• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Flet djali i Shefki Kurtit që u gjet i copëtuar: Askush nuk e donte të keqen babait. As neve!

by A R
04/08/2022 11:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Alketa Kurti e Arben Kurti janë dy fëmijët e shqiptarit Shefki Kurti 72 vjeçarit, trupi i të cilit u gjet i copëtuar e i fshehur në katër thasë të zi, hedhur në lumin Adigetto në provincën e Rovigos.

Alekta jeton në Zvicër , ndërsa Arbeni jeton pak metra larg prindërve në komunën Badia Polesine. Është një DJ i njohur në zonën përreth e pronar i diskotekës “Babylon” që ndodhet ngjitur me apartamentin e prindërve.

Për mediat italiane ai ka rrëfyer se babai Shefki Kurti është larguar nga banesa më 22 korrik 2022 pas një grindje të vogël me nënën e tij, pra me bashkëshkorten.

Ai ka zbardhur se nuk është i vërtetë informacioni se ata nuk kanë denoncuar zhdukjen e babait. Më 24 korrik 2022, pra dy ditë nga largimi i Shefkiut nga banesa, Arbeni, i biri ka informuar policinë se babai i tij ishe larguar nga banesa pas një sherri me nënën, shkruan Ora.

Historia e familjes Kurti është e ngjashme me mijëra familje të tjera shqiptare që kanë emigruar në Itali. Në fillim të viteve 90 kanë mbërritur nga Durrësi në Itali e Shefkiu i cili ishte rreth 40 vjeç e baba i dy fëmijëve të vegjël, punonte si murator.

Ata fillimisht kanë jetuar në komunën Salvaterra e më pas kanë blerë apartamentin në Badia Polesine. “Askush nuk e donte të keqen babait e as neve”, janë fjalët e Arbenit për median lokale italiane e shton se “ka besim tek drejtësia e tek gjetja e autorëve të këtij krimi,”

Prokuroria e Rovigos po heton për vrasje të qëllimshme, copëtim e fshehje trupi. Shefki Kurti është larguar dhe pa marrë me vete as celularin nga i cili për momentin nuk është zbardhur asnjë detaj që mund të ndihmoj hetimet.

Sipas rrëfimit të fqinjëve, automjeti i tij tip Citroen në ngjyrë të zezë, nuk është parë për disa ditë pas largimit të Shefikut, por autoritetet policore e kanë gjetur të parkuar pak metra afër banesës.

Asnjë familjarë i Shefki Kurtit nuk ka precedent penal apo probleme me drejtësinë. Për momentin autoritetet kanë vënë në sekeustrimin apartamentin ku jetonte cifti i të moshuarve e ngjarja vazhdon të mbetet një mister.

Kush e vrau dhe e copëtoi në mënyrë kaq makabre Shefki Kurtin, 72 vjeçarin emigrant shqiptar nga Durrësi, baba e bashkëshort që tërë jetën punoi e sakrifikoi për familjen e tij?

Lindur më 7 gusht 1950 në Durrës, i martuar, me dy fëmijë, me profesionin murator e pensionist, Shefki Kurti jetonte prej disa vitesh në Itali, në komunën Badia Polesine në provincën e Rovigos. U deshën 5 ditë për identifikimin e emrit të shqiptarit pas gjetjes së pjesëve të trupit të tij të gjymtuara, të mbyllura në thasë mbetjesh urbane e të hedhura në lumë.

Në mëngjesin e 28 korrikut, personeli që merret me bonifikimin e Adigeto, gjeti në kanalin e lumit këmbën e majtë e pak orë më vonë të së njëjtës ditë, mbyllur në katër thasë të zinj, u gjetën trupi, koka e krahët. Më 31 korrik u gjet dhe këmba e djathtë e vetëm pak orë më parë është mundur të konfirmohet identitetit i trupit të gjymtuar.

Hetimet e para të mjekut ligjor kanë zbardhur se trupi i shqiptarit Shefki Kurti ndodhej prej gati një jave në ujë. Autoritetet shpresojnë që autopsia do të mund të zbardhë shkakun e vdekjes së tij para se trupi të gjymtohej e të hidhej në lumë.

Next Post
Aksidenti tragjik në Himarë / Pas Nanos, edhe Berisha për ngushëllim në familjen Avdia

Aksidenti tragjik në Himarë / Pas Nanos, edhe Berisha për ngushëllim në familjen Avdia

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Wall Street Journal: SHBA nis operacionin ushtarak për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit

Wall Street Journal: SHBA nis operacionin ushtarak për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit

March 20, 2026
Vritet zëdhënësi i Gardës Revolucionare të Iranit, Ali Mohammad Naini

Vritet zëdhënësi i Gardës Revolucionare të Iranit, Ali Mohammad Naini

March 20, 2026
Lirohet drejtori i Burgut të Rrogozhinës, hetimet nuk gjetën lidhje mes tij dhe magazinave të kanabisit

Lirohet drejtori i Burgut të Rrogozhinës, hetimet nuk gjetën lidhje mes tij dhe magazinave të kanabisit

March 20, 2026
Mediu i jep ‘leksione’ NATO-s në Uashington: Duhet të forcoheni më shumë! Shtoni edhe investimet për mbrojtjen

Mediu i jep ‘leksione’ NATO-s në Uashington: Duhet të forcoheni më shumë! Shtoni edhe investimet për mbrojtjen

March 20, 2026
Një tjetër shqiptar sulmohet me thikë në burgjet greke. Sapo ishte transferuar nga…

DETAJE / Vdes në paraburgim 41-vjeçari në Tiranë

March 20, 2026
Ekonomia amerikane në pikëpyetje, ç’po ndodh mes Trump dhe Powell?

Ekonomia amerikane në pikëpyetje, ç’po ndodh mes Trump dhe Powell?

March 20, 2026
Njohja e Palestinës, reagon ashpër Netanyahu: Rrezik për ekzistencën e Izraelit

Netanyahu përcakton tre objektiva: Lufta do të përfundojë shumë më shpejt sesa mendojnë njerëzit!

March 20, 2026
Konfindustria reagon për çmimin e naftës: Kuvendi të ndërpresë pushimet, të zhbëhet Bordi

Nafta 214 lekë, Qeveria rikthen Bordin e Transparencës, akciza ulet me 20%

March 20, 2026
“Detyrim paraqitje” për 7 të miturit e arrestuar gjatë protestës, Noka para gjykatës: Psikologu ishte polic, iu ushtrua presion për t’i akuzuar si grup kriminal

“A do rikandidoni për Sekretar të Përgjithshëm?, Noka: Unë jam punëtor partie, kam një mision

March 20, 2026
SHBA-të godasin hakerat iranianë, mes tyre “Homeland Justice” që sulmoi Shqipërinë

SHBA-të godasin hakerat iranianë, mes tyre “Homeland Justice” që sulmoi Shqipërinë

March 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In