tij?

Historia daton në vitin 2010 pas një zënke që Misheli ka pasur me Ervin Zallumin. Zënka ka qenë “jo më pe, jo të pashë”.

Njiheshin më përpara të dy?

Absolutisht, nuk njiheshin me njëri-tjetrin. Nuk kanë qenë asnjëherë shokë. Atë ditë u zunë për atë që të thashë. Janë rrahur me njëri-tjetrin. Tani dalin fjalë se në atë kohë ata janë zënë për çështje droge, por kjo nuk është absolutisht e vërtetë. Ata nuk njiheshin fare me njëri-tjetrin.

Në çfarë vendi ndodhi kjo zënkë mes tyre?

Diku te “Shkolla e Kuqe” më duket, por nuk jam e sigurt për vendin saktësisht. Nuk mbaj mend tani shumë mirë se jam e traumatizuar.

Çfarë ndodhi më pas?

Pas disa ditësh, nga kjo zënkë, sherr fizik le të themi, djali ishte në një lokal duke pirë kafe. Aty i shkon Ervin Zallumi me një biçak në dorë për t’ia ngulur djalit në zemër. Por djali ia kap dorën dhe në këtë kohë plagoset në krah. Shkon me urgjencë në spital dhe shenjën e asaj ngjarjeje e ka edhe sot e kësaj dite në krah djali im.

E denoncuat ngjarjen në Polici?

Jo, ne nuk bëmë denoncim. Pas ca kohësh pastaj, djali im shkon dhe i gjuan Ervin Zallumit, po me biçak. E rëndësishme ishte që ai shpëtoi në atë kohë.

Çfarë ndodhi pas kësaj ngjarjeje?

Deshëm të bënim paqe me familjen e tij. Na kërkuan një shumë prej 20 mijë eurosh që të mbyllej ky problem. Nuk pranuam. Ne i thamë një shumë tjetër por nuk ramë dakord. Djali im për këtë që bëri, bëri dhe tre vjet burg. E lau me burg atë që kishte bërë. Ndërsa ai nuk bëri asnjë ditë burg, sepse ne nuk e denoncuam. Meqenëse djali bëri burg, ne e dinim të mbyllur këtë hesap. Nuk na shkonte mendja kurrë që mostra Ervin Zallumi do të organizonte këtë kurth për ta vrarë djalin tim. Pastaj ndodhi kjo që ndodhi, ju e dini mirë tashmë se çfarë ka ndodhur.

Sa kohë kishte djali që kishte dalë nga burgu për atë ngjarje që u akuzua?

Ngjarja ka ndodhur në vitin 2010 dhe djali ka dalë nga burgu në vitin 2013. Ka bërë 3 vjet burg për këtë ngjarje.

Nga viti 2013 e deri tani këtu në Shqipëri ka qëndruar?

Po, po, këtu në Shqipëri ka qëndruar.

Ka marrë ndonjë kërcënim gjatë kësaj kohe nga Zallumi, apo është përballur ndonjëherë me të?

Absolutisht asgjë. Siç ju thashë ne e dinim të mbyllur atë histori. Madje pasi djali doli nga operacioni, pas 7 orësh operacion, i kam shkuar edhe e kam pyetur. “Mishel kë ke armik? Kush të do të vdekur? Më thuaj mua që ta zgjidhim këtë punë”. Më ka thënë: “Unë s’kam njeri armik. Vetëm në rast se ma ka bërë Ervini Zallumi”. Dhe e vërteta doli që e kishte bërë ai.

Çfarë kërkoni nga drejtësia tashmë që ai u arrestua bashkë me të tjerët që organizuan ngjarjen?

Unë kërkoj nga Gjykata dënimin maksimal të këtyre personave. Di që Ervin Zallumi ka një dajë që dikur ka qenë drejtor burgjesh dhe tani është avokat dhe tani sikur po krekosen pak. Por unë këtë çështje do ta ndjek lart e më lart. Madje jam aq e prekur se nuk na ka ardhur asnjë njeri të na pyes se si ndodhi, të na mbrojë apo ku di unë. Pra, me pak fjalë nuk kemi asnjë lloj përkrahje.

A ndjeheni të rrezikuar pas kësaj që ka ndodhur?

Po, sigurisht. Na erdhi si bombë. Ne e dinim si hesap të mbyllur. Këto masa duhet t’i marrë shteti. Çfarë të them unë tani? Unë jam një nënë, e cila që ditën e enjte kur ndodhi ngjarja dhe deri sot që po flas me ju po rri në spital me djalin.

Po për natën e ngjarjes, a mund të na tregoni se si ka ndodhur?

