• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Flasin vëllezërit e vrasësit të gruas në Maliq: Doktori tha ti je i sëmurë, ajo bën vetë…

by A R
10/08/2023 14:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një krim shumë i rëndë ndodhi në fshatin Zëmblak të Maliqit më 29 Korrik. Luiza Mullali, 46 vjeçe u vra nga bashkëshorti i saj Gjergji Mullali. Ky i fundit vrau veten një ditë më pas.

Kjo ngjarje e rëndë tronditi opinionin publik në të gjithë Shqipërinë. Emisioni Uniko nga gazetari Spartak Koka, solli detaje të reja në lidhje me këtë rast. Në studio ishin ftuar dy vëllezërit e Gjergjit, Gazmond dhe Arben Mullalli.

Arbeni tregoi se kjo ngjarje mund të parandalohej. Ai u shpreh se familja Mullalli i ka kërkuar familjes së Luizës që ta bisedonin këtë problem, por është refuzuar nga babai i saj. Sipas tij, Luiza nuk e dëgjonte Gjergjin.

Ai rrëfeu edhe një episod që sipas tij, ka ndodhur disa vite më parë kur po shkonin në fshatin Pojan. Arben Mullalli rrëfeu se të gjithë u alarmuan kur panë Luizën të sëmurë dhe që nxirrte shkumë nga goja, por më pas në taksi, ajo hipi me këmbët e veta. Sipas Arbenit, doktori ka thënë që ajo bënte vetë dhe nuk kishte asnjë problem.

Arben Mullalli: Mund të parandalohej. Nuk e mbaj mend vitin, i kemi kërkuar të atit të vajzës, kishim ca probleme dhe të vinin të bisedonin. Përgjigja e tij e parë ishe, vajza ka tre fëmijë, atje të bëjë si të dojë, mua me këto probleme mos më thërrisni më. Fillojmë për këtë problemin e sotshëm. Babain e kemi të moshuar dhe na bie ne barra. Nga Amerika marr vëllain në telefon dhe i them meqenëse ti je nga ana që hytë mbles, thojini prapë që duam të bisedojmë që ta sheshojmë këtë problem.

Spartak Koka: Kush ishte problemi që duhej sheshuar?

Arben Mullalli: Problemi ishte ky që gruaja e atij nuk e dëgjonte.

Spartak Koka: Çfarë do të thotë që nuk e dëgjonte?

Arben Mullalli: Për shembull ikte në Greqi dhe nuk e pyeste, fare.

Spartak Koka: Këto probleme kanë lindur që në Greqi, apo u theksuan më shumë gjatë kohës kur u kthyen në Shqipëri?

Arben Mullalli: Këtë konflikt e kanë filluar pas dy fëmijëve të parë që e kuptuam ne se ata rrinin në Greqi. Ajo ka ardhur nga Greqia në Shqipëri që të martonte vëllanë në fshatin Pojan. Unë kam shkuar me makinën time, kur deri në një moment të caktuar kjo u bë e sëmurë. Na alarmoi. Dola përjashta e shikoj vëllain, e kishte marrë në krahë. Çfarë ke more? O burrë më merr fëmijët më tha mua, e kam gruan e sëmurë.

Spartak Koka: Çfarë kishte?

Arben Mullalli: Kur e shikoj në krahë kjo nxirrte shkumë nga goja, kur shikoj që e lëshoi në taksi ajo hipi me këmbët e saj. Unë mora fëmijët dhe shkova në shtëpi, ky zuri taksi. Shkuan në spital, i tha doktori këtij personi (i drejtohet vëllait në studio), ore çfarë e ke. Unë e kam kunatë tha. Kjo është mirë s’ka asgjë, ti je i sëmurë, tha, kjo bën vetë.

Spartak Koka: Janë akuza të forta këto. Unë i them ashtu siç e kam në zemër, nuk di të gënjej.

Vëllai tjetër, Gazmondi, tregoi se Gjergji jetoi dhe punoi në Greqi për 25 vite. Ai u martua me Luizën me mbles.

