• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Dossier

Flet ambasadori gjerman: Pse nazistët s’i kërkuan Shqipërisë që t’i dorëzojë hebrenjtë

by A R
28/01/2024 09:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

6 milionë hebrenj mendohet të kenë shfarosur nazistët gjermanë gjatë Luftës së Dytë Botërore:

Një pakicë e vogël arriti të gjente shpëtim në Shqipëri.

Ambasadori gjerman, Bernd Borchardt, shpjegon sfondin.

Deutsche Welle: Zoti Ambasador, Shqipëria konsiderohet i vetmi vend europian që pas Luftës së Dytë Botërore kishte më shumë hebrenj se para Luftës së Dytë Botërore. Nga erdhën këta hebrenj?

Bernd Borchardt: Sipas të dhënave nga Shqipëria, në vitin 1937 kishte 191 hebrenj, ndërsa pas Luftës, ishin rreth 2280. Ekziston një listë nga Ministria e Jashtme gjermane me emrat e 85 familjeve hebreje nga Gjermania e atëhershme, ku përfshihej edhe Austria. Një numër i madh vinte edhe nga ish-Jugosllavia, Serbia dhe nga ajo që sot quhet Maqedonia e Veriut, por dhe shumë nga Kosova.

Deutsche Welle: Si ndodhi, që hebrenjtë zbuluan Shqipërinë si vend shpëtimi?

Bernd Borchardt: Sipas informacioneve të të birit, Mbreti Ahmet Zog i kishte porositur konsullatat dhe ambasadat qysh në vitin 1938, pas pogromit kundër hebrenjve në të ashtuquajturën Nata e Kristaltë, që të gjithë hebrenve që kërkonin viza në përfaqësitë diplomatike të Shqipërisë në Europë t’u jepeshin viza. Në këtë mënyrë mendohet të kenë mbërritur rreth 400 hebrenj në Shqipëri. Por shumica e tyre vijuan udhëtimin e tyre në Palestinë, në SHBA, e deri në Amerikën e Jugut.

Deutsche Welle: Megjithatë hebrenjtë nuk u denoncuan as pas ikjes së Zogut, e as pas ardhjes së Gjermanëve. Si e shpjegoni ju këtë? 

Bernd Borchardt: E veçanta e Shqipërisë është se nuk ishin vetëm njerëzit që ndihmuan e strehuan hebrenjtë, por edhe qeveria shqiptare, e cila refuzoi t’i dorëzonte nazistëve listat e hebrenjve. Edhe kur italianët kapitulluan, në vjeshtën e  vitit 1943, kishte një udhëzim të firmosur nga Ministri i Brendshëm, që kur të vijnë hebrenj nga jashtë, atyre t’u jepen pasaporta shqiptare me emrat që dëshirojnë ata.

Kampi përqendrimit Bergen Belsen, dy burra duke kaluar mbi një varr masiv.
Kampi ii përqëndrimit Bergen Belsen, dy burra duke kaluar mbi një varr masiv.

Deutsche Welle: Gjermanët e dinin se në Shqipëri kishte hebrenj, përse nuk ushtruan presion ndaj qeverisë kolaboracioniste të asaj kohe? 

Bernd Borchardt: Unë kam gjetur një shënim në Arkivat e Ministrisë së Jashtme gjermane, ku thuhet se, në shtatorin e vitit 1943, gjatë një takimi mes përfaqësuesve të lartë të Gestapos dhe Ministrisë së Jashmte Gjermane ishte marrë vendimi që Shqipërisë të mos i bëhej presion për deportimin e hebrenjve, sepse shpresonin që Shqipëria të mbetej vend besnik. Por kjo politikë u ndryshua në pranverën e vitit 1944, kur u bë e qartë se Gjermania do të tërhiqej nga Ballkani. Aty gjermanët filluan t’i kërkonin vetë hebrenjtë në Shqipëri.

Deutsche Welle: Dhe dy familie u deportuan? 

Bernd Borchardt: Po, dy familje u deportuan, prej të cilave mbijetoi vetëm njëra. Sipas hulumtimeve tona, njëra prej këtyre familjeve u tradhëtua nga një shqiptar. Familja tjetër ndiehej aq e sigurt në Shqipëri, sa nuk kujdesej fare, dilte hapur në rrugë dhe kështu ra në sy të gjermanëve.

Deutsche Welle: Në Kosovë historia ishte pak më ndryshe, apo jo?

