• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Flet e dashura e Artur Kurtit: Ai qante shpesh, çfarë diskutuam para ngjarjes

by A R
07/04/2016 14:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

M. është 29 vjeçe. E veshur me të zeza, ma bën me dorë, nga ballkoni i katit të dytë, të një pallati të vjetër, pak metra larg shtëpisë së Artur Kurtit, burrit që u vra të hënën, në korridorin e apartamentit të tij.

Nga ai ballkon, ku M. e kishte pritur Arturin, çdo herë, për pesë vjet, ajo e pa për herë të fundit , rreth orës 19 të së hënës, kur ai i tha se po ikte te nëna. Nuk jam e sigurt për orën, – thotë ajo për dritare.net

M. mësoi nga lajmet se Arturi kishte vdekur. Nuk e besoi dhe e mori në telefon. Telefoni doli mbyllur.

E pranoi vdekjen e tij, vetëm kur shkoi në varrim. “Pasi të gjithë ikën, unë mora një taksi dhe shkova me vajzën. E qamë të dyja dhe vumë lule mbi varrin e Turit. Pastaj erdhëm në shtëpi, edhe nuk dalim të dyja. Ku të shkojmë tani?”

Kur e pyet si janë njohur, M. tregon: “U njohëm në një lokal, unë sapo erdha nga Dibra në Tiranë. E divorcuar, me një vajzë 5 vjeç. Ai më pëlqeu dhe unë doja një njeri të kujdesej për mua dhe vajzën. Arturi ishte njeri i mirë, është kujdesur shumë për ne. Ai fliste gjithë kohën për të birin, me shumë krenari, por e donte vajzën time. Djalin e tij e kam takuar një herë, me Turin, djalë shumë i mirë. Edhe gruan ia shikoja. Të gjithë flisnin mirë për të. Por ata nuk ishin të ndarë. Unë nuk di të jenë divorcuar. Di vetëm që Arturi jetonte me nënën në shtëpi dhe gruaja jetonte me djalin”.

tatuazh artur

Tatuazhi me emrin e Arturit në gishtin e unazës së M.

Kur e pyet çfarë ndodhi atë natë, M. tregon se ai e mori në telefon, kur ajo ishte nga liqeni me vajzën. “Më tha, që ishte poshtë pallatit. E kuptova se kishte pirë. Mezi fliste. I thashë që të mos ikte se isha afër. Në fakt isha larg, por vrapova. E gjeta në një lokal të lagjes, me një raki dhe kafe para. Vetëm. Shkuam bashkë në shtëpi. Vajzën e nxora të luante me shoqet. Turi ishte keq, qante. Nuk më tha pse, por them se e kishte nga pija. Ai pinte shpesh, por nuk tregonte çfarë kishte, as ankohej kurrë. Unë gjithmonë e qetësoja. Nuk e pyesja. Dhe atë ditë e ndihmova të shtrihej në divanin këtu, i vura lecka me ujë derisa u bë më mirë.”

Kur e pyes a kishte me vete thikën me të cilën u tha se shkoi në shtëpinë e gruas, atë ditë, M. thotë me siguri, që i pa të gjitha rrobat e tij, kur i hoqi në divan, por nuk kishte asgjë.

Kur Artur Kurti doli për herë të fundit nga ajo shtëpi, M. e ndoqi me sy nga ballkoni. Ai nuk kishte gjë në duar.

Por ajo nuk di të shpjegojë çfarë ndodhi në shtëpinë e tij atë natë.

“Do i them dhe policisë,” – thotë,- “nuk kanë ardhur, por besoj do të vijnë. Do i them këto që të thashë ty.”

“Nuk kam qenë unë shkaktarja,”- thotë mes lotëve.

“Mbase nuk duhet të qaj për burrin e një gruaje tjetër, por ai më donte dhe unë e doja shumë. Të betohem nuk më ka lënë asgjë. Nuk kam gjëra të tij, veç një makine që përdorja dhe dua ta dorëzoj në familjen e tij.

