• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Flet menaxheri i lokalit: Gruaja e viktimës ishte në tavolinë, 5 minuta pasi u largua erdhën atentatorët

by A R
05/01/2022 10:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Menaxheri i lokalit ku ndodhi masakra me 1 të vrarë dhe 4 të plagosur në një lokal në zonën e Don Boskos në Tiranë, ka treguar për Klan News detaje të tjera lidhur me krimin e rëndë.

Sipas tij, në tavolinë ka qenë dhe bashkëshortja e viktimës dhe të plagosurve, ndërsa 5 minuta pasi u larguan, aty mbërriti një makinë Mercedes-Benz C-Class që dhe hapi zjarr me breshëri kallashnikovi.

Sipas tij, nga stafi i lokalit nuk u dëmtua asnjë person. Menaxheri tregon se ambulanca mbërriti me vonesë në vendngjarje, ndërsa thekson se viktima dhe të plagosurit nuk kanë patur asnjëherë probleme në lokalin të cilin e frekuentonin vazhdimisht.

“Unë kam qenë te lokali te lokali brenda, ka ardhur një makinë tip C-Class dhe kanë gjuajtur në drejtim të lokalit, në drejtim të tavolinës ku kanë qenë ulur personat dhe aty kanë qenë 4-5 persona. Më parë kanë qenë gratë e tyre, rreth 5 minuta më vonë kanë ikur gratë dhe kanë ardhur disa persona të tjerë që kanë gjuajtur në drejtim të atyre. Për pjesën e lokalit, nga stafi nuk është dëmtuar asnjë siç flitet që një 19-vjeçar është dëmtuar. Nga pjesa e stafit nuk është asnjë i dëmtuar.

Erdhi ambulanca, ambulanca ka kaluar rreth 20 minuta, 30 minuta gati që Ushtaraku është afër, ka ardhur pas gjysmë ore gati. Kurse trupi i pajetë ka ngelur atje për gati 1 orë, 1 orë e ca.

Tek pjesa e lokalit nuk është se kanë pasur probleme të mëparshme, nuk e di për probleme të tjera, për pjesën këtu nuk kanë pasur probleme. Në lokal nuk ka ndodhur asnjë problem, edhe neve na ka ardhur papritur. Kanë qenë klientë të përhershëm, kanë këtë tabakinon këtu”, tha ai.

/a.r

Next Post
“Do t’ua bëjmë të vështirë jetën të…”/ Macron paralajmëron të pavaksinuarit: Do të keni ‘telashe’

“Do t’ua bëjmë të vështirë jetën të...”/ Macron paralajmëron të pavaksinuarit: Do të keni ‘telashe’

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Forbes: Shqipëria, një nga 5 vendet e vogla anëtare të NATO-s që mbështesin sulmet e SHBA-së dhe Izraelit në Iran

Forbes: Shqipëria, një nga 5 vendet e vogla anëtare të NATO-s që mbështesin sulmet e SHBA-së dhe Izraelit në Iran

March 18, 2026
“Ambicie e tepruar e 10 personave për t’u bërë kryetar”, ish-ministri Demiraj: Nëse ikën Berisha, shpërbëhet PD

“Ambicie e tepruar e 10 personave për t’u bërë kryetar”, ish-ministri Demiraj: Nëse ikën Berisha, shpërbëhet PD

March 18, 2026
Tensionet në Lindjen e Mesme, ish-ministri Malaj: Do rriten të gjitha çmimet! Qeveria të ndërhyjë për naftën

Tensionet në Lindjen e Mesme, ish-ministri Malaj: Do rriten të gjitha çmimet! Qeveria të ndërhyjë për naftën

March 18, 2026
“Shqipëria nuk ka varësi nga importet që kalojnë nga Hormuzi”, ministrja Ibrahimaj: Furnizimi me karburante, i sigurt

“Shqipëria nuk ka varësi nga importet që kalojnë nga Hormuzi”, ministrja Ibrahimaj: Furnizimi me karburante, i sigurt

March 18, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Problemi në PD nuk janë ata që janë me Berishën, por ata që janë dorëzuar tek Berisha

March 18, 2026
DASH raport për transparencën fiskale, Shqipëria mes 71 vendeve që përmbushin standardet!

DASH, kabllogram Ambasadave amerikane në botë: Përgatituni për situata emergjente

March 18, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Çfarë do të thotë drita jeshile e Brukselit për raportin e ndërmjetëm mbi Shqipërinë?

March 18, 2026
“Qytetarët paguajnë naftën me çmimin më të lartë në rajon”, Bozdo: Të reduktohet taksa e qarkullimit

“Qytetarët paguajnë naftën me çmimin më të lartë në rajon”, Bozdo: Të reduktohet taksa e qarkullimit

March 18, 2026
Helikopterë dhe parashutistë/ Ushtria e Serbisë zhvillon stërvitje të pazakontë pranë kufirit me Kosovën

Helikopterë dhe parashutistë/ Ushtria e Serbisë zhvillon stërvitje të pazakontë pranë kufirit me Kosovën

March 18, 2026
Pranga shqiptarit në Bergamo, tentoi të grabisë një 85-vjeçar dhe rrahu policin italian

Pranga shqiptarit në Bergamo, tentoi të grabisë një 85-vjeçar dhe rrahu policin italian

March 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In