• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Flet Idlir Karkini: I çuditur për akuzat, kam bërë ballafaqim me Forcat Ajrore për pronat

by S M
23/02/2018 12:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Idlir Karkini, biznesmeni i akuzuar për aferën e tjetërsimit të pronave në Spille, ka bërë të parën deklaratë publike përmes avokatëve të tij. Në deklaratë Karkini shprehet se ndjehet i çuditur për akuzat e prokurorisë ndaj tij dhe se ndodhet jashtë shtetit jo me qëllimin për t’u larguar, por për arsye pune. Ja teksti i plotë i deklaratës:

Deklarate e zotit Idlir Karkini

Une, Idlir Karkini,  e çmoj te arsyshme dhe te nevojshme te bej disa sqarime per publikun, permes avokateve te mi, edhe pse se ato mund te sherbejne edhe per hetimin dhe zbardhjen e ceshtjes per te cilen akuzohem.

Pretetendimet e prokurorise dhe urdher arrestin si mase per ndalimin tim i kam mesuar, teksa gjendesha jashte shtetit ne nje sherbim te planifikuar ne funksion te biznesit dhe familjes time. Jam ende i çuditur per sa kam mundur te mesoj deri tani per akuzen, por vendosa fillimisht qe te mos flisja dhe te ballafaqohesha me problemin vetem ne rruge ligjore, i bindur plotesisht ne pafajesine time.

Arsyeja e vetme pse po e thyej heshtjen eshte se keto dite kam pare dhe lexuar nje numer te jashtezakonshem lajmesh abuzive, qe nuk kane asnje lidhje me te verteten, te cilat i konsideroj si shpifje ndaj personit tim. Natyrisht, per kete nuk fajesoj aspak mediat, por ata qe ne menyre te qellimshme dhe dashakeqe e furnizojne shtypin me lajme te rreme.

Ndaj edhe u ndjeva i detyruar qe te bej nje shënim te shkurter per te sqaruar pozicionin tim per kete çeshtje. Te jeni te bindur qe ky eshte vetem fillimi i betejes sime per te vendosur ne vend drejtesine.

1.Ndryshe nga çfare thuhet ne media gjate ketyre diteve, e verteta eshte se jam une personi qe e kam ngritur i pari çeshtjen per te cilen akuzohem, dhe kete kam bere qe ne vitin 2017. Gjithe sa deklaroj eshte bazuar ne fakte dhe prova qe jane lehtesisht te verifikueshme.

Ne posten e policise te Rrogozhines kam qene une qe nepermjet punonjesve dhe avokatit tim kam kerkuar dhe bere ballafaqimin me Forcat Ajrore me qellim sqarimin per mundesi mbivendosje pronash apo ndonje gabimi tjeter. Pra gati nje vit me pare, ne kemi paraqitur provat tona te pronesise dhe, per hir te se vertetes, jemi trajtuar me shume profesionalizem nga komandanti i njesise.

E gjitha kjo sepse kerkonim garanci te plote per titullin e ponesise dhe eshte jashte çdo logjike qe kete veprim ta kryenim, nese do te ishim perfshire ne nje falsifikim prone, per te cilin akuzohemi padrejtesisht sot. Do te mjaftonte vetem ky fakt qe ta hidhte ne ere te gjithe akuzen, sepse kam qene une vete qe i kam vene ne levizje organet e drejtesise, ngaqe kam dashur qe te jem totalisht konform ligjit per pronen time.

