• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, December 18, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Flet dëshmitari që u thirr në SPAK për dosjen “CEZ-DIA”: Ja gruaja që i ka bërë “gropën” Ilir Metës

by E S
31/05/2025 18:09
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në një kohë kur Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka përmbyllur hetimet për Ilir Metën në dosjen “CEZ-DIA” dhe në çështjen e lobimit në SHBA, duke marrë zyrtarisht të pandehur si Metën, ashtu edhe Monika Kryemadhin, një nga dëshmitarët që është thirrur për të dëshmuar në këtë proces ka treguar detaje nga rrëfimi që ka lëkundur pozitat e Metës në SPAK.

Bëhet fjalë për gazetarin Fatos Mahmutaj, i cili ka dhënë një intervistë për “Abc News”, ku sqaroi se është pyetur nga prokurorët e posaçëm vetëm në lidhje me një intervistë të zhvilluar prej tij me Vojsava Ismailaj, bashkëshortja e Kastriot Ismailajt, në kohën kur ajo ndodhej në arrati. Në atë intervistë, zonja Ismailaj akuzon drejtpërdrejt Ilir Metën për shantazhe, presione dhe, sipas saj, gjobëvënie, ndërsa burgosjen e bashkëshortit e quan pasojë të drejtpërdrejtë të veprimeve të Metës.

Sipas Mahmutajt, Meta sot po përpiqet të largojë vëmendjen nga vetja duke akuzuar dhe shantazhuar ish-bashkëpunëtorët e tij, në një përpjekje për të krijuar konfuzion dhe për të çorientuar hetimin. Ai thotë se Meta duhet të përballet në gjykatë dhe të provojë pafajësinë e tij në vend që të prodhojë deklarata politike nga burgu. Për Mahmutajn, lëvizjet e Metës janë një strategji e njohur që synon të trazojë ujërat dhe të përhapë dyshime pa sjellë prova konkrete. Megjithatë, siç thekson ai, akuzat që dalin nga kjo dosje janë serioze dhe tani i takon gjykatës të vendosë mbi përgjegjësinë penale të ish-presidentit.

SPAK ka mbyllur hetimet për Ilir Metën për aferën CEZ-DIA dhe gjithashtu për lobimin në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke marrë zyrtarisht të pandehur si Metën, ashtu edhe Monika Kryemadhin. Por ajo çfarë ka bërë përshtypje kohët e fundit është akuza apo akuzat që Meta po hedh nga burgu për ish-bashkëpunëtorët e tij. Pse po ndodh një gjë e tillë sipas jush?

Atëherë, desha që të sqaroj që në fillim që me pjesën proceduriale dhe me hollësi për dosjen ÇEZ-DIA, nuk do të doja që të merresha për faktin se jam dhe pjesë e kësaj dosjeje, pra dëshmia ime ndodhet në këtë dosje dhe nuk dua ta bëj publike përpara gjykatës, sepse janë disa detaje të gjykatës. Ndërkohë, për akuzat që hedh Ilir Meta, unë mendoj që më e mira e tij do të ishte që të përshpejtonte gjyqin.

Pra, nëse pretendon vërtet se është i pafajshëm, atëherë të përballet në gjykatë dhe të vërtetojë pafajësinë e tij. Sepse çdo njeri prezumohet i pafajshëm sipas legjislacionit shqiptar dhe, shyqyr Zotit, sot nuk jemi në diktaturë, por jemi, le të themi, në një sistem demokratik. Pra, ai ka të gjitha mundësitë dhe të gjitha të drejtat e tij legjitime, njerëzore, të drejtat e Zotit, që të vejë, të përballet në gjykatë dhe të vërtetojë pafajësinë e tij. Ndërkohë, ideja e tij për të vazhduar dhe për të hedhur tymnajë në dosje, pra të akuzojë njerëz të tjerë, të bëjë presione, të bëjë shantazhe ndaj njerëzve të tij, është pa lidhje.

Deri në momentin kur ai nuk flet me emra konkretë, për shembull nga përvoja në sistemin e drejtësisë – pra unë kam qenë një gazetar që jam marrë gjithë kohës me sistemin e drejtësisë me vite e vite me radhë – atëherë e kam parasysh që, në momentin kur dikush ndodhet në një pozitë të keqe, siç ndodhet zoti Meta, atëherë ai çfarë do bëjë? Fillon dhe bën shantazhe ndaj njerëzve të tjerë, sepse është ajo fjala e urtë: “trazo, trazo, gënje, gënje, se diçka do mbetet”. Duke u përpjekur të devijojë hetimet, të devijojë çështjen, të devijojë gjithçka tjetër, vetëm që të heqë përgjegjësinë dhe të shpërqendrojë përgjegjësinë nga vetja e tij. Tani, edhe njëherë, për mos u rikthyer: ai do të bëjë mirë të përshpejtojë gjyqin, pra të përballet në gjykatë, të sjellë provat e tij dhe të mbarojë punë.