Natën e ngjarjes djali im ka qenë te një kafe aty afër gjimnazit “Partizani”. Ka qenë me një shok dhe ka pirë kafe. Ai shoku ka ikur ndërsa djali ka qëndruar prapë te kafja. Ka qenë me biçikletë dhe kur është çuar nga kafja ka hipur në biçikletë për t’u larguar nga aty. Pasi ka hipur në biçikletë dikur i ka thirrur në emër dhe djali ka ndjerë diçka pas qafës. Në atë moment i ka kapur dorën këtij personi, sepse ai do e kishte qëlluar me armë aty pas koke dhe sot Misheli do ishte i vdekur. Për këtë arsye ka shpëtuar, vetëm se i kapi dorën atij. Nuk e kapi plumbi në qafë, por në dorë, në trup dhe në këmbë.

Ju si e morët vesh ngjarjen?

Mua më lajmëroi një shok i djalit. Më tha që kishte ndodhur një plagosje te gjimnazi “Partizani”. Nuk më tregoi të vërtetën. Në moment hapa televizorin, por nuk e tregonin emrin e të plagosurit. Nisem urgjent dhe shkoj në Spitalin Ushtarak, ku e vërtetova se ishte Misheli.

Fole me ndonjë punonjës policie në spital?

Po, kam komunikuar me punonjësit e policisë, të cilët më pyetën se si e ka emrin djali. Ju kam thënë që djali e ka emrin Mishel Prela. Ata më thanë për një kartë me emër tjetër. Por unë ju thashë se djali im ka vetëm atë emër, nuk ka emër tjetër. Se kush ia ka futur kartën në xhep, le ta gjejnë. Nuk kishte pse të fshihej, të mbante karta false, pasi nuk kishte armiqësi me askënd. Këta kriminelë tani duhet të përgjigjen edhe për të ma shëruar djalin. Këta që organizuan vrasjen e tij për 80 mijë euro, tani të përgjigjen për shëndetin e tij.

ma.me

Next Post
Asgjësohen 210 rrënjë kanabis, shpallet në kërkim 22-vjeçari

Asgjësohen 210 rrënjë kanabis, shpallet në kërkim 22-vjeçari

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Duhet të ketë formë tjetër, të ndizen temperaturat”, Këlliçi flet për protestat e vakëta të PD-së

“Duhet të ketë formë tjetër, të ndizen temperaturat”, Këlliçi flet për protestat e vakëta të PD-së

January 19, 2026
A po e “çmonton” Trump OKB-në? Baton Haxhiu zbulon detaje nga statuti i Bordit të Paqes

A po e “çmonton” Trump OKB-në? Baton Haxhiu zbulon detaje nga statuti i Bordit të Paqes

January 19, 2026
“Berisha, porositësi i vrasjeve”, avokati: I ka ofruar para familjes së Hekuran Dedës, por ata s’kanë pranuar

Sondazhi për “21 Janarin”: 62.9% mendojnë se Qeveria ‘Berisha’ vrau shtetasit e vet duke kryer krim shtetëtor

January 19, 2026

“21 Janari”, Sondazhi: 63.2% mendojnë se nuk ka vullnet për të vendosur drejtësi!

January 19, 2026
Rrëfimi i Bamir Topit: Telefonata e Ramës me Hysni Burgajn për 21 Janarin

SONDAZHI / 15 vite nga “21 Janari”, 47,9% e shqiptarëve: PS duhet ta çonte protestën deri në fund!

January 19, 2026
Kishte shkuar të punonte në një ishull / 19-vjeçarja gjendet e vdekur, dyshohet se u sulmua nga…

Kishte shkuar të punonte në një ishull / 19-vjeçarja gjendet e vdekur, dyshohet se u sulmua nga…

January 19, 2026
Ish-ministri i Brendshëm: Dhurata që më bëri Vladimir Putini!

Ish-ministri i Brendshëm: Dhurata që më bëri Vladimir Putini!

January 19, 2026
Protestuesit ndërpresin shërbesën kishtare në Minnesota, hetohen nga policia

Protestuesit ndërpresin shërbesën kishtare në Minnesota, hetohen nga policia

January 19, 2026
Protesta kombëtare e PD-së/Meçe: Pas 24 janarit, opozita do t’i rikthehet normalitetit

Protesta kombëtare e PD-së/Meçe: Pas 24 janarit, opozita do t’i rikthehet normalitetit

January 19, 2026
Mungesa e energjisë elektrike shqetëson pushuesit në Lezhë, deri në 8 orë pa drita

Gjysma e Tiranës në “black out”. OST del me njoftim zyrtar

January 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In