Flet kryetari i ri i Prishtinës, Rama: “Gjatë kohës së bombardimeve në Kosovë e lashë arkitekturën”

Perparim Rama 3

Në një intervistë për emisionin ‘Kjo Javë’ me Nisida Tufën, kryetari i ri i Prishtinës, rrëfeu përjetimet e tij gjatë bombardimeve në Kosovë. Përparim Rama tha se prej moshën 16 vjecare ka jetuar në Londër, por gjatë periudhës së luftës në Kosovë i është dashur të ndahet nga arkitektura për të ndihmar me organizata të ndryshme ndërkombëtare bashkëkombasit.

“Unë kam qenë 16 vjec kur kam ardh në Londër, e cdo zhvendosje është problem, por mendoj se ajo më ka ndihmuar të gjendem të bëj zgjidhje të ndryshme në rrethana të ndryshme, pa prind. Më është dasht të shkollohem të gjej punë, por edhe t’i ndihmoj familjes. Kanë qenë sfida të ndryshme që mendoj se vetëm më kanë aftësu më shumë që t’i dal ballë sfidave gjatë jetës. Tani si kryetar i Prishtinës jam besimplotë se sfidat që kemi përpara janë plotësisht të zgjidhshme. Kemi procese që do i ndërvihemi me një ekip profesional, menaxherial pë ta kthyer Prishtinën në një kryeqytet që lulëzon” –tha ai.
Kam ardh për Prishtinën si një projekt 8 vjecar, besoj fort se ndryshimi mund të ndodhë dhe do të ndodhë e brenda 8 viteve do ta kthejmë Prishtinën në një kryeqytet më një karakter unik në botë. Jam i fokusuar 100 % për Prishtinën, për zgjidhjen e problemeve të qytetarëve të Prishtinës, si edhe për transformimin e saj. Deri tanimë s’kemi pas një vizion për të ardhmes, vizioni që lidh zonat urbane me zonat rurale. Kemi një mundësi të krijojmë Prishtinën me një karakter unik, të jetë i ndryshëm”, theksoi Rama, ndersa foli edhe per periudhen e veshtire te Kosoves.

“Kam pas gjatë kohës së luftës që jam ndarë nga arkitektura dhe kam punuar me organizata për t’i ndihmuar gjatë asaj kohe. Kam kaluar një periudhë të tillë edhe në New York. Kur kanë qenë bombardimet jam marrë me ndihmën e drejtpërdrejtë të qytetarëve që kanë ardh si refugjatë në New York. Ka qenë një periudhë e vështirë. Pas çlirimit prej 2004 kam hap zyrën time në Prishtinë, prej 17 vitesh kam studion atje. Kemi bërë projekte të ndryshme, kam kuptu se duhet me iu qas vetë, jo vetëm me propozu. Duhet me pas pasion dhe mision që të bëhet ndryshimi”- tha ai. BW

 

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published.

LAJMET E FUNDIT

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com