• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Flet Lorik Cana: Ja pse zgjodha Nantes dhe Francën

by
10/09/2015 12:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Cana-2-653x419Flet Lorik Cana: Ja pse zgjodha Nantes dhe Francën

Menjëherë pas prezantimit te Nanta, Lorik Cana dha përshtypjet e para për skuadrën e tij të re dhe shpjegoi arsyet pse vendosi të kthehej në Francë. Kapiteni i kombëtares shqiptare theksoi më tej se Nanta do t’i japë mundësi të qëndrojë në nivelet më të larta për të udhëhequr kuqezinjtë drejt “Euro 2016″.

“Kam ardhur në një pikë në karrierën time, ku kam prioritet të marrë kënaqësi dhe të jem pjesë e një klubi ku të ndjehen mirë. Zgjedhja ime për FC Nantes erdhi për shkak se presidenti dhe trajneri më dëshironin me të vërtetë këtu. Unë kam lënë mënjanë mjaft mënyra të tjera për t’u kthyer në Francë. FC Nantes ka një të kaluar të madhe dhe mbetet një nga klubet më të njohura në Francë. Unë e di se klubi, historia e tij, infrastruktura, stadiumi, tifozët… Ato peshuan në zgjedhjen time,” – thotë kapiteni kuqezi në intervistën e parë si lojtar i verdhëjeshilëve. Natyrisht, nuk ka bërë një zgjedhje “pleqërie”, sepse mund të shkonte në katar apo SHBA, por për të vijuar karrierën në nivele të larta, në Europë. Së këndejmi rrjedhin edhe ambiciet e tij personale në këtë “stacion” të karrierës: “Pas katër viteve të gjata në Romë, kisha nevojë për diçka të re. Paramendoj një sezon të rëndësishëm, edhe për vendin tim, në funksion të kualifikimeve të Europianit.”

Cana nuk do të jetë shqiptari i vetëm në klubin e ri francez. Aty ka gjetur edhe Ermir Lenjanin, bashkëlojtarin në kombëtaren shqiptare, i cili, gjithashtu, mund të quhet “neë entry” te FC Nantes. Në ditët e fundit të gushtit, të merkatos së kësaj vere, anësori kuqezi u transferua nga FC Rennes te FC Nantes, ngaqë nuk gjeti hapësira aktivizimi te ish-klubi i tij. “Emirin e gjej këtu. Ai është rritur këto dy vjet, që kur është bërë pjesë e ekipit kombëtar. Personalisht, kam qenë mjaft i lumtur që ai ka ardhur në kampionatin e Francës. Në Rennes, atij nuk i ka shkuar si donte eksperienca, por kur mësova se po kalonte te FC Nantes, kam qenë i lumtur për të. Unë mendoj se këtu Lenjani mund të rifitojë besimin dhe kënaqësinë e të luajturit futboll (…) Pashë se ai ishte i integruar mjaft mirë në grup, edhe pse nuk ka një kohë të gjatë këtu. Ai është një djalë i qetë. Unë do të shmangem së foluri për të, por ngaqë di frëngjisht, duhet ta ndihmoj në këtë drejtim më tepër, në mënyrë që ta mësojë gjuhën shpejt,” tha Cana

Ndërkohë që në fundjavë, Lorik Cana do të përjetojë emocionet e derbit kundër Rennes, diçka që ndodh shumë shpejt. A do të jetë ai pjesë e kësaj sfide, kjo mbetet në duart e trajnerit të FC Nantes. Megjithatë, kapiteni kuqezi nuk ngurron të flasë për eksperiencat e tjera, të derbeve që ka përjetuar. “E di mirë se çdo të thotë derbi, kam jetuar shumë të tillë edhe këtu në Francë, mes PSG dhe OM, në Turqi mes Gallatasarajit dhe Fenerbahçes, apo në Itali mes Lacios dhe Romës. Unë kam ditën e parë te FC Nantes, por kur jeton në mjedisin e klubit, ndihesh i përfshirë nga rivaliteti. Në këtë rast, kundërshtari në derbi është Rennes. Për mua kjo është një mundësi e madhe për të konfirmuar vetveten. A do të luaj apo jo? Në vijim është trajneri, ai që do të vendosë nëse do të më aktivizojë menjëherë, ose dëshiron të marrë pak më shumë kohë për këtë. Kam ardhur me dëshirë të madhe këtu dhe mezi pres të luaj,” përfundoi Cana.

Next Post

Nuk paguanin tatimet, policia arreston dy berberë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Plagosi me armë zjarri 45-vjeçarin në Shkodër, arrestohet autori

Plagosi me armë zjarri 45-vjeçarin në Shkodër, arrestohet autori

March 5, 2026
Zgjedhjet për president në Kosovë, LVV vendos Fatmire Kollçakun përballë Konjufcës

Zgjedhjet për president në Kosovë, LVV vendos Fatmire Kollçakun përballë Konjufcës

March 5, 2026
Kalimi i anijeve me naftë në Ngushticën e Hormuzit. Kina hyn në bisedime me Iranin

Kalimi i anijeve me naftë në Ngushticën e Hormuzit. Kina hyn në bisedime me Iranin

March 5, 2026
Tronditje në Wall Street, lufta në Iran rrit çmimet e naftës dhe rrëzon tregjet e aksioneve

Tronditje në Wall Street, lufta në Iran rrit çmimet e naftës dhe rrëzon tregjet e aksioneve

March 5, 2026
“Ne do futemi në BE”, Nazarko debat me Këlliçin: Ti me molotovët e tu doni ta nxirrni Shqipërinë si shtet të zi

“Ne do futemi në BE”, Nazarko debat me Këlliçin: Ti me molotovët e tu doni ta nxirrni Shqipërinë si shtet të zi

March 5, 2026
“Irani, strategji për të zgjatur luftën”, Shala: Dronët në Azerbajxhan, mesazh për mospërfshirje

“Irani, strategji për të zgjatur luftën”, Shala: Dronët në Azerbajxhan, mesazh për mospërfshirje

March 5, 2026
QSUT reagon pas konferencës me gazetarët: E vërteta e deklaratës së drejtoreshës

QSUT reagon pas konferencës me gazetarët: E vërteta e deklaratës së drejtoreshës

March 5, 2026
Starmer kritikon presidentin e SHBA: Trump po minimizon rolin e trupave në Afganistan! Ne jemi krenarë për…

Tjetër skandal për qeverinë Starmer, arrestohen tre funksionarë laburistë

March 5, 2026
Lamallari firmos masat/ Gjoba ndaj 3 noterëve dhe 2 ndërmjetësve të pasurive të paluajtshme

Lamallari firmos masat/ Gjoba ndaj 3 noterëve dhe 2 ndërmjetësve të pasurive të paluajtshme

March 5, 2026
Bimo komenton Doktrinën e Sigurisë së SHBA: Për administratën e Trump, BE nuk është Evropa

“Shkëputja e Iranit nga BRICS, efekte afatgjata për SHBA”/ Bimo: Izraeli kërkon ta copëtojë në shtete të vogla

March 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In