• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Flet i biri i Meksit: Dolëm në pistë për të ndriçuar, s’kishte drita, kur avioni u ul, njëra rrotë u thye

by Java News
28/03/2016 10:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dy ditë më parë ish badigardi i Sali Berishës, Izet Haxhia shkruante në faqen e tij në Facebook se në vitin 1992 ka pasur një skenar për të vrarë Aleksandër Meksin dhe ideatori ishte pikërisht ish Presidenti i asaj kohe.

Ish kryeministri Aleksander Meksi
                                  Ish kryeministri Aleksander Meksi

Sipas tij ishte planifikuar të rrëzohej avioni që do të sillte Meksin në Tiranë nga Roma.

Ngjarjen e konfirmoi dje edhe ish kryeministri Meksi, por pa dhënë detaje të saj.

Ndërsa sot, djali i ish kreut të qeverisë, Endri Meksi flet për “Dita” për natën kur po e priste të atin në Rinas dhe papritur ikën dritat.

“Në avion ishin Genc Ruli, Gjergj Kondo dhe Fidel Ylli, përveçse Aleksandër Meksit. Nga Roma u nisën për arsyen e thjeshtë se nuk kishin çfarë të bënin më aty.

Unë ndodhesha në Rinas atë pasdite. Ishim në hapësirën e shërbimeve qeveritare bashkë me rojet dhe shoferët e makinave. Nuk arrij të kujtoj kush ishin të tjerët, por kishte edhe njerëz të tjerë.

Na njoftuan papritmas se duhet të dilnim në pistë sepse nuk kishte drita dhe duhet të ndriçonim pistën me dritat e makinave.

Motivi i mungesës së dritave na u tha se ishte dëmtimi i llambave në tokë prej deleve dhe lopëve që kalonin lirshëm në aeroport.

Nga ky detaj më vjen të mendoj se nuk ishte diçka e parashikuar, sepse do ishim pozicionuar kohë më parë.

Në fakt u pozicionuam gabim, pavarësisht se nuk u fol më për këtë ngjarje.

Them gabim sepse kur avioni po ulej, unë vura re që po ndriçonim kundrejt avionit, dmth ishim përballë me të.

Pozicionimi i keq besoj se ishte arsyeja pse avioni takoi tokën me rrotën e parë, e cila u thye në momentin e impaktit.

Kuptohet, përveçse faktit që nuk kishte drita aspak.

Avioni vazhdoi deri në fundin e pistës me zvarritje dhe përplasje. Pati shumë shkëndija, por jo zjarr”.

“Pasagjerët nuk pësuan asnjë dëmtim. U fol më vonë se avioni nuk shërptheu sepse i kishte serbatorët në krahë. Nuk e di sa ka qenë e vërtetë, sepse në realitet nuk u mor askush me atë histori”.

“Në lidhje me çfarë thotë Izeti, në fakt nuk kam asnjë info, sepse nuk është folur më për këtë histori. Por një detaj e kujtuam pas këtij shkrimi, ishte që Bashkim Kopliku erdhi për vizitë menjëherë në shtëpinë tonë.

Nuk mund të them se kishin marrëdhënie të afërta duke qenë se marrëdhëniet në qeveri midis tij dhe Leka Meksit ishin konfliktuale, por as nuk jam në gjendje të jap një opinion sot mbi atë çfarë u tha nga Izeti”.

“Por as nuk habitem! Ka detaje te 1996-1997-a që tregojnë akoma më shumë. Ndoshta për herë tjetër”.

Next Post

Nigeri-Egjipt, tifozët bëhen mullar në stadium (VIDEO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Moti parashikohet i kthjellët dhe me alternime vranësirash në mesditë dhe pasdite

Parashikimi i motit për këtë të shtunë, si do variojnë temperaturat përgjatë ditës

March 14, 2026
Nga koncertet me muzikë tek lojërat sportive, lista me 100 aktivitete në Tiranë për Ditën e Verës

Sot Dita e Verës, rrugët ku do të ketë kufizim të qarkullimit në Tiranë

March 14, 2026
GALERI / Tirana për “Ditën e Verës”, aktivitetet festive “pushtuan” rrugët

Sot festohet Dita e Verës, historia dhe traditat e kësaj feste

March 14, 2026
Demalia: PD bunker për të ruajtur Berishën dhe familjen e tij, është përgjegjës për Gërdecin, SPAK të veprojë

Boza-Ambrozia dhe media si lavatriçe pushteti dhe parash

March 13, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Ideja e kujt ishte editoriali Rama-Vuçiç? Andoni: Pasojat do të duken më vonë…

March 13, 2026
Agrobiznesi përjashtohet nga TVSH për importin e makinerive, aplikimi bëhet në e-Albania, përgjigjja brenda 15 ditësh

“Duhen më shumë subvencione për bujqësinë”, ekspertja: Rritja e naftës mund të ndikojë në inflacion

March 13, 2026
Hoxha telefonatë me homologun e Omanit: Kriza në Lindjen e Mesme kërcënon rrugët ekonomike

Hoxha telefonatë me homologun e Omanit: Kriza në Lindjen e Mesme kërcënon rrugët ekonomike

March 13, 2026
Lideri i Hezbollahut: Kërcënimet e Izraelit për të më vrarë janë pa vlerë, jemi gati për një përballje të gjatë

Lideri i Hezbollahut: Kërcënimet e Izraelit për të më vrarë janë pa vlerë, jemi gati për një përballje të gjatë

March 13, 2026
“Lobimi 6 mln dollarë, goditje e rëndë ndaj opozitës”, Meçe: Berisha po bëhet qesharak

Meçe: SPAK-u s’ka prova të reja për Ballukun. Imuniteti nuk e pengon të vazhdojë hetimin

March 13, 2026
Erdogani kritikon opozitën për “shfrytëzimin” e mosmarrëveshjes mes klubeve të futbollit dhe Arabisë Saudite

Raketat drejt Turqisë, Edogan: Do ta mbajmë vendin tonë larg kësaj zjarrit të luftës!

March 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In