• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

I flasin Merkelit keq për ne?

by Alba Malltezi
25/04/2018 20:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Alba Malltezi/ 

Që ëndrra jonë e vjetër sa luftërat tona për të zmbrapsur orientalët e vrazhdë nga malet e toka jonë, për t’u ndjerë e për të qenë Europianë, të realizohet, duhet punë, përkushtim e seriozitet. Më shumë se asnjëherë tjetër, pikërisht tani, në këtë hapësirë dhe kohë, fjalët janë të tepërta dhe shqiptarët, qeveria e Shqipërisë, mund të flasin para të gjithëve vetëm me punën tonë.

Perëndimi, BE e SHBA, nuk e ngritën mirëqenien e tyre dhe demokracinë më të lartë për dinjitetin njerëzor në fjalët e “bukura” që liderë të ndryshëm që dolën viteve, shprehën. Të ishte kështu, Hitleri do të jetonte shumë më gjatë me artikulimet e tij nacionaliste e racore që preknin insktiktet më të ulëta të gjermanëve apo europianëve në krizë identiteti ato kohë. Por kaluan vitet dhe individë si Hitleri, Duçe, hipnotizuan, por nuk e patën të gjatë. Gjermanë, italianë e europianë hapën sytë e panë se punët e diktatorëve ishin të ndryshme nga të atyret të bukura fjalë. Dhe reaguan. Ndaj demokracia dhe civilizimi, deri më tani, janë historia më e gjatë dhe më e bukur në Evropë.

Në historinë e njerëzimit, vetëm një ndërgjegje, që filozofët më të mirë gjermanë, rusë e austriakë e emërtuan të nivelit të tretë e të katërt, atë të ndriçimit, mund të dallojë, të shohë qartë. Një shoqëri që shijon lirinë, arrin të dallojë. Disa nga qytetarët më të mirë amerikanë e europianë, arrijnë të kuptojnë, nëse shqiptarët, me punën dhe jo me fjalët e tyre, janë të denjë, të aftë t’i afrohen familjes së madhe perëndimore, ku jo vetëm mirëqenia materiale, por mbi të gjitha ajo mendore e shpirtërore, kanë arritur me punë e sakrifica shkallën më të lartë.

Prandaj, fjalët e tepërta që po thuhen sot poshtë e lart, nga shqiptarë e të huaj të këqij e ziliqarë, janë të panevojshme. Janë si ato retë e zeza që kalojnë me në sfond një qiell të kaltërt, të qartë. Çfarë bëjnë me këto thirrje ndjellakeqëse politikanë, analistë, gazetarë shqiptarë? Kërkojnë që me retorikën e tyre Merkel të kuptojë e të reflektojë? Sa mbivlerësojnë të vetat fjalë!

Vetëm një gjë do të vendosë rrugëtimin e Shqipërisë drejt botës se Artë: Puna, hapat seriozë për një shtet demokrat e njerëzor. A do të marrim zemrën e shteteve europiane që janë ende skeptikë për këtë? Ambasadorët më të rëndësishëm në Tiranë, ai i SHBA, delegacionit të BE, ambasadorët e vendeve fqinje, shprehen optimistë dhe të surprizuar me punën e mirë dhe serioze që në pak vite ne shqiptarët po tregojmë se sa dëshirë të madhe kemi të bëjmë shtet.

A është e mjaftueshme kjo që po bëhet sot? Ende jo. Në fakt është vetëm trokitja në një derë, por edhe ky është një fillim që tregon dëshirën tonë. Në këtë derë, shqiptarët, shpresoj, po trokasin me zemër në dorë e me buzëqeshjen e një bujtësi të sinqertë. Eshtë e vërtetë, pas krahëve të kujt sot po troket ka zhurmues që bërtasin e thonë: Mos e hapni këtë derë sepse kush po troket është komit, është ende jocivil e i paaftë.

Por për të mbushur mendjen e Merkelit, fjalët e këqija nuk mjaftojnë.

Next Post
Testi që zbulon frikën më të madhe kur jeni në lidhje dashurie

Më të mirët në shtrat, sipas shenjës së horoskopit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Zemra e Evropës sonte rreh më fort në Hungari”/ Von der Leyen dhe Macron urojnë rivalin e Orban për fitoren

“Zemra e Evropës sonte rreh më fort në Hungari”/ Von der Leyen dhe Macron urojnë rivalin e Orban për fitoren

April 12, 2026
Viktor Orban pranon humbjen, uron rivalin Peter Magyar për fitoren në zgjedhjet parlamentare në Hungari

Viktor Orban pranon humbjen, uron rivalin Peter Magyar për fitoren në zgjedhjet parlamentare në Hungari

April 12, 2026
Lideri i opozitës shpall fitoren e zgjedhjeve: Faleminderit Hungari/ Heshtje në kampin e Viktor Orban

Lideri i opozitës shpall fitoren e zgjedhjeve: Faleminderit Hungari/ Heshtje në kampin e Viktor Orban

April 12, 2026
Numërohen 45.7% e kutive të votimit në Hungari, ja si ndahen 199 vendet e Parlamentit

Numërohen 45.7% e kutive të votimit në Hungari, ja si ndahen 199 vendet e Parlamentit

April 12, 2026
Zgjedhjet parlamentare në Hungari, cili është roli i Viktor Orban dhe interesi që ka Moska

Zgjedhjet parlamentare në Hungari, cili është roli i Viktor Orban dhe interesi që ka Moska

April 12, 2026
Hungari, numërohen 14.7% të kutive, opozita kryeson ndaj Orbanit

Hungari, numërohen 14.7% të kutive, opozita kryeson ndaj Orbanit

April 12, 2026
Prapaskenat e negociatave/ Jo vetëm Hormuzi dhe uraniumi, çfarë kërkoi tjetër Irani që nuk u pranua nga SHBA

Prapaskenat e negociatave/ Jo vetëm Hormuzi dhe uraniumi, çfarë kërkoi tjetër Irani që nuk u pranua nga SHBA

April 12, 2026
Kartë identiteti digjitale/ Depozitohet sërish projektligji, parashikon portofol elektronik për qytetarët

Kartë identiteti digjitale/ Depozitohet sërish projektligji, parashikon portofol elektronik për qytetarët

April 12, 2026
Arrestohet një tjetër kundërshtar i Erdogan në Turqi, i vihen prangat liderit të opozitës në Ankara!

Arrestohet një tjetër kundërshtar i Erdogan në Turqi, i vihen prangat liderit të opozitës në Ankara!

April 12, 2026
Fëmija humbi jetën pasi ra nga ballkoni i pallatit, Policia zbulon detajet e ngjarjes tragjike: Ishte me nënën në banesë kur…

Fëmija humbi jetën pasi ra nga ballkoni i pallatit, Policia zbulon detajet e ngjarjes tragjike: Ishte me nënën në banesë kur…

April 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In