• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Flet historiania britanike: Për Shqipërinë kam lexuar gjithmonë. Ndër vendet më të bukura që kam vizituar

by Java News
18/09/2023 21:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjigandi mediatik britanik BBC prezantoi pak kohë më parë ‘Mrekullitë e Shqipërisë’, dokumentarin e realizuar dhe prezantuar nga autorja dhe historiania Bettany Hughes, nëpërmjet të cilit ajo prezanton Shqipërinë, qytetet historike, vendet arkeologjike si dhe historinë dhe kulturën e larmishme të vendit.

E ftuar në emisionin ‘Real Story’ me gazetarin Sokol Balla, historiania britanike foli më shumë rreth këtij projekti ndërsa tregoi edhe impaktin e parë kur vizitoi vendin. Ajo thotë se ka lexuar gjithmonë për Shqipërinë ndërsa shtoi se kur e vizitoi për herë të parë mendoi se ishte një ndër më të bukurit.

Sokol Balla: Jam shumë i nderuar të takoj Bettany Hughes. Nuk di nga t’ia nis, por mendoj se ju urrej, dhe këtë duhet ta them që në krye të herës, sepse ju keni punën e ëndrrave të mia. Ju udhëtoni kudo dhe merreni me kulturën dhe historinë. Mbresëlënëse…
Bettany Hughes: Jam me të vërtetë e lumtur ta bëj këtë punë. Është me të vërtetë mbresëlënëse dhe gjithmonë i them vetes që jam me fat dhe kam privilegjin të bëj këtë punë. Por në fillim ama ishte betejë. Shumëkush pyeste, e kujt i intereson historia, kush do të shohë histori në televizion, dhe kujt i pëlqen t’i bëjë leksion historie një grua? Në fillim në nuk ishte e thjeshtë, por jam tejet e lumtur që kam këtë karrierë, sepse adhuroj të udhëtoj dhe më bën të lumtur. Marr atë çantën time të shpinës të mbushur me çdolloj gjëje të vogël të nevojshme, gjë që më fal shumë lumturi.

Sokol Balla: Kam parë ‘Britain from Above’, një dokumentar fantastik në BBC apo Channel 4 dhe më pas kur pashë serialin tuaj u mahnita. Pastaj pashë punën tuaj për Shqipërinë dhe pa dashur t’ju bëj komplimente, besoj se më keni bërë ta dua edhe më shumë vendin tim.

Bettany Hughes: Më gëzoni vërtetë që e thoni këtë dhe që jeni pikërisht ju që e thoni, sepse kur bëjmë reportazhe për vendin e dikujt tjetër është përgjegjësi e madhe, dhe e kuptojmë fare qartë që ne jemi vizitorë në vendin e dikujt tjetër. I shohim gjërat nga këndvështrimi jonë, kështu që gjëja më e rëndësishme është që vendasit të jenë të qartë që po flasim për vendin e tyre dhe të mos mendojmë që i kemi ndryshuar historinë. Dhe siç thatë edhe ju, mbase edhe ta duan pak më shumë atë, duke kuptuar kështu bukuritë që ne shohim si vizitorë, dhe kjo mund të ndodhë shpesh. Kur jeton në një vend mësohesh me çka ai ofron, por duke qenë se ne udhëtojmë, jemi shumë të ndërgjegjshëm për bukurinë dhe entuziazmin e jashtëzakonshëm të ngjarjeve dhe historive, si dhe gëzimin e të vizituarit të një vendi. Me të vërtetë më bëtë komplimentin më të mirë të mundshëm.

Sokol Balla: E keni parasysh atë pjesën e udhëtimit tuaj në Liqenin e Komanit, atë pamjen nga lart. Mbaj mend që kam qenë atje në vitin 1997 kur kishim problemet tona në vend dhe ishim shumë të stresuar. Në atë kohë punoja për një rrjet tjetër të huaj dhe më thotë kameramani: “Qetësohu, shih jashtë, shiko atë anijen.” Ishte e njëjta anije me të cilën udhëtuat ju, dhe pikërisht ju ma treguat përsëri në dokumentar, mendova: Duhet të shkoj përsëri atje, por tani në kohë më të qeta. Si morët vesh për Shqipërinë? Përse e zgjodhët atë?