Bernd Borchardt: Po, në Kosovë historia është krejtësisht ndryshe. Edhe aty ka pasur shumë kosovarë që kanë shpëtuar hebrenj. Kanë qenë serbë, shqiptarë, romë. Një grua rome pati fshehur një fëmijë hebre nga Kosova. Në Manastirin e Letnicës janë strehuar disa fëmijë. Por nga shënimet e ushtarëve të Vermahtit ka dëshmi për dëbimin e më shumë se 1000 hebrenjve nga Kosova. Shumica u deportuan në Bergen-Belsen. Një numër i madh u dëgua në Vjenë. Kishte një kamp në qendër të qytetit të Vjenës që quhej “Kampi i shqiptarëve”. Ato ishin viktima të divizionit Skënderbeu. Ka patur afro 600 deportime nga Kosova. Fati i hebrenjve në Kosovë është hulumtuar pak. Ka disa botime përgjithësuese që janë edhe paksa disi romantizuese kombëtare dhe që supozojnë se hebrenjtë në Kosovë mbroheshin njësoj si në Shqipëri, por kjo nuk është e saj. Por ajo që kemi kuptuar ne, është se numri i shqiptarëve që kanë ndihmuar hebrenjtë është shumë i më i lartë se 78 emrat që ndodhen në Yad Vashem.

Bernd Borchardt është ambasador në pension. Ai ka qenë shef i misionit të OSBE-së në Shqipëri, dhe shef i EULEX-it në Kosovë. Borchardt mbështet prej vitesh një projekt të Organizatës së Studentëve Shqiptarë në Gjermani (OASA) për historinë e shpëtimit të hebrenjve në Shqipëri. Projekti synon të vetëdijësojë bijtë e migrantëve shqiptarë në Gjermani për historinë e prejardhjes së tyre.

/a.r

Next Post
Talat Xhaferi beson se i ka votat për t’u zgjedhur Kryeministër i Maqedonisë së Veriut

Maqedonia e Veriut me kryeministër shqiptar, Kuvendi voton sot qeverinë e Talat Xhaferit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Irani, prodhuesi i nëntë global i naftës”, Toçi: Nëse SHBA dhe BE do shoqërojnë cisternat, çmimi do rritet ndjeshëm

“Irani, prodhuesi i nëntë global i naftës”, Toçi: Nëse SHBA dhe BE do shoqërojnë cisternat, çmimi do rritet ndjeshëm

March 11, 2026
Debate të forta në Kryesinë e PD, Salianji përplaset me Nokën: Ke shkatërruar partinë! Jep dorëheqjen, Flamur!

Ish-prefekti: Opozita shqiptare e ka humbur vlerën e saj!

March 11, 2026
“S’dua të më lëndojnë më”, letra e fundit që la pas e reja që i dha fund jetës pas dhunës nga bashkëshorti

Karanxha: Ish-bashkëshorti i Xhoana Nikollit rrezikon dënim të rëndë

March 11, 2026
Komisionerja Kos pas takimit me ministrin Ferit Hoxha: Shqipëria, një nga vendet në krye të procesit të anëtarësimit në BE

Komisionerja Kos pas takimit me ministrin Ferit Hoxha: Shqipëria, një nga vendet në krye të procesit të anëtarësimit në BE

March 11, 2026
FBI pralajmëron për sulme të mundshme iraniane ndaj SHBA

FBI pralajmëron për sulme të mundshme iraniane ndaj SHBA

March 11, 2026
Protesta e opozitës bllokon lëvizjen para Kuvendit, Balla-deputetëve të PS: Kemi marrë masa, ja nga do të bëhet hyrja

Protesta e opozitës bllokon lëvizjen para Kuvendit, Balla-deputetëve të PS: Kemi marrë masa, ja nga do të bëhet hyrja

March 11, 2026
Shqipëria ngjitet në vendin e 15-të në botë për sigurinë kibernetike në 2025, Balluku: Rritje rekord prej 39 vendesh..

Nesër Kuvendi vendos fatin e Ballukut, PS mbledh grupin parlamentar para seancës

March 11, 2026
Protesta e opozitës, ish-ministri i Rendit-thirrje Policisë: Kini kujdes, evitoni raste si 21 Janari

Protesta e opozitës, ish-ministri i Rendit-thirrje Policisë: Kini kujdes, evitoni raste si 21 Janari

March 11, 2026
“Dyshohet se ish-bashkëshorti i saj fshihet në Tiranë”, gazetari: Xhuana Nikolli edhe para dy javësh shkoi e dhunuar në spital

“Dyshohet se ish-bashkëshorti i saj fshihet në Tiranë”, gazetari: Xhuana Nikolli edhe para dy javësh shkoi e dhunuar në spital

March 11, 2026
Kriza e naftës/ Ministrja Ibrahimaj: Po hartojmë planin për ngritjen e një kompanie shtetërore për tregtimin e karburanteve dhe ligjin për një rezervë shtetërore

Kriza e naftës/ Ministrja Ibrahimaj: Po hartojmë planin për ngritjen e një kompanie shtetërore për tregtimin e karburanteve dhe ligjin për një rezervë shtetërore

March 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In