• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Fleckenstein- Bashës: Të protestosh është normale, të mos shkosh në punë jo! Po bllokohet reforma

by Java News
21/02/2017 20:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Do t’i sugjeroj Bashës të vazhdojë luftën e tij, por nuk duhet të bojkotojë Parlamentin”. Kështu deklaroi eurodeputeti Knut Flecktenstein për Top Channel, pak përpara se të shkonte në selinë e Partisë Demokratike për të takuar Lulzim Bashën.

Ai tha se takimin do ta bënte, sepse ka disa pengesa për Reformën në Drejtësi. “Zoti Basha, – tha eurodeputeti, – duhet të lejojë çdo deputet të jetë në Parlament, të bëjë punën e tij, pasi java e ardhshme është shumë e rëndësishme”.

Ndiqni intervistën e plotë, që gazetari Vladimir Lame bëri me eurodeputetin gjerman.

TCH: Zoti Fleckenstein, si e vlerësoni ecurinë e Reformës në Drejtësi pas takimeve me zotërinjtë Rama, Meta, Basha?

Knut Fleckenstein: Ne do të gjykojmë në vijimësi. E takoj në mënyrë të veçantë zotin Basha, sepse janë krijuar disa pengesa në këtë drejtim mesa duket. Ne mendojmë se zbatimi praktik i Reformës në Drejtësi është një nga gjërat më të rëndësishme, e kur shohim pengesa të tilla, duhet të shohim për të gjetur zgjidhje konkrete. Kjo duhet të ndodhë deri në fund të javës së ardhshme, kohë kur do të instalohen komisionet parlamentare për “vettingun” dhe çdo deputet duhet të shkojë të jetë aktiv në punimet e Parlamentit dhe të bëjë punën e tij.

TCH: Ky ishte apeli juaj për zotin Basha, i cili po proteston me opozitën?

Knut Fleckenstein: Po, ky është një apel i drejtuar atij. Unë mendoj që të protestosh është normale, të ndryshosh qeverinë po ashtu. Të mos shkosh të punosh nuk është aspak normale.

TCH: Çfarë i sugjeron udhëheqësit të opozitës në këtë mënyrë?

Knut Fleckenstein: I them të vijojë protestën e tij, nëse dëshiron, por jo të bojkotojë Parlamentin.

TCH: A ka mundësi që në vjeshtë Shqipëria të hapë zyrtarisht negociatat e anëtarësimit?

Knut Fleckenstein: Po, nëse ju vijoni të zbatoni praktikisht procesin e nisur të “vettingut”, të thelloni Reformën në Drejtësi. Nëse zgjedhjet e qershorit mbahen të lira dhe të ndershme, pa probleme të mëdha, negociatat mund të hapen. Pra mbetet të punoni në këtë drejtim.

TCH: Zgjedhjet janë një parakusht për negociatat?

Knut Fleckenstein: Unë nuk do të thoja që janë një kusht i shprehur, por që nënkuptohet edhe pa u deklaruar. Një shtet, i cili nuk arrin të realizojë zgjedhje të lira dhe të ndershme, nuk mund të përfshihet në negociata për anëtarësim në BE. Gjithsesi, unë besoj se komisionet e monitorimit të reformës, që ne do të sjellim këtu këto ditë, do të na paraqesin një pamje më të qartë edhe mbi përgatitjet për zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Next Post
Zinedin Zidane: Barça nuk është fare në krizë

Zinedin Zidane: Barça nuk është fare në krizë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kasmi: Enver Hoxha dha urdhër që asnjë gjerman të mos dalë gjallë. Luftë e vërtetë në Tiranë!

A ka ardhur koha që ambasadat perëndimore t’i kthehen diplomacisë klasike?

March 13, 2026
SHBA-të ‘frenojnë’ Izraelin: Stop me sulmet mbi naftën iraniane!

Kush po e fiton luftën e narrativës? Makineria e propagandës së Iranit përpiqet të “blejë” botën

March 13, 2026
E rëndë! 32-vjeçari shqiptar gjendet i pajetë në një hotel në Itali

E rëndë! 32-vjeçari shqiptar gjendet i pajetë në një hotel në Itali

March 13, 2026
Dy automjete përplasen kokë më kokë në Fier, dy të lënduar

Dy automjete përplasen kokë më kokë në Fier, dy të lënduar

March 13, 2026
Ibrahimaj: Program mbështetjeje për përpunimin e mishit dhe ligj për produktet “Made in Albania”

Ibrahimaj: Program mbështetjeje për përpunimin e mishit dhe ligj për produktet “Made in Albania”

March 13, 2026
Tragjedi në Itali! Ra nga ballkoni, ndërron jetë në spital 20-vjeçarja shqiptare

Tragjedi në Itali! Ra nga ballkoni, ndërron jetë në spital 20-vjeçarja shqiptare

March 13, 2026
Mbërriti në gjendje të rëndë në pediatrinë e Korçës, niset drejt Tiranës foshnja 2-muajshe

Mbërriti në gjendje të rëndë në pediatrinë e Korçës, niset drejt Tiranës foshnja 2-muajshe

March 13, 2026
Përshkallëzohet kriza e naftës, Irani përdor Hormuzin si armë kundër SHBA-së dhe Izraelit

Përshkallëzohet kriza e naftës, Irani përdor Hormuzin si armë kundër SHBA-së dhe Izraelit

March 13, 2026
OSHEE rrit pagat e punonjësve, përfitojnë mbi 3 mijë elektricistë dhe inxhinierë

OSHEE rrit pagat e punonjësve, përfitojnë mbi 3 mijë elektricistë dhe inxhinierë

March 13, 2026
FT: Franca dhe Italia fillojnë bisedimet me Iranin për Ngushticën e Hormuzit

FT: Franca dhe Italia fillojnë bisedimet me Iranin për Ngushticën e Hormuzit

March 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In