Raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Knut Fleckenstein deklaroi gjatë paraqitjes së raportit për progresin e Shqipërisë në rrugën e integrimit në BE, se Shqipëria kë shënuar rezultate pozitive në përmbushjen e kushteve, ndërsa rekomandoi çeljen e negociatave të anëtarësimit pa humbur kohë.
“Kemi thënë se kur bëhet fjalë për reformën në drejtësi, Komisionit i kërkohet të bëjë një proces të kujdesshëm monitorimi. Mendoj se duhet të nisim negociatat me Shqipërinë. Dhe vendimi duhet të merret në Parlament me një shumicë të madhe”, u shpreh Fleckenstein.
Fleckenstein tha se Shqipëria ka bërë hapa para sa i takon 5 prioriteteve, ndërsa theksoi se duhet mbështetje nga BE për reformën në sistemin e drejtësisë.
“Ka pasur disa ndryshime në pikëpamje lidhur me 17 kompromise. Reforma e drejtësisë, reforma administrative, lufta kundër krimit të organizuar, antidiskriminimi. 17 kompromise mbulojnë çështje më të rëndësishme.
Unë vlerësoi ekuilibrin në këtë raport. Do sugjeroja që Shqipëria duhet të bëjë disa reforma dhe BE duhet të inkurajojë për më të rëndësishmet. Raporti për Gjyqësorin është më e rëndësishmja.” tha Fleckenstein.