Bettany Hughes: Së pari, sepse jam historiane. Dhe siç e dini mirë, këtu ka kaq shumë histori të jashtëzakonshme dhe ky është specialiteti im. Mund të shoh Epokën e Bronzit deri në periudhën klasike, pra nga 3000 vjet më parë deri në Mesjetë. Për Shqipërinë kam lexuar gjithmonë. Kur studioja në Oksford, në Angli, kam lexuar historitë e shqiptarëve të hershëm dhe gjurmën e pabesueshme që kanë lënë, por nuk kisha arritur asnjëherë të vija këtu. Pastaj, besoj 15 ose 16 vjet më parë, isha në Korfuz së bashku me dy vajzat e mia dhe u thashë: Do t’i hipim varkës dhe do të shkojmë në Butrint. Pra, përvoja ime e parë me Shqipërinë ishte një vizitë njëditore në Butrint. Natyrisht rashë në dashuri dhe u ktheva për realizimin e një seriali radiofonik për Rrugën Egnatia, rrugën romake që lidhte bregdetin këtu me Stambollin e sotëm. Kur po punoja për këtë serial, mendova se ky ishte një prej vendeve më të bukura ku kisha qenë dhe se duhet të ktheheshim për një realizim televiziv. Pra në një farë mënyre ardhja deri këtu ishte proces me tre faza./abcnews.al

Next Post
Zelimkhan Abakarov renditet i treti/ Shqipëria merr medalje bronzi në Botërorin e Mundjes

Zelimkhan Abakarov renditet i treti/ Shqipëria merr medalje bronzi në Botërorin e Mundjes

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Ky sport është i paparashikueshëm”, flet skiatori që mbajti flamurin e Shqipërisë në Lojërat Olimpike Dimërore

“Ky sport është i paparashikueshëm”, flet skiatori që mbajti flamurin e Shqipërisë në Lojërat Olimpike Dimërore

February 24, 2026
“Rusia nuk mposhtet nga ju”, Putin i drejtohet Europës: Do pendoheni për kërcënimet bërthamore!

“Rusia nuk mposhtet nga ju”, Putin i drejtohet Europës: Do pendoheni për kërcënimet bërthamore!

February 24, 2026
“Epsteini” ynë

Një poshtërim i panevojshëm për familjen Jashari

February 24, 2026
Vjosa Osmani pa mbështetje të sigurt? Çfarë profili të presidentit po kërkon Kurti

Vjosa Osmani pa mbështetje të sigurt? Çfarë profili të presidentit po kërkon Kurti

February 24, 2026
Panik te banorët! Greqia goditet nga një tjetër tërmet, ja sa ishte forca e lëkundjeve dhe epiqendra e tij

Lëkundje tërmeti në Shqipëri, ndjehet në disa qytete! Sa ishte magnituda

February 24, 2026
Formalizohet pranimi i Shqipërisë në Bordin e Paqes, ambasada: Krenarë për miqësinë me SHBA

Formalizohet pranimi i Shqipërisë në Bordin e Paqes, ambasada: Krenarë për miqësinë me SHBA

February 24, 2026
‘Mendoi se nëna kishte vdekur’/ Flet babai i 20-vjeçarit shqiptar që u mbyt në det: Si ndodhi ngjarja që “tronditi” Italinë

‘Mendoi se nëna kishte vdekur’/ Flet babai i 20-vjeçarit shqiptar që u mbyt në det: Si ndodhi ngjarja që “tronditi” Italinë

February 24, 2026
Ish-zv.kryeministri i MV Artan Grubi lihet në arrest shtëpie! Gjykata: Në burg i rrezikohet siguria

Ish-zv.kryeministri i MV Artan Grubi lihet në arrest shtëpie! Gjykata: Në burg i rrezikohet siguria

February 24, 2026
Trump paralajmëroi se do të publikojë dosjet mbi UFO-t, sekretari i Mbrojtjes: Do ta zbulojmë nëse…

Trump paralajmëroi se do të publikojë dosjet mbi UFO-t, sekretari i Mbrojtjes: Do ta zbulojmë nëse…

February 24, 2026
Spiropali të mërkurën vizitë zyrtare në Prishtinë, pritet të takohet me Kurtin, Osmanin dhe krerët e partive politike

Spiropali të mërkurën vizitë zyrtare në Prishtinë, pritet të takohet me Kurtin, Osmanin dhe krerët e partive politike

February 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In