• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, January 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Flet deputeti i PS: Ja çfarë më tha Shullazi

by A R
18/07/2017 13:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas Saimir Tahirit dhe Lindita Nikollës edhe një politikan tjetër rezulton i ‘përfshirë’ në çështjen e Emiljano Shullazit. Jurgis Çyrbja, deputeti aktual i Partisë Socialiste, ka qenë drejtor i Hipotekës së Durrësit gjatë kohës kur Shullazi ka marrë Hotel Vollgën.

Çyrbja ka dëshmuar në seancën e sotme ndaj Shullazit dhe grupit të tij që akuzohen për gjobëvënie, duke folur për lidhjet e tij edhe me biznesmenin Ylvi Beqja.

Deputeti i PS Jurgis Çyrbja

Deputeti i PS Jurgis Çyrbja

Sipas Çyrbjas, biznesmeni Beqja i kishte kërkuar të takonte Shullazin dhe regjistrimin e hotel “Vollgës”.

“Ylvi Beqaj më ka kërkuar regjistrimin e hotel ‘Vollgës’. Beqja më kërkoi të takoja ish-pronarin, Shullazi. Jam takuar në një lokal në Shijak afër shtëpisë sime”, ka thënë deputeti i PS, duke rrëfyer edhe bisëdën me Emiljano Shullazin.

“Shullazit i kam thënë se do të zbatoj ligjin. Ai më pyeti nëse do ta regjistroja pronën. Bëra regjistrimin dhe kufizimin e pronës. Kam pasur konflikte,po jo me personat e pandehur”, tha Çyrbja raporton Balkanweb.

Në seancën e sotme ka dëshmuar edhe noterja Aida Spahiu. Ajo ka deklaruar se në zyrën e saj kanë shkuar biznesmeni Beqja dhe Shullazi. Sipas saj, Beqja i ka dhuruar Shullazit një sipërfaqe toke.
“Ka ardhur në zyrën time Ylvi Beqja dhe Shullazi. Beqja i ka dhuruar Shullazit një sipërfaqe toke në shenjë mirënjohje. Të dy nënshkruan dy kontrata dhurimi. Beqaj në kontratën e dytë i dhuroi tokën pa kushte”, ka deklaruar noterja Spahiu raporton BW.

Ndërsa avokati Neshat Fana, u paraqit në seancë por nuk pranoi të dëshmojë për shkak të sekretit profesional.

Shullazi akuzohet si kreu i një grupi kriminal për gjobëvënie e mbi të rendojnë 7 akuza.
Sipas Prokurorisë, Shullazi ka gjobitur tre biznesmenët Ylvi Beqja, Jani Zaka dhe Adriatik Këçuku si dhe ka kërcënuar për t’u tërhequr nga gara kandidatin për rektor Mynyr Koni si dhe ka kanosur rektorin Dhori Kule.

Përveç Emiljano Shullazit nën gjykim do të jenë edhe shoku i tij Gilmando Dani, nipi i tij Endrit Zela si dhe Blerim Shullazi e Endrit Qyqa./a.m.

Next Post
Veliaj certifikata mirënjohje: Vullnetarët do japin ndihmën e parë për aksidentet dhe rastet e zjarrit

Veliaj certifikata mirënjohje: Vullnetarët do japin ndihmën e parë për aksidentet dhe rastet e zjarrit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Çfarë përfaqësojnë protestat me molotov?

January 25, 2026
Pesë persona të plagosur nga të shtënat me armë zjarri në Berlin, dy prej tyre në gjendje kritike për jetën

Pesë persona të plagosur nga të shtënat me armë zjarri në Berlin, dy prej tyre në gjendje kritike për jetën

January 25, 2026
E reja përballet live me burrin: Nëna jote më ka çuar në polici, më akuzoi se e rraha! Mori thikën me vete dhe…

E reja përballet live me burrin: Nëna jote më ka çuar në polici, më akuzoi se e rraha! Mori thikën me vete dhe…

January 25, 2026
“Trazira gjatë demonstratës”/ Mediat e huaja pasqyrojnë protestën e PD: U hodh molotov drejt Parlamentit

“Trazira gjatë demonstratës”/ Mediat e huaja pasqyrojnë protestën e PD: U hodh molotov drejt Parlamentit

January 25, 2026
Fatos Nano!

Demokracia dhe marrja e pushtetit është edhe çështje kohe!

January 25, 2026
Era e fortë rrëzon pishat në rrugën Vlorë-Zvërnec, bllokohet qarkullimi për automjetet, ndërhyjnë forcat zjarrfikëse

Era e fortë rrëzon pishat në rrugën Vlorë-Zvërnec, bllokohet qarkullimi për automjetet, ndërhyjnë forcat zjarrfikëse

January 25, 2026
Censi i Bujqësisë/ BIRN: Qeveria bën gati nismën për të dhënat e ekonomisë rurale

Censi i Bujqësisë/ BIRN: Qeveria bën gati nismën për të dhënat e ekonomisë rurale

January 25, 2026
21 janari, truku shihet, por nuk është!

21 janari, truku shihet, por nuk është!

January 25, 2026
“Lëshova njerëz në vitin që lamë pas…’, rrëfimi i Grida Dumës për jetën personale: Kam ndalur së bëri …

“Lëshova njerëz në vitin që lamë pas…’, rrëfimi i Grida Dumës për jetën personale: Kam ndalur së bëri …

January 25, 2026
Rusia në komunikim me SHBA për Ballkanin, REL: DASH hesht nëse po diskutohet edhe për Kosovën

Rusia në komunikim me SHBA për Ballkanin, REL: DASH hesht nëse po diskutohet edhe për Kosovën

January 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In