• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Flet Luljeta Bozo: Propozimi i Ramës për deputete më befasoi! Hezitova, por pranova…

by A R
05/03/2021 09:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Inxhinierja Luljeta Bozo do të kandidojë në listat e deputetëve të Partisë Socialiste. Ajo e ka pranuar propozimin që i është bërë nga Kryeministri dhe kryetari i PS, Edi Rama, dhe këtë e ka konfirmuar për Klan News në një lidhje telefonike.

Inxhinierja Bozo ka shpjeguar se propozimi iu bë gjatë një takimi ku diskutohej për rindërtimin dhe dëmet e shkaktuara nga tërmeti i 26 Nëntorit 2019.

Si e pritët këtë propozim të Kryeministrit për të qenë pjesë e listës?

Luljeta Bozo: E para, propozimi më befasoi të them të drejtën se nuk jam mësuar, as kam qenë ndonjëherë, as më ka shkuar në mendje që të jem pjesëtare në këto lloj forumesh. E dyta, jam person i pavarur nuk jam anëtare e asnjë partie politike. Dhe propozimi në fakt mua më befasoi, por njëkohësisht më dha një kënaqësi në kuptimin që më vlerësoi, jo vetëm opinioni i gjerë kudo, njerëz të njohur e të panjohur aq sa kam pasur mundësi të jap kontributin tim për të lehtësuar dhimbjet edhe stresin që kaluan njerëzit nga tërmeti. Por që paskan konsideratë edhe instancat e larta, instancat që drejtojnë vendin. Kështu që duke u nisur nga dëshira e shumë njerëzve që e kanë shfaqur këtë që duan të kenë zëra të tillë që t’i përfaqësojnë në Kuvendin e Shqipërisë dhe propozimi që më bërë z.Rama. Unë hezitova çik në fillim të them të drejtën, por pastaj e dhashë miratimin tim.

Ju ka propozuar Kryeministri ndonjë rol të veçantë përveç pjesëmarrjes në listën e kandidatëve për deputetë? Kërkon ai diçka specifike nga ju?

Luljeta Bozo: Jo nuk kërkon ndonjë gjë specifike. Në fakt më kishin ftuar në një takim që ishte për të diskutuar për problemet e rindërtimit të vendit që filloi me dëmet e tërmetit, por që nuk mbaron me dëmet e tërmetit dhe pastaj në diskutim e sipër më erdhi dhe propozimi. Jo nuk më ka kërkuar ndonjë gjë, më kërkon vetëm që unë atë mendim që kam ashtu si e kam ta shpreh dhe t’i shërbej sa më shumë njerëzve. Kjo është e gjitha, nuk ka gjë tjetër.

Do të jeni edhe pjesë e Partisë Socialiste, apo do të jeni vetëm në listën e saj për kandidate si deputete e kësaj partie?

Luljeta Bozo: Jo, unë do të jem vetëm në listën si kandidate për deputete. Nuk jam anëtare e asnjë partie.

Do t’i qëndroni besnik këtij vendimi dhe nuk do të merrni teserën e PS?

Luljeta Bozo: Nuk ka rëndësi.

Ua kërkoi z.Rama një gjë të tillë?

Luljeta Bozo: Jo, absolutisht jo! Rëndësi ka që të punosh, të kontribuosh për vendin tënd dhe popullin tënd dhe të lësh një gjurmë mbrapa. Se je socialist, se je demokrat, nuk ka rëndësi, je shqiptar. Kaq, mbaroi puna.

/a.r

Next Post
Çudira shqiptare: Gruaja flet për grusht shteti, burri është kryetar shteti!

Deklarimet e pasurive: Kryemadhit ia pagoi Overdraftin mamaja, si "mbiu" pallati e vila e çiftit presidencial

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Nuk ka rregulla loje”/ Ervin Salianji shpreh ambicien: Mund të kandidoj për kryetar të PD-së

“Nuk ka rregulla loje”/ Ervin Salianji shpreh ambicien: Mund të kandidoj për kryetar të PD-së

March 18, 2026
39 mln euro dëm shtetit nga afera CEZ-DIA/ Juristi Kara: Pas vizitës së Metës e Ismailajt në Pragë, ERE uli çmimin e shitjes së energjisë

39 mln euro dëm shtetit nga afera CEZ-DIA/ Juristi Kara: Pas vizitës së Metës e Ismailajt në Pragë, ERE uli çmimin e shitjes së energjisë

March 18, 2026
Champions League/ Barcelona pa mëshirë ndaj Njukasëllit, kalon me “lumë” golash në çerekfinale

Champions League/ Barcelona pa mëshirë ndaj Njukasëllit, kalon me “lumë” golash në çerekfinale

March 18, 2026
Kosova, një pavarësi shkruar me sakrificat e të gjithë shqiptarëve!

Paradoksi i ‘kultivuesve të ferrës’, pse partitë tona nuk prodhojnë demokraci

March 18, 2026
Dialogu Kosovë-Serbi/ Kaja Kallas: Takimi mes Vuçiç dhe Kurtit mund të zhvillohet por është i vështirë

Dialogu Kosovë-Serbi/ Kaja Kallas: Takimi mes Vuçiç dhe Kurtit mund të zhvillohet por është i vështirë

March 18, 2026
“Si më bënë atentat për të më vrarë”, deputeti i PD Arjan Ndoja flet për herë të parë për ngjarjen e 1 nëntorit 2019

“Si më bënë atentat për të më vrarë”, deputeti i PD Arjan Ndoja flet për herë të parë për ngjarjen e 1 nëntorit 2019

March 18, 2026
Emiratet e Bashkuara Arabe: Shënjestrimi i objekteve energjetike iraniane është “përshkallëzim i rrezikshëm”

Emiratet e Bashkuara Arabe: Shënjestrimi i objekteve energjetike iraniane është “përshkallëzim i rrezikshëm”

March 18, 2026
Në Bruksel për mbledhjen e PPE-ve, Berisha: Integrimin europian e ka bllokuar Edi Rama

Në Bruksel për mbledhjen e PPE-ve, Berisha: Integrimin europian e ka bllokuar Edi Rama

March 18, 2026
“Populli kërkon ndryshim!”, ish-ministri Dritan Demiraj: Shqipëria ka nevojë për një klasë të re politike

“Populli kërkon ndryshim!”, ish-ministri Dritan Demiraj: Shqipëria ka nevojë për një klasë të re politike

March 18, 2026
Temperaturat minimale do zbresin deri në -3°C, si parashikohet moti në ditët në vijim

Temperaturat minimale do zbresin deri në -3°C, si parashikohet moti në ditët në vijim

March 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In