Tani nuk di ç’do bëj. Ai kujdesej për mua dhe vajzën, por nuk mendoj për këtë, mendoj vetëm si iku ai. Ndërsa unë jam gjallë. Të paktën.”

shtepia M

Shtëpia në Tiranë ku M. jeton me qera bashkë me vajzën 10 vjeç

M. jeton në një apartament me një dhomë gjumi, ndërsa korridori është edhe kuzhinë edhe lavanderi, edhe sallon, edhe kuzhinë. Është veshur me të zeza dhe një rrip i shtrëngon barkun. Kur e pyes a i bën keq kjo bebit, thotë që ajo në media dëgjoi se është shtatzënë. “Menjëherë bëra testin, por nuk doli gjë. Mbase dhe jam, do e bëj prapë testin. Gjithsesi unë jam 29, dhe nuk jam 25 vjeçe dhe as pesë muaj shtatzënë. Ndoshta është një vajzë tjetër, por unë nuk e kam pyetur kurrë Turin për këto gjëra. Nuk bëja kurrë pyetje, e doja shumë, për ta pyetur. Megjithëse nuk besoj, ndoshta media e ka gabim”.

M. është e hutuar dhe e frikësuar. Është vajza 10 vjeçare që kujdeset për të dhe e përkëdhel, e qetëson.

Frika e M. tani është vajza: “Mos ma marrin meqë bëra këtë gabim? Shkova me burrin e një gruaje tjetër dhe nuk e di, nëse po të kapën, të marrin vajzën. Se pastaj do vdes dhe unë…”/dritare.net

Next Post

FOTO/ Pozon nudo për të reklamuar disa bizhuteri... por çështja është, KUSH i sheh ato?!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Muaji i Shenjtë i Ramazanit, kryeministri Rama dhe bashkëshortja e tij shtrojnë Iftar për besimtarët

Kryeministri Rama ndan videokartolinë nga mbrëmja e iftarit

March 13, 2026
Përshkallëzohet tensioni në Lindjen e Mesme, shpërthime të fuqishme në Teheran

Përshkallëzohet tensioni në Lindjen e Mesme, shpërthime të fuqishme në Teheran

March 13, 2026
Avokati: Nëse sot bëhen zgjedhjet, socialistët marrin 95 mandate

Avokati: Nëse sot bëhen zgjedhjet, socialistët marrin 95 mandate

March 13, 2026
Votoi kundër arrestit të Ballukut, Ardit Bido: Mentaliteti i prokurorëve si në komunizëm, kap fut njerëz në burg

Votoi kundër arrestit të Ballukut, Ardit Bido: Mentaliteti i prokurorëve si në komunizëm, kap fut njerëz në burg

March 13, 2026
Historia e Ditës së Verës, që zë fill nga ‘Zana e Çermenikës’

Dita e Verës në Tiranë, devijohet trafiku për 2 ditë! Ja rrugët që do të bllokohen

March 13, 2026
Të shtëna me armë zjarri në Sarandë, policia gjen 3 gëzhoja në vendngjarje

Qarkullonte me armë zjarri në automjet, arrestohet 41-vjeçari në Tiranë

March 13, 2026
U aksidentua në aksin Rrile-Shënkoll, ndërron jetë 20-vjeçari në spitalin e Traumës

U aksidentua në aksin Rrile-Shënkoll, ndërron jetë 20-vjeçari në spitalin e Traumës

March 13, 2026
Blerja e raketave kineze nga Serbia, Vuçiç: Po përgatitemi për sulm nga Tirana e Prishtina

Blerja e raketave kineze nga Serbia, Vuçiç: Po përgatitemi për sulm nga Tirana e Prishtina

March 13, 2026
Kërkoi përjashtimin e gjyqtares paraprake Etleva Deda, rrëzohet kërkesa e Erion Veliajt

Studioja ligjore amerikane: Ndjekje penale e padrejtë ndaj Erion Veliajt dhe shkelje sistematike e shtetit të së drejtës

March 13, 2026
Trump: Do ta zgjedh vetë liderin e ardhshëm të Iranit, djali i Khameneit i parëndësishëm

Trump: Mojtaba Khamenei u plagos, por është gjallë

March 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In