• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Fleckenstein: Nuk i kuptoj thirrjet e opozitës për qeveri teknike, t’i kthehen punës në Kuvend

by Java News
27/03/2017 09:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Evropian Knut  Fleckenstein, pohon se nëse procesi i implementimit të reformës në drejtësi dështon, atëherë Bashkimi Evropian nuk do të jetë në gjendje që të fillojë bisedimet për çeljen e negociatave të anëtarësimit në BE.

Eurodeputeti i bën thirrje palëve politike që të bashkëpunojnë ngushtësisht me OSBE/ODIHR, për të siguruar më 18 qershor zgjedhje demokratike.

I pyetur lidhur me protestën e opozitës, Fleckenstein  i bën apel deputetëve që t’i rrikthehen punës në Kuvend, pasi janë zgjedhur me votë për të përfaqësuar qytetarët brenda institucioneve shtetërore. Në intervistën dhënë për gazetën “TemA”, eurodeputeti shprehet skeptik mbi ndryshimet pozitive që mund të vijnë nëse kryeministri vendos të dorëhiqet. Ai argumenton se nuk mund ta kuptojë se sa do të kontribuojë ky vendim i shefit të qeverisë në përmirësimin e situatës politike, ekonomike apo sociale të  Shqipërisë.

Z.Fleckenstein, cili është mendimi juaj lidhur me protestën e opozitës, pasi protestuesit tashmë prej më shumë se një muaj kanë ngritur çadrën përpara Kryeministrisë…?

Unë i respektoj mendimet personale të atyre qytetarëve të cilët marrin pjesë në protesta paqësore me qëllim përkrahjen e bindjeve të tyre politike.

Jam shumë i lumtur që shikoj se Shqipëria është bërë një vend ku kjo është e mundur.

Liria e shprehjes është një nga të drejtat më të rëndësishme në demokracitë e Evropës dhe ne duhet të bëjmë më të mirën tonë për të respektuar dhe mbrojtur këtë të drejtë themelore të qytetarëve tanë.

E vetmja gjë për të cilën nuk jam dakord është bojkotimi i Parlamentit.

Deputetët  janë zgjedhur për të përfaqësuar qytetarët brenda institucioneve shtetërore. Ata duhet që të kthehen në vendin e tyre të punës.

A mendoni se kryeministri Edi Rama duhet të dorëhiqet, në mënyrë që të formohet një qeveri teknike për të përmbushur kërkesat e opozitës?

Gjatë vizitës sime të fundit në Tiranë, kam dëgjuar thirrjen e opozitës për një qeveri teknike. Nuk e kuptoj se sa ky propozim do të kontribuojë në përmirësimin e situatës politike, ekonomike dhe sociale të Shqipërisë.

Një dorëheqje e mundshme e Edi Ramës, e ndihmon apo e pengon procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian?

Unë sapo erdha nga një vizitë në Mqedoni, i cili është një shtet me qeveri të përkohshme.

Ky vend fqinj i Shqipërisë është në një krizë të thellë politike që tashmë e ka dëmtuar rëndë ekonominë e vendit, reputacionin ndërkombëtar dhe perspektivën e saj për integrimin evropian. Fatmirësisht, Shqipëria është në një situatë shumë ndryshe.

Verën e kaluar, Parlamenti i Shqipërisë vendosi me mbështetjen e gjithë parlamentarëve të qeverisë dhe të opozitës për të zbatuar  një reformë gjyqësore gjithëpërfshirëse. Ky ishte një moment shumë i rëndësishëm.

Zbatimi i reformës së gjyqësorit do ta çojë Shqipërinë përpara procesit për anëtarësimin në Bashkimin Evropian. Ata që përpiqen ta bllokojnë ose pengojnë këtë reformë efektive dhe të besueshme, bllokojnë nisjen e negociatave për futjen e Shqipërisë në BE.

Cili është mendimi juaj, a ka qeveria aktuale kapacitet për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme?

Qeveria, Parlamenti, administrata zgjedhore, media, të gjitha partitë politike dhe të gjithë votuesit duhet të japin kontributin e tyre që të sigurojnë zgjedhje të lira e të ndershme në Shqipëri.

Qeveria dhe Parlamenti janë përgjegjëse për ligjin zgjedhor dhe reformimin e tij.

Administrata zgjedhore duhet të sigurojë një përgatitje dhe organizim profesional.

Media duhet të japë një zë për të gjitha palët dhe shqetësimet, duke respektuar dispozitat e ligjeve përkatëse. Palët duhet të emërojnë kandidatë pa dosje penale dhe duhet të heqin dorë nga përpjekja për të blerë vota.

Votuesit duhet të bëjnë një zgjedhje të vetëdijshme dhe t’ia japin votën atyre kandidatëve që ata i konsiderojnë më kompetentë, me integritet dhe kush mbron idetë e tyre politike.

