• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Flet babai i Ergi Dinit: Jeta artistike dhe ëndrrat e prera në mes të djalit

by A R
30/01/2017 19:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Babai i Ergi Dinit, Dashamir Dini ka folur për herë të parë në media pas humbjes së të birit, për dhimbjen e pafund që ndjen dhe krenarinë e tij për të birin.

“Me dhimbjen nuk pajtohesh asnjëherë, çështja është të gjesh rrugën e riformatimit. Ergi ishte pjesë e krenarisë sime!”

Ai foli për hapat e djalit të vetëm drejt muzikës, marrëdhënien me familjen dhe miqtë si dhe për dashurinë që Ergi kishte për fansat e tij.

“Ergi është krenaria ime! Kam punu shumë me të. Raporti nuk ka qenë vetëm babë e bir, ai ishte një shok i ngushtë, një djalë i mirë, ishte shok. Dilte me motën xhiro, si ai nuk të përkëdhelte kush. Ishte i fuqishëm si djalë, jo vetëm fizikisht. Paratë që kishte i ndante me shokët që kishe, ishte social si natyrë me një shoqëri të mrekullueshme. Nuk ishte tekanjoz. Ai kishte në plan të shkonte në Francë, por vendosi ta kalonte Vitin e Ri me familjen. E adhuroj! Çdo familje prodhon fëmijë të mirë por ai u bë siç donim ne.”– u shpreh i ati i Ergit mes dhimbjesh.

Madje z.Dashamir tregoi dhe për dilemat e të birit gjatë periudhës së adoleshencës, kur nuk dinte ç’rrugë të zgjidhte.

“Kishte dy rrugë, të bëhej burrë i mirë ose burrë i keq. Ai zgjodhi të dytën, të bëhej një burrë i mirë”.

I pyetur nga gazetarja për talentin e trashëguar, z. Dashamir u shpreh se dhe familja e tij si nga e ëma dhe nga babai ishin të talentuar, kishin një ndërthurje mes sportit dhe letërsisë.

“Faktikisht nga pjesa e familjes sime, babai aktor, nëna spikere, unë kryeva shkollën e mesme për muzikë. Në krahun e gruas ishin familje sportistësh. Jemi bashkuar letërsia me sportin. Talenti i tij është zbuluar nga edukatorja në moshën 6 vjeçare .

Ndërsa teksa foli për virtytet e tij, ai u shpreh me shumë siguri dhe bindje të plotë, “ Ergi ishte shumë i afërt, ambicioz, i dashur, i talentuar. Shkruante shumë bukur poezi. Kishte një botë të mbushur artistike”.

Dashamir Dini u shpreh se tashmë i përket një komuniteti të madh që kanë humbur njerëzit e tyre, por që nuk i njeh, si dhe përcolli një mesazh për të gjithë, “Me dhimbjen nuk pajtohesh asnjëherë, çështja është të gjesh rrugën e riformatimit të familjes”.

Ministri Tahiri gjatë emisionit dha një mesazh për të gjithë drejtuesit e automjeteve si dhe u bashkua me dhimbjen e familjarëve që kanë humbur të afërmit e tyre gjatë aksidenteve automobilistike.

“Historitë personale vlejnë më shumë se çdo fjali e imja. Historitë personale vlejnë më shumë se çdo nismë që mund të marrim.  Do bëjmë gjithçka që kemi në Ministrinë e Brendshme, për të ndihmuar z. Dashamir.

Mund të bëhemi vendi i parë në rajon që institucionet të bashkohen me familjet që kanë sakrifica të mëdha për një qëllim sublim, të shpëtojmë jetën e atyre që vijnë pas”./Newsbomb/a.m.

Next Post
Shkëlzen Berisha “telefon” Llallës: Prokuroria, pse nuk hetoni për akuzat e Manjanit?

Shkëlzen Berisha “telefon” Llallës: Prokuroria, pse nuk hetoni për akuzat e Manjanit?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

SHBA sfidon Kinën! Lufta për naftën iraniane dhe kontrollin e Ngushticës së Hormuzit

SHBA sfidon Kinën! Lufta për naftën iraniane dhe kontrollin e Ngushticës së Hormuzit

March 10, 2026
Shqipëria ftohet në tryezën e historisë

Parlamenti nuk është noter i arrestimeve

March 10, 2026
Dosja e Ballukut në Gjykatën e Lartë, ja cili gjyqtar do të shqyrtojë rekursin

Dosja e Ballukut në Gjykatën e Lartë, ja cili gjyqtar do të shqyrtojë rekursin

March 10, 2026
Qenkan shqetësuar gjyqtarët nga Rama, por nuk thanë asnjë fjalë kur iu përgjua kolegu

Ylli Manjani: PS-ja duhet ta thotë qartë se arresti me burg është gabim

March 10, 2026

Dosja “Veliaj”, nga debati për kohën e mbrojtjes tek njohja me aktet

March 10, 2026
Profesori i njohur: Trump është futur në një ngërç në Iran dhe po kërkon një mënyrë daljeje

Profesori i njohur: Trump është futur në një ngërç në Iran dhe po kërkon një mënyrë daljeje

March 10, 2026
Pretendime se janë varrosur dy vajza, rihapen hetimet për fermën e Epstein në New Mexico

Pretendime se janë varrosur dy vajza, rihapen hetimet për fermën e Epstein në New Mexico

March 10, 2026
“Berisha ka konsumuar çdo vepër penale”, gazetari: I privatizoi dhe ua fali 4 HEC-et njerëzve pranë tij

“Berisha ka konsumuar çdo vepër penale”, gazetari: I privatizoi dhe ua fali 4 HEC-et njerëzve pranë tij

March 10, 2026
Trafikuan armë nga Mali i Zi dhe do i shisnin në “Fresk”, dy të arrestuar! Pamjet e operacionit

Trafikuan armë nga Mali i Zi dhe do i shisnin në “Fresk”, dy të arrestuar! Pamjet e operacionit

March 10, 2026
Ç’të bëj me paratë e mia?

Salianji si shembull për Lapajn

March 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In