• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, January 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Flasin oficerët për ekzekutimin e policit: Viktima po dridhte një cigare te shkallët. Ludiani më tha shtyhu para se ta vriste

by Java News
25/05/2022 17:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Të tjera detaje kanë dalë në dritë nga vrasja e policit të komisariatit numër 3, Çush Saliasi nga dora e kolegut të tij.

Bazuar në dëshmitë e dy kolegëve të tij pranë Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, mësohet se njëri nga kolegët e pyeti 25-vjeçarin Ludian Zaimi se përse ishte i mërzitur?.

Dëshminë e jep polici K.Q., bëjnë me dije burimet policore, që duke iu referuar atij, citojnë.

“Në momentin kur ka ndodhur ngjarja, unë isha në pjesën e oborrit të komisariatit. Çaush Saliasi ishte tek shkallët dhe po dridhte një cigare. U përshëndeta me të. Në këtë moment, pashë Ludian Zaimin që doli nga klasa dhe erdhi pas meje. Në këtë moment, e pyeta si je?

Pse je i mërzitur? Dhe ai m’u përgjigj: ‘Nuk kam gjë po shtyhu mbrapa’. Unë e pyeta çfarë ke, pse të shtyhem dhe ai më tha prapë: ‘Shtyhu, shtyhu’. Në këtë moment, ai nxjerr armën dhe unë i thashë çfarë po bën. Nuk m’u përgjigj dhe duke ia drejtuar Çaushit, i tha: ‘Tani do sqarohemi’. Çaushi u ngrit në këmbë dhe po hynte tek klasa që të shmangej, por Ludiani fillloi të qëllojë mbi të. Çaushi ra për tokë, kurse Ludiani po qëllonte mbi të edhe pse ai ishte shtrirë”.

Burimet thanë se në banesën e policit 25-vjecar, kur agjentët shkuan për të kontrolluar, i gjetën atij një recetë nga mjekja psikiatre A.Rreli që ishte lëshuar në datën 7 korrik 2021.

Ky medikament, lexonte “AstraZeneca”, thanë burimet e sigurta policore, që detajuan se medikamenti kishte mbishkrimin “Seroquel 25 mg”.

Ky ilaç, bëhet me dije, është përcjellë nga policia që po heton ngjarjen e rëndë drejt mjekësisë ligjore për të marrë një përgjigje zyrtare se për çfarë diagnoze përdoret.

Është e domosdoshme marrja e përgjigjeve nga mjekja psikiatre, shtuan burimet pasi policia ka urdhëruar këqyrjen e kartelës së policit që ishte në detyrë prej 18 muajsh.

Pra, menjëherë pasi ishte diplomuar në akademinë e sigurisë si polic dhe shërbente në patrullën e përgjithshme të policisë Tiranë.

“Kam dyshime se kolegu im e ka kryer vrasjen me paramendim”, – deklaroi oficeri tjetër, B.D., që sipas burimeve pranë komisariatit numër 3, ai la makinën të ndezur para komisariatit.

Oficeri, bëhet me dije se veç përgjigjes së shkurtër që dha paraprakisht, nuk ka pranuar të japë deklarime me arsyetimin se “jam i rënduar psikologjikisht”./si/m.j

Next Post
Një foto për gjuhën e paqes/ Mesazhi që përcjell futbolli, tifozët e Romës dhe Feynoord lënë pas rivalitetin

Një foto për gjuhën e paqes/ Mesazhi që përcjell futbolli, tifozët e Romës dhe Feynoord lënë pas rivalitetin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Foltore 2”, opozita proteston sërish para Kryeministrisë

Sot protesta e opozitës, mungojnë organizimet në degët lokale, protestuesit do udhëtojë me..! Plani i masave nga policia

January 24, 2026
Dënimi në Greqi?/ Ja shkresa e Irena Gjokës drejtuar KLGJ-së: Nuk u informova për gjyqin në 2005. Vendimi, jo i formës së prerë!

Irena Gjoka mohon akuzat/ Avokati: Lojë politike, vendim i shuar! Ndikim i pastër i shërbimeve greke…

January 24, 2026
Moti për sot i paqëndrueshëm, zonat ku do ketë reshje shiu dhe dëbore

Këtë të Shtunë, mot i paqëndrueshëm me reshje shiu në të gjithë territorin! Ja sa do të shënojë termometri

January 24, 2026
Kokainë dhe baste sportive në lokal, arrestohet pronari/ E pësojnë dhe 14 persona për moskallëzim krimi

Kokainë dhe baste sportive në lokal, arrestohet pronari/ E pësojnë dhe 14 persona për moskallëzim krimi

January 24, 2026
VIDEO-Moti ekstrem në SHBA, temperaturat zbresin deri në -46°C! Gjendje e jashtëzakonshme në 12 shtete

VIDEO-Moti ekstrem në SHBA, temperaturat zbresin deri në -46°C! Gjendje e jashtëzakonshme në 12 shtete

January 24, 2026
Kontrabandë me karburant, arrestohet punonjësi i policisë

I morën ryshfet 270 mijë lekë një personi/ Masat e sigurisë që u vendosën për 3 efektivët e policisë

January 24, 2026
Ditë zie për KF Tirana, ndërron jetë në kryeqytet vajza e futbollistit Freddy Alvarez

Ditë zie për KF Tirana, ndërron jetë në kryeqytet vajza e futbollistit Freddy Alvarez

January 24, 2026
Samiti trepalësh në Abu Dhabi-Rusia këmbëngul në kontrollin e Donbasit/ Ukraina: Çështja territoriale thelbësore për paqen

Samiti trepalësh në Abu Dhabi-Rusia këmbëngul në kontrollin e Donbasit/ Ukraina: Çështja territoriale thelbësore për paqen

January 24, 2026
Nuk ka paqe pa Donbasin! Rezultatet e takimit Rusi-Ukrainë në Abu-Dhabi

Nuk ka paqe pa Donbasin! Rezultatet e takimit Rusi-Ukrainë në Abu-Dhabi

January 23, 2026
“Bordi i Paqes njohje ‘de facto’ për Kosovën, lajm i mirë për shqiptarët”

“Bordi i Paqes njohje ‘de facto’ për Kosovën, lajm i mirë për shqiptarët”

January 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In