Një tjetër dëshmi për vrasjen e dyfishtë në Vlorë rreth një muaj më parë, ku nënë e bir u vranë dhe iu vu flaka në shtëpinë e tyre. Gazetari i BW ka biseduar me gruan e 26-vjeçarit Kasëm Pirjasi i akuzuar se vrau bashkë me të dashurën e tij, burrin e saj dhe vjehrrën. Bashkëshortja e tij, ka rrëfyer se jetojnë në kushte ekstreme varfërie në fshatin Strumë të Fierit, por se nuk ka pasur dyshime për tradhtinë e të shoqit.
“Mezi jetojmë, na ndihmon familja ime. Kasemi ikën në Greqi herë pas here për të punuar. Unë nuk dija asgjë. Nuk kam pasur dyshime se mund të kishte lidhje tjetër”, ka thënë gruaja e tij. Kasëmi, baba i dy vajzave ishte me origjinë nga Skrapari por jetonte me familjen e nuses në fshatin Strumë të Fierit.