Ndërkohë avokati i tij mbrojtës, Kujtim Cakrani, deklaroi publikisht që tre akuzat e ngritura ndaj Metës për korrupsion pasiv, pastrim parash dhe fshehje pasurie nuk qëndrojnë. Dëshmia jote është në dosjen CEZ-DIA, por me aq sa mundësi që ti mund të kesh për të folur, a ka pasur bashkëpunëtorë SPAK apo dëshmitarë të tjerë në aferën ÇEZ-DIA?

Shiko, me thënë të drejtën, atëherë pjesa ime që jam në këtë dosje është për një intervistë që kam zhvilluar me Vojsava Ismailaj, gruan e Kastriot Ismailajt, në momentin që kjo ndodhej në arrati. Pra, kam zhvilluar një intervistë me të, nuk kam mbajtur asgjë. Këtë intervistë e kam publikuar, gjendet publike në internet kudo dhe në SPAK jam pyetur rreth kësaj interviste dhe për asgjë tjetër nga dosja.

Për ta sjellë edhe njëherë në vëmendje të publikut, çfarë thuhet në këtë intervistë?

Shiko, intervista është publike dhe në intervistë ajo zonja Ismailaj akuzon direkt zotin Ilir Meta. Pra, e akuzon për shantazhe, presione dhe ajo e quan gjobëvënie dhe pastaj edhe burgosjen e burrit të saj e quan vepër të tij.

Ka qenë e frikësuar zonja Ismailaj nga Meta?

Fatos Mahmutaj: Shiko, nuk mund të flas më tepër për këtë çështje, pasi janë pjesë e dosjes hetimore dhe, me thënë të drejtën, as nuk do kisha dëshirë të flisja për këtë. Se ç’pata për të thënë, i thashë atje ku duheshin dhe çfarë pata për të thënë, çfarë kisha rreth kësaj, i kam thënë të gjitha dhe nuk doja që ta vazhdoja më tej këtë. Po mua më duket, domethënë, se zoti Meta – këtë e them si një gazetar i sistemit të gjyqësorit – më duket që zoti Meta e bën këtë për të përhapur tymnajë dhe për të çakorduar çështjen.

Next Post
Gara brenda llojit në PS, Braçe: Kam humbur miq! Të promovosh veten është legjitime, por të shash tjetrin është problem i madh

Gara brenda llojit në PS, Braçe: Kam humbur miq! Të promovosh veten është legjitime, por të shash tjetrin është problem i madh

Comments 1

  1. Shall— varja says:
    7 months ago

    Tani e gjeti belaja se Like koke madhin dhe Mona Kryemadhin! Hajduta muti

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Listat e kandidatëve/ Minxhozi: Zgjedhjet janë edhe një lloj ‘vettingu’, s’janë thjesht akt i hedhjes së votës

Provat e Metës për 21 janarin dhe një nerv i zbuluar që s’e përmend askush

December 18, 2025
Fëmijët tanë nuk lindin me thikë në dorë

Një letër “nga brenda shtëpisë” (dhe çfarë do bëjë SPAK nëse Kuvendi bëhet Gjykatë)

December 18, 2025
I ftohti Siberian në fundvit, ciklon para Krishtlindjes! Meteorologia: Ja ç’do ndodhë në Shqipëri

I ftohti Siberian në fundvit, ciklon para Krishtlindjes! Meteorologia: Ja ç’do ndodhë në Shqipëri

December 18, 2025
Operacion kundër korrupsionit, arrestohet një ish-ministër dhe disa zyrtarë të lartë në Kosovë

Operacion kundër korrupsionit, arrestohet një ish-ministër dhe disa zyrtarë të lartë në Kosovë

December 18, 2025
Ankimimi në GJK për pezullimin e Ballukut/ Rama: S’dua t’i hyj dokrrave për ‘’pse-në’’ e kësaj beteje ligjore! Duhet të jesh krejt i verbuar nga..

A ke menduar të ikësh? Rama përgjigjet troç: Ja kush është misioni im

December 18, 2025
“Sëmundja e djalit”, Edi Rama tregon momentin më të vështirë

“Sëmundja e djalit”, Edi Rama tregon momentin më të vështirë

December 18, 2025
“U bëra burrë i martuar 24 karat”, Rama rrëfehet për Lindën: Më dha atë që më mungonte!

“U bëra burrë i martuar 24 karat”, Rama rrëfehet për Lindën: Më dha atë që më mungonte!

December 18, 2025
Berisha fton Ramën në debat dhe u bën mediave skenarin: Vendosni dy karrige dhe pastaj…

“Mishëron rrezatimin negativ”, Rama për Berishën: Komunisti ultrafanatik u kthye në konservator

December 18, 2025
1640593911_basharama1

Marrëveshja e 17 Majit, Rama zbulon për herë të parë: Bashën e mora në Elbasan! Berisha e bekoi 100%

December 18, 2025
Rama flet për refleksionet e tij në ‘90: Kur përmenda emrin e Enver Hoxhës, si seancë ekzorcizmi

Rama flet për refleksionet e tij në ‘90: Kur përmenda emrin e Enver Hoxhës, si seancë ekzorcizmi

December 18, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In