• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Flet mësuesja e denoncuar: Nxënësi po filmonte ndërsa po hanim

by Java News
20/05/2016 13:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nisen nga Cërriku për në News 24, në Tiranë, për të denoncuar dhunën, sipas tyre, nga dy mësuese. Bëhet fjalë për pesë nxënës së klasës së 5-të të shkollës 9- vjeçare “7 Marsi”, të cilët hynë në studion e lajmeve për të akuzuar mësueset e fillores për dhunim, pasi njëri nga nxënësit ka tentuar t’i filmojë me kamerën e celularit.

Sipas tyre, mësueset Fatbardha Shabani dhe Suzana Dinoshi të shkollës së tyre i kanë dhunuar mëngjesin e së enjtes.

Mësohet se nxënësit janë nisur në drejtim të kryeqytetit, pasi mësuesja kujdestare Mjaftoni Ago u ka pajtuar një taksi dhe duke i orientuar për të bërë akuzat nga News 24.

Por këtu ndodh skandali i dytë, pasi mësuesja nuk i shoqëroi fëmijët drejt Tiranës në këtë udhëtim, por nuk lajmëroi as prindërit e tyre.

E kontaktuar nga “Panorama”, Fatbardha Shabani, mësuesja e cila akuzohet për dhunë ndaj fëmijëve, ka treguar ngjarjen që, sipas saj, akuzat e bëra ndaj saj dhe koleges janë thjesht inate personale që mësuesja e klasës së pestë ka me to. Fatbardha ka 40 vjet përvojë pune si mësuese dhe më shumë se 20 vite në qytetin e Cërrikut.

“Ishte mëngjes dhe unë bashkë me kolegen time ishim në sallonin brenda shkollës dhe po hanim nga një banane. Në atë moment në drejtimin tonë vjen një nxënës i klasës së pestë dhe na filmon me celular. E thirrëm nxënësin, por ai iku menjëherë në klasë dhe ne morëm motrën e tij që është në klasë të 9-të dhe i thamë për atë që bëri vëllai i saj.

Motra e mori vëllain dhe e solli te klasa e mësuese Suzanës. Ne ishim duke e pyetur se pse na ka filmuar, por në këtë moment dëgjojmë zëra nga jashtë klasës. Të gjithë nxënësit e klasës së pestë, shokët e djalit, ishin pas derës dhe thërrisnin: ‘Mos na e dhunoni shokun!’, ‘Lëshojeni shokun!’”, tregon Shabani.

Sipas saj, pas këtij momenti ka parë mësuesen e tyre, Mjaftoninë, e cila i nxiste që të bërtisnin dhe të qanin, sikur i kisha rrahur unë.

“Shkuam te drejtoresha dhe ajo i tha të sqaroheshim me qetësi, por Mjaftonia bërtiste:

‘Unë nuk ju kam frikë’, ‘Ju mbani anën e këtyre mësueseve’. Më pas, ajo bashkë me nxënësit shkoi për t’u ankuar në Drejtorinë Arsimore. Por më vonë më lajmëruan se i kishin parë fëmijët në televizor”.

Mësuese Fatbardha Shabani e argumenton këtë ngjarje me konfliktet profesionale që ka pasur me mësuesen Mjaftoni Ago.

“Në fakt, ajo konfliktohet me të gjithë kolegët, por nuk e mendoja që do të shfrytëzonte fëmijët për inatin e saj”.

Mësuesja e nxënësve, Mjaftoni Ago, pasi është marrë në pyetje nga Policia e Cërrikut, është lënë e lirë. Ajo ka rrëfyer variantin e saj, duke thënë:

“Sot shkova pak me vonesë në shkollë, dhe kur hyra në klasë pashë fëmijët duke qarë. I pyeta se çfarë kishin dhe ata më thanë se i kishte dhunuar me mjete të forta mësuese Bardha. Bashkë me fëmijët shkova te drejtoresha, por ajo më injoroi. Më pas, bashkë me fëmijët shkova në Drejtorinë Arsimore. Drejtoresha i mori pak në pyetje nxënësit, pasi nuk i ka marrëdhëniet e mira me mua”.

Konstatimit se nuk është ligjore që të dërgojë nxënësit vetëm për në Tiranë, Mjaftoni Ago e ka pranuar këtë fakt dhe ka thënë se “nuk e mendova kaq thellë, ndoshta kam bërë gabim, por do të shkoja edhe vetë pas tyre”.

Panorama/d.i.

Next Post

Enca e tregon sërish... (FOTO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Trageti i linjës Vlorë-Brindisi del në det për të shmangur përplasjet në kalatën e portit

Moti i keq, anulohet nisja e tragetit Vlorë-Brindisi. Ndalohet lundrimi i mjeteve të vogla

March 26, 2026
Ofendime në Kuvend, Sekretariati i Etikes përjashton me 10 ditë Bardhin dhe Balliun

Klevis Balliu thirrje intelektualëve: Keni detyrë të bashkoheni me ne, ndryshe mos u ankoni!

March 26, 2026
Deklaratat e Berishës për pronësinë e Partizanit, reagon Filip Çakuli: Shpifje! Dordolec, që tremb vetëm demokratët kur e shohin

Deklaratat e Berishës për pronësinë e Partizanit, reagon Filip Çakuli: Shpifje! Dordolec, që tremb vetëm demokratët kur e shohin

March 25, 2026
Pas debatit me Albatros Rexhaj në studio, analisti largohet nga emisioni: Po më tregon përralla

Pas debatit me Albatros Rexhaj në studio, analisti largohet nga emisioni: Po më tregon përralla

March 25, 2026
Frika nga një sulm amerikan: Irani forcon mbrojtjen e ishullit kyç të naftës

Frika nga një sulm amerikan: Irani forcon mbrojtjen e ishullit kyç të naftës

March 25, 2026
Shqipëria e dyta mes vendeve të NATO për gatishmërinë për të luftuar për vendin, 69% e shqiptarëve gati për të mbrojtur atdheun

Shqipëria e dyta mes vendeve të NATO për gatishmërinë për të luftuar për vendin, 69% e shqiptarëve gati për të mbrojtur atdheun

March 25, 2026
Socialistët ‘rikthejnë’ referendumin/ Gjikondi: Rama të ketë kujdes, por Kushtetuta duhet ribërë!

Socialistët ‘rikthejnë’ referendumin/ Gjikondi: Rama të ketë kujdes, por Kushtetuta duhet ribërë!

March 25, 2026
Izraeli përdori fosfor të bardhë për të djegur tokën në jug të Libanit! Nisin akuzat për shkelje të ligjit të luftës

Izraeli përdori fosfor të bardhë për të djegur tokën në jug të Libanit! Nisin akuzat për shkelje të ligjit të luftës

March 25, 2026
Pasardhësi i “Faqedjegurit” i shpëtoi policisë, a u dekonspirua aksioni i SPAK për kapjen e të fortit të Vlorës?

Pasardhësi i “Faqedjegurit” i shpëtoi policisë, a u dekonspirua aksioni i SPAK për kapjen e të fortit të Vlorës?

March 25, 2026
“Flasim përmes ndërmjetësve, jo drejtpërdrejt”, Irani zbulon të vërtetën për negociatat me SHBA-të

“Flasim përmes ndërmjetësve, jo drejtpërdrejt”, Irani zbulon të vërtetën për negociatat me SHBA-të

March 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In