Ish-deputeti Aldo Bumçi i është përgjigjur sot akuzave të gazetarëve dhe banorëve të “Astriti”.
I pyetur për braktisjen që opozita i bëri kauzës në fjalë, Bumçi tha:
“Po tani nuk mund të fajësohemi ne, se ne kemi qënë këtu prej disa muajsh. Fajin s’e kemi as ne, as banorët, por Edi Rama. Policët erdhën me gazlotsjellës, ça të bënim ne? Ne i kemi mbështetur me media dhe me protesta. Këtu fajin e ka vetëm Edi Rama që është më i zi se Enveri. Edhe Enveri po të ngrihej nga varri do habitej” – tha Aldo Bumçi, raporton JavaNews.al.
Ai shtoi se opozita ka qenë kudo, madje është dhunuar nga policia pse mbronte banorët e Astirit apo ato tek Bregu i Lumit.
/javanews/a.r











