• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Flet Jozefina Topalli: Arsyet e rikthimit në politikë, “as Berisha nuk më ka uruar për partinë e re”

by A R
06/11/2020 22:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Jozefina Topalli pas rikthimit në politikë hodhi poshtë zërat për një kandidim në Tiranë, teksa e quajti një keqkuptim të madh deklaratën se nuk do të kandidonte në Shkodër.

“Nuk kam vendosur të garojë në Tiranë.”

Është një keqkuptim i madh se kudo të  kandidoj”,  tha ajo .

“Kam thënë që betejën më të madhe të jetës sime do ta bëj në Tiranë, pasi kjo nuk është një lëvizje vetëm e qytetit tim të dashur, por është  një lëvizje që shtrihet në të gjithë Shqipërinë”.

“Sigurisht ka filluar nga Shkodra, është shtrirë në Tiranë dhe më pas në të gjithë Shqipërinë”, tha ish-nënkryetarja e PD-së dhe ish kryeparlamentarja, Jozefina Topalli.

Jozefina Topalli thotë se PD lindi si një forcë politike që do sillte pluralizmin në vend, por sot është marrë peng nga një grusht njerëzish.

Ajo tha se vendosi të sjellë tani partinë e saj të re “Lëvizja për ndryshim” sepse situata është e vështirë për vendin,prandaj edhe kërkohet medoemos ndryshimi.

Në një intervistë për gazetarin Bepin Kolvata, Topalli është shprehur se ka kaluar tre faza të rëndësishme para se të sillte projektin e saj politik, që kur PD-ja ra nga pushteti.

Faza e parë ka qenë beteja brenda PD-së, tha ajo,  pasi nuk e toleroja të shihja që udhëheqësi i Partisë Demokratike, teksa ishim në opozitë, të mos bënte asgjë dhe asnjë betejë kundër kundërshtarit politik në qeveri pasi kishte një pazar që nuk mund ta imagjinoja.

Faza e dytë ka qene ajo jashtë grupit “kur na dëbuan jashtë klasës politike pasi bëmë betejën kundër dekriminalizimit”. Ajo pretendoi se nën drejtimin e Bashës në PD kërkoheshin njerëz të korruptuar.

Ne fund, u shpreh Topalli, është edhe faza e tretë që tha se besonte dhe shpresonte fort që me një drejtim të ri e të pakorruptuar të ish forcës politike të saj, opozita do ta kishte rrëzuar Ramën prej vitesh dhe nuk do të kishte arritur këtu. Jozefina tha se Basha dogji mandatet dhe i fali pushtetin lokal Ramës, pas marrëveshjes që bëri me kryeministrin në vitin 2017.

Ndërkohë, e pyetur nëse ish-kryeministri Berisha e ka uruar për “Lëvizjen për Ndryshim”, ajo tha “Sali Berisha nuk më ka uruar por ka thënë diçka të rëndësishme gjatë kësaj periudhe. Thelbi i lirisë është  zgjedhja dhe respektimi i zgjedhjes është themelore për njerëzit që besojnë tek demokracia, zgjedhjet pastaj secili i ka të vetat”, u shpreh Topalli.

Next Post
“Kutitë e fundit”… Biden një hap larg Shtëpisë së Bardhë, ja shanset e mbetura për Trump

"Kutitë e fundit"... Biden një hap larg Shtëpisë së Bardhë, ja shanset e mbetura për Trump

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Luftë apo marrëveshje bërthamore? Aeroplanmbajtësja amerikane niset nga Kreta në Lindjen e Mesme

Luftë apo marrëveshje bërthamore? Aeroplanmbajtësja amerikane niset nga Kreta në Lindjen e Mesme

February 26, 2026
Edi Rama ‘plotëson’ kërkesën e opozitës për qeveri 100% teknike

Edi Rama ‘plotëson’ kërkesën e opozitës për qeveri 100% teknike

February 26, 2026
Për shkencëtarët dhe sharlatanët!

Hila zbulon detajet për Ministrin e ri të Jashtëm: Ja si e njoh unë zëvendësuesin e Spiropalit

February 26, 2026

“Rama donte të tregonte se njerëzit e mi i heq unë”, Dudushi: Ndryshime të arsyeshme, ruajnë ekuilibrat!

February 26, 2026
Sanremo 2026 / Çelentano: Kënga e Ermal Metës pothuajse e pandalshme drejt fitores

Sanremo 2026 / Çelentano: Kënga e Ermal Metës pothuajse e pandalshme drejt fitores

February 26, 2026
Ndryshimet në qeveri, profilet e plota të ministrave të rinj që marrin drejtimin e dikastereve kyçe

Ndryshimet në qeveri, profilet e plota të ministrave të rinj që marrin drejtimin e dikastereve kyçe

February 26, 2026
Korridori VIII e bën Shqipërinë portë kryesore. Serbia dhe Greqia nuk duan

Korridori VIII e bën Shqipërinë portë kryesore. Serbia dhe Greqia nuk duan

February 26, 2026
Gogu replikë me Berishën: Zotëria i 21 janarit ka diskriminuar duke vrarë e torturuar njerëz! U përpoq të nënshtrojë KLSH kur…

PROFIL / Rama i besoi Drejtësinë! Kush është Toni Gogu, zëvendësi i Lamallarit

February 26, 2026
Spahiu: Shërbimet sekrete paralajmëruan destabilizimin e Maqedonisë me financim të Rusisë

Spahiu: Shkarkimi më i keq ai i Spiropalit! Emërimi më i mirë, Toni Gogu

February 26, 2026
Çupi: Po përjetojmë valën e dytë të Berishës. Këtu kemi mijëra viktima të shkaktuara nga pushteti i Saliut

“21 janari, është themeli”, Frrok Çupi: PD dhe SPAK e kanë “pushtuar” vendin. Drejtësia të zbardhë vrasjet!

February 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In