Projektligji i Arsimit të Lartë me gjithë përplasjet që pati, arriti të kalojë në parlament.
Ajo që ne kemi trajtuar këto ditë është takimi kokë më kokë i ish-kryeministrit Berisha dhe ministres së Arsimit dhe Sportit Lindita Nikolla.
Në një intervistë dje për A1 report Nikolla lidhur me takimin me Berishën nuk ka preferuar të thotë tekstualisht se ç’kanë diskutuar por është shprehur se ka ndarë me të disa të vërteta personale mbi ligjin, punën.
“Preferoj që kjo bisedë të mbetet midis meje dhe Berishës. Është deputet dhe ka kontribuar në demokraci dhe nuk ka ndonjë gjë të veçantë të ndajmë pikëpamje. Ne ndamë disa të vërtetëa personale mbi ligjin, punën”, ka thënë Nikolla.