“Për këtë kishte hyrë vjehrri im se ish-kunatën time e kishte mbesën e të motrës”, tha ai.

Megjithatë, Gazmondi thotë se ishte e qartë se ata nuk shkonin mirë si çift.

“Morën një shtëpi më poshtë. Nuk shkonin mirë në atë periudhë. Kam qenë vetë. Ka ardhur edhe motra e Amerikës. Shikoheshim në sy, por s’ke çfarë t’i bësh. Nuk e kishin nivelin e një çifti që të bisedojnë për problemet që ka familja, për fëmijët, për ecurinë, për çdo gjë. Ne shqiptarët e kishim që pastërtia të jetë një çikë, nuk ishte në atë nivel”, tha ai.

/a.r

Next Post
“Këtu jam me fytyrë, nuk kam frikë prej tyre”, kush ishte kandidati për president që u ekzekutua në Ekuador

“Këtu jam me fytyrë, nuk kam frikë prej tyre”, kush ishte kandidati për president që u ekzekutua në Ekuador

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dorëzoi “El Mencho-n” te autoritetet meksikane? Modelja e “OnlyFans” mohon lidhjen me bosin e drogës

Dorëzoi “El Mencho-n” te autoritetet meksikane? Modelja e “OnlyFans” mohon lidhjen me bosin e drogës

February 24, 2026
Aksidentoi për vdekje fëmijën 7-vjeçar dhe u largua nga vendngjarja, policia arreston shoferin

Aksidentoi për vdekje fëmijën 7-vjeçar dhe u largua nga vendngjarja, policia arreston shoferin

February 24, 2026
“Rumuni me precedentë në Greqi, kishte hyrë disa herë në Shqipëri”, zbardhen detaje nga dosja hetimore për vrasjen e Renato Hoxhajt

“Rumuni me precedentë në Greqi, kishte hyrë disa herë në Shqipëri”, zbardhen detaje nga dosja hetimore për vrasjen e Renato Hoxhajt

February 24, 2026
“Ta plas kokën, veç hani e dh*ni, kafshë, idiote”, mësuesja dhunon dhe fyen nxënësit në klasë

“Ta plas kokën, veç hani e dh*ni, kafshë, idiote”, mësuesja dhunon dhe fyen nxënësit në klasë

February 24, 2026
U largua nga drejtimi i koalicionit, Dashamir Shehi: Bëhet politikë edhe pa mua! Berisha konsumoi opozitën

Situata politike në vend/ Shehi: Të gjithë pushtetin e ka Edi Rama, zgjidhjet e përfolura nuk vlejnë më

February 24, 2026
Akuzohej për heroinë të kapur në një Porsche Cayenne/ Media spanjolle: Biznesmeni i njohur shqiptar shpallet i pafajshëm

Akuzohej për heroinë të kapur në një Porsche Cayenne/ Media spanjolle: Biznesmeni i njohur shqiptar shpallet i pafajshëm

February 24, 2026
Dorëhiqet drejtoresha e Luvrit pas vjedhjes spektakolare të stolive të kurorës franceze. Reagon Macron

Dorëhiqet drejtoresha e Luvrit pas vjedhjes spektakolare të stolive të kurorës franceze. Reagon Macron

February 24, 2026
“Ky sport është i paparashikueshëm”, flet skiatori që mbajti flamurin e Shqipërisë në Lojërat Olimpike Dimërore

“Ky sport është i paparashikueshëm”, flet skiatori që mbajti flamurin e Shqipërisë në Lojërat Olimpike Dimërore

February 24, 2026
“Rusia nuk mposhtet nga ju”, Putin i drejtohet Europës: Do pendoheni për kërcënimet bërthamore!

“Rusia nuk mposhtet nga ju”, Putin i drejtohet Europës: Do pendoheni për kërcënimet bërthamore!

February 24, 2026
“Epsteini” ynë

Një poshtërim i panevojshëm për familjen Jashari

February 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In