• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Flasin mafiozët e “shkollës së vjetër”/ Shqiptari John Alite: Gangsterët e sotëm budallenj, kërcënojnë në rrjete sociale e postojnë foto

by Java News
12/10/2021 18:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kur John Alite ishte pjesë e familjes mafioze Gambino në Nju-Jork, kërcënimet ndaj të tjerëve bëheshin me thika, plumba dhe shkopa bejsbolli. Por a ndodhte që një mafioz që kishte respekt maksimal për veten t’i bënte dikujt një ofertë që nuk mund ta refuzonte përmes mesazheve? Sigurisht që jo.

“Çdokush që dërgon mesazhe të këtij lloji me celular apo me rrjete sociale, nuk ia ka haberin se çdo të thotë të jesh gangster,” ironizon 59-vjeçari shqiptar Alite, duke folur për mediat britanike.

“Është veprim i turpshëm. Të gjithë mund të bëjnë të fortin në telefon. Nuk e paralajmëron dot dikë kur je gati të shkaktosh dhunë ekstreme”.

Ankesa e Alite është një vajtim mes mafiozëve të “shkollës së vjetër” të Nju Jrokut, të cilët po u bëjnë thirrje të rinjve të sotëm që të heqin dorë nga përdorja e telefonave dhe rrjeteve sociale.

Një padi federale e muajti të kaluar zbuloi një të ri të kërcënonte një zyrtar të sindikatës përmes një teksti në rrjetet sociale duke shkruar: “Kjo është hera e dytë që të shkruaj, nuk do të ketë një herë të tretë”.

Kërcënimi përfundoi në duart e policisë, gjë që i ndihmoi për të arrestuar 16 anëtarë të familjes së krimit Colombo, përfshirë edhe kapon e vjetër Andre Russo, 87 vjeç, të cilët janë të gjithë në pritje të gjyqit.

Për Anthony Russo, një ish-kapo i familjes Colombo dikur, “gangsterët janë zbutur”. “Nëse do të bësh diçka, mund të trokasësh në derën e FBI-së dhe t’u thuash se çfarë do të bësh, përpara se ta bësh,” thotë me ironi 60-vjeçari.

“Atëherë nuk flisnim në telefon ose t’i shkruanim dikujt diçka por shkonim ta bënim atë që donim direkt, por këta djemtë e rinj mendojnë se janë më të zgjuar se të vjetërit, ata mendojnë se janë më të zgjuar se të gjithë,” thotë ai.

Ish-grupet e Russo-s, nga klani i famshëm i Colombo-ve, një nga 5 familjet që përbënin mafian italo-amerikane të Nju Jorkut, akuzohet për zhvatje, mashtrim e trafik droge.

Prokurorët thonë se ata terrorizuan zyrtarët për të lidhur kontrata me miqtë e tyre mafiozë dhe plaçkitën para nga fondi fitimprurës i kujdesit shëndetësor i sindikatës.

“Unë do ta vë atë në tokë para gruas dhe fëmijëve të tij,” Vincent Ricciardo, një mafioz 75-vjeçar me nofkën Vinny Unions, u dëgjua duke thënë për një viktimë të mundshme në një regjistrim të FBI-së.

Ekspertët e mafias thonë se përfshirja personale e veteranëve të moshuar si Ricciardo dhe Andrew Russo në punën e përditshme të mafies nxjerr zbuluar mungesën e besimit të tyre në brezin e ri.

Dhe me një arsye të mirë: këshilltari i fundit që do të përballet me arrestimin, 66-vjeçari i familjes Colombo, Ralph DiMatteo, u detyrua të dorëzohej pasi djali i tij postoi në Twitter një fotografi të tij duke pushuar në një pishinë në Florida.

‘Sa budalla je? Ti e di që babai jot është në arrati dhe po poston fotografi në internet. Babai i tij duhet t’i thyejë këmbët, “shton Russo, i cili u burgos për 35 muaj.

Permes ketyre pasazhe, ish gangsteri i famshem shpjegon dhe mungesen e konspirativitetit ne radhet e mafiozeve, te cilet per shkaqe banale sipas tij, perfundojne ne burgje.

Next Post
Faktet: Çmimi i energjisë nuk është rritur, enigma e gabimit “të pafajshëm”

Faktet: Çmimi i energjisë nuk është rritur, enigma e gabimit "të pafajshëm"

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Horoskopi ditor për nesër, e enjte 18 korrik 2024

Horoskopi ditor për nesër, e diel 8 mars 2026

March 7, 2026
Efektivi i policisë shkencore u arrestua gjatë aksionit në Vlorë me urdhër të SPAK! Ja akuzat me të cilat përballet

Efektivi i policisë shkencore u arrestua gjatë aksionit në Vlorë me urdhër të SPAK! Ja akuzat me të cilat përballet

March 7, 2026
Mediu për “Gërdecin”: Procesi ndaj meje sajesë politike, nga hetimet rezultoi se nuk kam përfituar asgjë

Mediu për “Gërdecin”: Procesi ndaj meje sajesë politike, nga hetimet rezultoi se nuk kam përfituar asgjë

March 7, 2026
“Irani do të goditet shumë rëndë”/ Teherani reagon pas paralajmërimit të Trump: Do ndërmarrim veprime kundër armikut

“Irani do të goditet shumë rëndë”/ Teherani reagon pas paralajmërimit të Trump: Do ndërmarrim veprime kundër armikut

March 7, 2026
Rama habitet nga fjalët e biznesmenes: Do të kujdesem personalisht që ta marrësh lejen bashkë me medaljen

Rama habitet nga fjalët e biznesmenes: Do të kujdesem personalisht që ta marrësh lejen bashkë me medaljen

March 7, 2026
“Korridori VIII, 33 km i kontraktuar nga ARRSH”, ministri Karakaçi: Janë marrë të gjitha masat, s’ka ndalesa në punime

“Korridori VIII, 33 km i kontraktuar nga ARRSH”, ministri Karakaçi: Janë marrë të gjitha masat, s’ka ndalesa në punime

March 7, 2026
Jola Hysa u largua nga PD me kritika të forta, vjen reagimi i Sali Berishës

Jola Hysa u largua nga PD me kritika të forta, vjen reagimi i Sali Berishës

March 7, 2026
Detajet, ja pse operacioni i SPAK në Vlorë dyshohet se është dekonspiruar

Detajet, ja pse operacioni i SPAK në Vlorë dyshohet se është dekonspiruar

March 7, 2026
Bllokimi i aksit Librazhd-Prrenjas, Rama banorëve: S’u shemb nga korrupsioni, por nga natyra!

Bllokimi i aksit Librazhd-Prrenjas, Rama banorëve: S’u shemb nga korrupsioni, por nga natyra!

March 7, 2026
“Të gjitha rrugët të çojnë në Bruksel”, ministri Hoxha takon ambasadorin Gonzato

“Të gjitha rrugët të çojnë në Bruksel”, ministri Hoxha takon ambasadorin Gonzato

March 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In