Çfarë  rreziku mund t’i vijë Shqipërisë nëse reforma  në drejtësi nuk do të jetë implementuar deri në zgjedhjet e ardhshme?

Nëse procesi i verifikimit është i bllokuar dhe zbatimi i reformës në drejtësi nuk fillon, Bashkimi Evropian nuk do të jetë në gjendje që të fillojë bisedimet për pranimin e Shqipërisë si anëtare.

Para ditësh, jeni takuar me kryeministrin Edi Rama, liderin e opozitës Lulzim Basha dhe kryetarin e Parlamentit Ilir Meta. Pse nuk pati asnjë marrëveshje? Çfarë e pengon dialogun mes palëve?

Qëllimi i vizitës sime të fundit në Tiranë më 21 dhe 22 shkurt nuk ishte për të negociuar një marrëveshje midis partive politike shqiptare. Kjo u takon liderëve politikë.

Unë erdha të diskutoja raportin tim të fundit për Parlamentin Evropian rreth përgatitjeve të Shqipërisë lidhur me anëtarësimin në BE. Kisha për qëllim të mblidhja informacione në lidhje me fillim e procesit Vetting-ut dhe progresit të reformës në drejtësi.

Ka vend për ndërhyrjen e ndërkombëtarëve për zgjidhjen e krizës, në një skenar të ngjashëm me atë të vitit 2009 kur opozita e asaj kohe ankohej në lidhje me mënyrën se si u mbajtën zgjedhjet?

Kjo është detyrë e udhëheqësve politikë shqiptarë të cilët duhet të merren me sfidat politike në Shqipëri. Ndërmjetësimi ndërkombëtar ka kuptim vetëm kur kërkohet nga të gjitha palët e përfshira.

Çfarë sugjerimesh apo këshillash mund t’i jepni mazhorancës dhe opozitës? A keni ndonjë mesazh për ta?

Unë i bëj thirrje opozitës që të rinisë punën e saj në Parlament.

I bej apel qeverisë, Parlamentit, mazhorancës dhe opozitës, të bashkëpunojnë ngushtësisht me OSBE-në dhe ODIHR, në mënyrë që të sigurojnë zgjedhje demokratike.

Ato duhet të jenë të denja për një anëtar të ardhshëm të Bashkimit Evropian. TemA

Next Post
Policia në aksion/43 të arrestuar vetëm në një javë në Tiranë, ja për çfarë akuzohen

Policia në aksion/43 të arrestuar vetëm në një javë në Tiranë, ja për çfarë akuzohen

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Basha më kërkoi që të takoja Berishën”, Flamur Noka: E binda që të kandidonte në 2021

March 19, 2026
Taksë e re për naftën/ Do të krijohet rezerva 90 ditore për raste krizash, qytetarët do të paguajnë sërish për karburantet

Ekspertja: Çmimi i naftës së papërpunuar është rritur me 50%. Nuk jemi në situatë të mirë

March 19, 2026

Protesta e PD, Zaloshnja: Opozita ka humbur 400 mijë votues që nga viti 2021

March 19, 2026
Nazarko debat me Nokën: Ata që kanë proceset tuaja janë turpi drejtësisë?

Nazarko debat me Nokën: Ata që kanë proceset tuaja janë turpi drejtësisë?

March 19, 2026
Hoxha telefonatë me Konjufcën: Shqipëria mbetet e palëkundur në mbështetjen e gjithanshme për Kosovën

Hoxha telefonatë me Konjufcën: Shqipëria mbetet e palëkundur në mbështetjen e gjithanshme për Kosovën

March 19, 2026
“Ta tregoj unë në tunel ty”, prapaskenat e sherrit të kapitenit të Shqipërisë me serbin e Interit

“Ta tregoj unë në tunel ty”, prapaskenat e sherrit të kapitenit të Shqipërisë me serbin e Interit

March 19, 2026
E dhunuan në Vlorë, reagon avokati i Ilir Metës: Njëri më ofendoi, tjetri më goditi pas koke me një mjet prerës…

Kujtim Cakrani: Pse rrri Meta në paraburgim? Asnje provë dhe dëshmi nuk e implikon

March 19, 2026
Vendimi/ Qeveria i propozon Kuvendit 2 anëtarët e rinj të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë,  mes tyre ish-ministri

Investimet, qeveria miraton shpronësimet për projekte të reja në Elbasan, Shkodër dhe Maliq

March 19, 2026
“Ndodhën shpërthime të fuqishme”, shqiptari që jeton në Iran: Punova si…

“Ndodhën shpërthime të fuqishme”, shqiptari që jeton në Iran: Punova si…

March 19, 2026
Zogaj habitet nga përjashtimi i Salianjit: Kandidimi i tij i bën mirë PD-së, duket si parti ku…

Zogaj habitet nga përjashtimi i Salianjit: Kandidimi i tij i bën mirë PD-së, duket si parti ku…

March 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In