• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Të njohurit e Qosajt: U sëmur pas fatkeqësive familjare, nuk pranonte të vizitohej

by A R
03/09/2016 09:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Fatkeqësitë familjare dyshohet se e çuan autorin e vrasjes së policit në gjendjen e rënduar mendore. Sipas banorëve të Torovicës, nga David Qosaj nuk kishin pasur asnjë shqetësim, veç faktit se ai qëndronte i vetmuar dhe nuk fliste me të tjerët. Prej dy vitesh Qosaj jetonte i vetëm në banesë. Babai i tij kishte ndërruar jetë prej vitesh, ndërsa e ëma, e paralizuar, jetonte te djali tjetër në Itali.

Pesë vite më parë, njëri prej vëllezërve të 30­vjeçarit kishte humbur jetën si pasojë e një aksidenti, duke e rënduar gjendjen psikologjike të David Qosajt. Nga ana e banorëve të zonës mësohet se për afro 3 vite, i riu kishte nisur të shfaqte shenjat që sollën krimin e djeshëm. “Shumë rrallë u shihte të dilte në fshat gjatë viteve të fundit. Megjithatë, ai asnjëherë nuk kishte shfaqur shenja agresiviteti dhe ishte një tip i qetë”, flasin banorët. Me gjithë shenjat, as vetë David Qosaj e as familjarët e tij nuk e kishin drejtuar për te mjeku përkatës, por prej 2 vitesh e lanë të jetonte i vetëm në Torovicë, ndërkohë që sëmundja po përparonte.

“Unë e njoh shumë mirë autorin e kësaj ngjarjeje. Ai nuk ka qenë person problematik, ndonëse prej tre vitesh mendoj se ka qenë i sëmurë. Davidi më shumë qëndronte në vetmi, nuk dilte nga banesa dhe nuk kujdesej për veten. Kohët e fundit e kam parë që dilte në fshat, por në asnjë rast nuk ka krijuar konflikte dhe probleme. Ai prej shumë vitesh qëndronte i vetëm, pasi nëna e tij ishte e paralizuar dhe kishte shkuar në Itali tek i biri për të jetuar. Me sa di unë kanë dashur ta marrin edhe Davidin atje, por nuk ka pranuar që të shkonte në Itali”, thotë Ded Çuni, banor i Torovicës.

Ai tregon se shpeshherë në Shqipëri vinte i vëllai dhe kujdesej për të, por 30­vjeçari nuk pranonte që të vizitohej. “Përgjatë 5 orëve kemi përjetuar frikë të gjithë në fshat, pasi të shtënat e armëve nuk kanë pushuar gjatë gjithë kohës”.

Nga të dhënat e para dyshohet se arma e llojit automatik ka mbetur në banesën e familjes Qosaj që prej trazirave të vitit 1997. Autori e ka marrë dje armën, duke qëlluar me të në drejtim të malit. Nga breshëria e plumbave ka marrë zjarr masivi pyjor. Banorët lajmëruan policinë dhe zjarrfikësit, të cilët u ballafaquan në vendngjarje me kundërpërgjigjen me automatik nga ana e David Qosajt. Vetëm pas 6 orësh u arrit të bëhej ndalimi i autorit, i cili ekzekutoi efektivin e Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë, Ardian Kodra./panorama/r.a

Next Post
Pas vrasjes së efektivit të FNSH-së, pezullohet drejtori i Policisë Lezhë

Pas vrasjes së efektivit të FNSH-së, pezullohet drejtori i Policisë Lezhë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ministri Hoxha takon ambasadorin serb: Të respektohen të drejtat e shqiptarëve në Preshevë

Ministri Hoxha takon ambasadorin serb: Të respektohen të drejtat e shqiptarëve në Preshevë

April 8, 2026
Tensioni në rritje, Koreja e Veriut lëshon raketa balistike drejt Jugut dhe detit të Japonisë

Tensioni në rritje, Koreja e Veriut lëshon raketa balistike drejt Jugut dhe detit të Japonisë

April 8, 2026
Kandidat i PD për Tiranën? Alimehmeti: E vendos Kryesia! Flor Binaj dha kontribut, por s’futemi në zgjedhje me…

Kandidat i PD për Tiranën? Alimehmeti: E vendos Kryesia! Flor Binaj dha kontribut, por s’futemi në zgjedhje me…

April 8, 2026
Kryeministri izraelit: Një armëpushim me Iranin nuk do të përfshijë Hezbollahun! Ne do të vazhdojmë ta godasim

Kryeministri izraelit: Një armëpushim me Iranin nuk do të përfshijë Hezbollahun! Ne do të vazhdojmë ta godasim

April 8, 2026
Fjalëkryqi i Kosovës: President i ri apo sërish zgjedhje?

Fjalëkryqi i Kosovës: President i ri apo sërish zgjedhje?

April 8, 2026
Plani me 10 pika për armëpushimin në Iran, reagon Trump: Mashtrues dhe sharlatanë po përhapin dokumente të rreme

Plani me 10 pika për armëpushimin në Iran, reagon Trump: Mashtrues dhe sharlatanë po përhapin dokumente të rreme

April 8, 2026
“Ose Meksikë, ose nuk luajmë në Botëror”/ Irani vijon me kërcënimet për Botërorin, çfarë ndodh me Italinë

“Ose Meksikë, ose nuk luajmë në Botëror”/ Irani vijon me kërcënimet për Botërorin, çfarë ndodh me Italinë

April 8, 2026
Lapaj nga Mallakastra: Këtu nafta derdhet si mall pa zot, ndërsa shqiptarët paguajnë ndër çmimet më të larta

Lapaj nga Mallakastra: Këtu nafta derdhet si mall pa zot, ndërsa shqiptarët paguajnë ndër çmimet më të larta

April 8, 2026
Zgjedhja e Presidentit të Kosovës/ Haxhiu: Uroj që të mos vijë situata që të shpall datën e zgjedhjeve

Zgjedhja e Presidentit të Kosovës/ Haxhiu: Uroj që të mos vijë situata që të shpall datën e zgjedhjeve

April 8, 2026
“Uroj të jenë Pashkët tuaja të fundit”/ Ish-ministri turk deklaratë provokuese për Qipron

“Uroj të jenë Pashkët tuaja të fundit”/ Ish-ministri turk deklaratë provokuese për Qipron

April 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In