• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Flet Joan Haska që u kap me drogë në Përmet: Vendi ku mora lëndën narkotike

by Java News
13/12/2017 16:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kontrollorët e  Policisë Kufitare në Pikën e Tri Urave në Përmet, kanë zbuluar një sasi marijuane e destinuar  për në tregun grek. Poseduesi i saj u arrestua në vend, ndërkohë që sasia narkotike u sekuestrua e më pas materialet i shkuan për ndjekje penale organit të akuzës në Përmet.

Ngjarja ka ndodhur në orët e vona të pasdites të së shtunës, ku automjeti tip “Ford” ngjyrë gri, me targa AA 190 CN, u paraqit në Pikën Kufitare të Tri Urave për të kaluar drejt Greqisë. Sipas dëshmive të mëpasshme të vetë të arrestuarit, ai vinte nga kryeqyteti dhe rrugëtimi i tij do të ndalej në qytetin e Konicës, jo shumë larg nga Pika Kufitare e Tri Urave.

Fillimisht, Joan Haska, pronari i automjetit ku u gjet lënda narkotike, është paraqitur në sportelin e vendosjes së vulave të pasaportave në dalje të territorit shqiptar. Pasi ka mbaruar punë aty, ka kaluar në vijën e dytë kufitare ku kryhet kontrolli fizik i mjeteve. Në këtë moment, njëri prej kontrollorëve, i cili është specialist dhe ekspert për zbulimin e hashashit e lëndëve të tjera narkotike, dyshoi për prezencë marijuane në zonën e poshtme të automjetit. Kontrollori, emri i të cilit nuk bëhet i ditur nga Policia Kufitare për arsye sigurie, i ka kërkuar drejtuesit të mjetit, Joan Haska, 26 vjeç, nga qyteti i Gjirokastrës, që të zbresë nga automjeti së bashku me familjen që e kishte në bord, gruan dhe dy fëmijët.

Vetë 26-vjeçari ka shfaqur panik gjatë kërkesës për ushtrim kontrolli të imtësishëm në zonën poshtë sediljeve, në pjesën e jashtme të autoveturës. Dyshimi i kontrollorit u shfaq pasi poshtë sediljes kishte një pjesë të fryrë në zonën e tapicerisë horizontale, çka linte vend për depozitimin e sasive të narkotikëve. Pasi është shtrënguar nga kontrollori për të thënë se çfarë fshihte në këtë zonë të mjetit, 26-vjeçari nga Gjirokastra me banim rezident në Tiranë, është dorëzuar dhe pranoi fshehjen e lëndës narkotike, madje duke dhënë numrin e saktë të pakove që kishte vendosur në dhomën e fshehtë poshtë sediljeve në zonën e shasisë së automjetit.

Trafikuesit të marijuanës iu kërkua çelësi i hapjes së sediljeve nga kontrollori, çka menjëherë ia vendosi në dispozicion vetë 26-vjeçari, i cili pranoi se e kishte marrë lëndën narkotike për ta trafikuar drejt Greqisë për arsye përfitimi. Sipas të dhënave, mësohet që lënda narkotike të jetë marrë në zonën e Vlorës, pasi itinerari i Haskës ka qenë Tiranë-Vlorë e pastaj ka mbërritur në Pikën Kufitare të Tri Urave në Përmet.

Sipas grupit hetimor, bëhet e ditur që lënda narkotike të jetë tërhequr nga gjirokastriti nga dy persona në një zonë periferike të Vlorës dhe që vetë Haska të ketë luajtur rolin e transportuesit të marijuanës për në Greqi kundrejt një pagese rreth 1000 euro. Policia po heton zbulimin e origjinës së marijuanës dhe e porositësve të saj në shtetin grek. Pas zbulimit të sasisë prej 13.5 kg kanabis sativa, të dyshuar për t’u trafikuar në Greqi, 26-vjeçari u arrestua menjëherë nga forcat e policisë. /panorama

ma.me

Next Post
Ja arsyeja pse gratë beqare rendin pas burrave të martuar

Mësoni se cila është mosha kur meshkujt dhe femrat tradhëtojnë më shumë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Dhëndri i Trump dhe miku i tij i golfit”, Demokratët kritika për delegacionin e SHBA në bisedimet me Iranin

“Dhëndri i Trump dhe miku i tij i golfit”, Demokratët kritika për delegacionin e SHBA në bisedimet me Iranin

April 12, 2026
Pas Ramës edhe presidenti Begaj vizitë zyrtare në Kosovë

Pashkët ortodokse, Begaj uron besimtarët: U përhaptë kudo drita e pranisë së Zotit dhe ndriçoftë jetën tuaj

April 12, 2026
Artemis II – Rikthimi në Tokë dhe çfarë vjen më pas? Planet e ardhshme të NASA-s: Dërgimi i njerëzve në Hënë

Artemis II – Rikthimi në Tokë dhe çfarë vjen më pas? Planet e ardhshme të NASA-s: Dërgimi i njerëzve në Hënë

April 12, 2026
Pashkët Ortodokse, besimtarët ndezin qirinj dhe luten në katedralen “Ngjallja e Krishtit” në Tiranë

Pashkët Ortodokse, besimtarët ndezin qirinj dhe luten në katedralen “Ngjallja e Krishtit” në Tiranë

April 12, 2026
Dështojnë negociatat SHBA-Iran, JD Vance largohet nga Islamabadi: Nuk ka marrëveshje

Dështojnë negociatat SHBA-Iran, JD Vance largohet nga Islamabadi: Nuk ka marrëveshje

April 12, 2026
Ivanka Trump sërish në Vlorë. Sot drekë me kryeministrin Rama në Dhërmi

Ivanka Trump sërish në Vlorë. Sot drekë me kryeministrin Rama në Dhërmi

April 12, 2026
Bisedimet SHBA–Iran nuk ndalen as gjatë orëve të natës, ja vendimi që e solli Teheranin në tryezë

Bisedimet SHBA–Iran nuk ndalen as gjatë orëve të natës, ja vendimi që e solli Teheranin në tryezë

April 11, 2026
Netanyahu: Izraeli do të vazhdojë të luftojë kundër Iranit dhe aleatëve të tij!

Netanyahu: Izraeli do të vazhdojë të luftojë kundër Iranit dhe aleatëve të tij!

April 11, 2026
Aksident i trefishtë në Korçë-Bilisht, lëndohet një prej drejtuesve

Aksident i trefishtë në Korçë-Bilisht, lëndohet një prej drejtuesve

April 11, 2026
Zjarr masiv në zonën pyjore në Mirditë, shkak qirinjtë e ndezur në varreza

Zjarr masiv në zonën pyjore në Mirditë, shkak qirinjtë e ndezur në varreza

April 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In