  1. Por nuk jemi mjaftuar me aq, sepse per nje vitrresht i jemi drejtuar edhe prokurorise se Kavajes, si pale e interesuar per qartesimin e çeshtjes. Dhe nderkohe qe jane nderruar tre prokurore te çeshtjes pergjigja ka qene qe ata i kishin kerkuar Ministrise se Mbrojtjes per te paraqitur disa dokumente, te cilat ne fakt nuk erdhen kurre.
  2. Gjate kesaj kohe kemi pritur, gjithashtu, qe te thirremi ne prokurorine e Kavajes per te shpjeguar pozicionin tone ne lidhje me pronen, për të paraqitur dhe ne pretendimet tona.
  3. Sa per levizjen time jashte shtetit, qe po paraqitet abuzivsht si arratisje, deklaroj me pergjegjesi se ka qene e parashikuar prej shume kohesh, sepse aktiviteti im ekonomik dhe jeta ime familjare si shtetas ITALIAN nuk fillon dhe nuk mbaron ne Shqiperi dhe per kete mjafton qe te kontrolloni sistemin TIMS.(sistem ku prokuroria ka akses te plote per te pare nese jam ne Shqiperi apo jo)
  4. Keto dite jam ndjere i prekur dhe i lenduar nga lakimi i emrit tim per faje qe nuk i kam kryer, por mbi te gjitha e konsideroj veten viktime te nje sistemi kriminalmafiozdhe jo gjenerues te tij. E vetmja gje qe me shkon nder mend tani, eshte se mos, ndoshta, pa dashur, kemi hapur kutine e Pandores per te gjithe pronaret e fshehte, kufitare me pronen tone, te cilet cuditerisht as nuk dihen kush jane dhe as nuk thirren per te deshmuar, qe te provohet te pakten procedurialisht se ku qendron shkelja, gjithmone ne rast se ka nje te tille.
  5. Gjate ketyre diteve se bashku me avokatet e mishqiptare dhe te huajjemi duke pergatitur pergjigjen e duhur ligjore, per gjithe sa akuzohem. Nuk kuptoj përse nuk u pa e nevojshme të thirreshim në prokurori, të paktën si palë që ka dijeni për çeshtjen. Kam qene ne dispozicion te saj, madje me kerkesen time, por pse duhej qe sqarimin ta jepja bashke me udher arrestin? E gjitha kjo, por edhe menyra se si po i serviret publikut, sikur te ishte nje zbulim i madh qe ka ndodhur ditet e fundit me krijon bindjen se ka nje tendence te qarte paragjykimi ndaj personit tim. Tani per tani e kam te veshtire ta gjej arsyen, por ne nje kohe tjeter me siguri qe do te kem nje pergjigje edhe per kete.
  6. Ndonese e konsideroj kete nje proces të pambeshtetur ne prova, qe synon demtimin e imazhit tim, por edhe te biznesit qe kam, u kerkoj gjithesesi ndjese per shqetesimet e krijuara familjareve, punonjesve dhe partnereve te mi, duke i garantuar ata per pastertine e qellimeve dhe te veprimeve te mia per kete çeshtje.

Por njekohesisht i garantoj ata se shume shpejt, permes rrugeve ligjore, do te vendos ne vend nderin dhe reputacionin tim, te neperkembur padrejtesisht permes nje akuze të nxituar dhe pa asnje baze reale.

Next Post
Grabitja në Dajç, i moshuari denoncon edhe nipin e gruas, ja çfarë tha ai në polici

Grabitja në Dajç, i moshuari denoncon edhe nipin e gruas, ja çfarë tha ai në polici

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Hetoi Trump dhe Thaçin, kush është Prokurori të cilin Edi Rama quajti “sicario”?

Hetoi Trump dhe Thaçin, kush është Prokurori të cilin Edi Rama quajti “sicario”?

February 20, 2026
FOTO / Rama vijon takimet në SHBA: Në tryezën e Atlantic Council, ku pati interes të lartë për pikëpamjet tona dhe…

FOTO / Rama vijon takimet në SHBA: Në tryezën e Atlantic Council, ku pati interes të lartë për pikëpamjet tona dhe…

February 20, 2026
27-vjetori i masakrës së Reçakut, Kurti: Kjo është ende një plagë e hapur dhe pret për drejtësi

Qeveria “Kurti” miraton dy pr.ligje kyçe, “Byronë për konfiskimin e pasurisë së pajustifikuar” dhe…

February 20, 2026
50 ditë pa monopatina, kaos në terren, policia vijon sekuestrot, ligji nuk po vjen

Bllokimi i monopatinave, Koçiu: Po punojmë për ligjin, për ne ka rëndësi siguria dhe jeta e qytetarëve

February 20, 2026
Gëlon rrjeti! Bebe Rexha puthje në buzë me një të moshuar dhe mesazh “provokues” për shqiptarët

Gëlon rrjeti! Bebe Rexha puthje në buzë me një të moshuar dhe mesazh “provokues” për shqiptarët

February 20, 2026
Në kërkim prej nëntorit, Ylli Zallës i zbulohen sërish armë! Dyshohet se furnizoi autorët e atentatit të Rinasit

Në kërkim prej nëntorit, Ylli Zallës i zbulohen sërish armë! Dyshohet se furnizoi autorët e atentatit të Rinasit

February 20, 2026
Policia nuk mori përsipër tubimin e PD, reagon Berisha: Akt provokacioni i rëndë!

Policia nuk mori përsipër tubimin e PD, reagon Berisha: Akt provokacioni i rëndë!

February 20, 2026
Sa mund të dëmtojë arrestimi i ish-princit Andrew imazhin e Familjes Mbretërore?

Sa mund të dëmtojë arrestimi i ish-princit Andrew imazhin e Familjes Mbretërore?

February 20, 2026
Berisha: Policia i sulmon protestuesit me molotovë. Shihni pamjet, nuk i hedhim ne!

Berisha: Policia i sulmon protestuesit me molotovë. Shihni pamjet, nuk i hedhim ne!

February 20, 2026
Fëmijët tanë nuk lindin me thikë në dorë

Gjenitalistët e diplomacisë

February 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In