• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Flasin dy deputetët socialistë: Pse firmosëm për komisonin “Çamëria”

by A R
15/01/2017 09:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kërkesa parlamentare e 7 deputetëve për të ngritur një komision mbi zbardhjen e tragjedisë së Çamërisë dhe gjenocidit mbi shqiptarët e kësaj zone, nuk mban vetëm firmat e 5 deputetëve të PDIU-së:Idrizi, Doda, Mamo, Muhedini dhe Rakipi. Ajo që bie në sy në këtë dokument është firma e dy deputetëve socialistë, Artan Gaçi dhe Enkelejda Shkreli.

Këta dy ligjvënës i janë bashkuar nismës së Shpëtim Idrizit, aleatit tjetër të qeverisë Rama me bindjen se mbi këtë ngjarje historike duhet hedhur dritë. Të pyetur nga “Shqiptarja.com” se për çfarë arsyesh ju bashkuan një nisme të tillë, deputetët socialistë dhanë përgjigje të karakterit patriotik dhe të dinjitetit etnik dhe kombëtar.

“Kam të njëjtën arsye që kisha kur këmbëngula për muaj me radhë (dhe besoj që ja dola) që Fjalori Enciklopedik fyes i Akademisë Malazeze të tërhiqej nga qarkullimi”,-tha Enkelejda Shkreli. Artan Gaçi thotë se ka firmosur këtë nismë sikundërse do të kishte firmosur për çdo çështje që ka të bëjë me një pjesë të komunitetit shqiptar kudo qoftë ai.

“Kjo është një çështje e komunitetit shqiptar të Çamërisë. Është një çështje e shqiptarëve sikundërse mund të ishte një çështje e Labërisë, e gegëve apo e toskëve.

Për mua Çamëria është një zonë e jetuar nga shqiptarët dhe duhet trajtuar si e tillë pa qenë nevoja për të ndezur debate konfliktuale me fqinjët”,-tha deputeti socialist.

Për Artan Gaçin kjo nuk është një firmë për protagonizëm, por një përpjekje për të hedhur dritë mbi këtë pjesë të historisë. “Nuk firmosa as për nacionalitet, as për patriotizëm politik, as për vëmendje.

Përkundrazi, sa më shumë punë e sa më pak vëmendje do të ishte mirë në këtë rast, ku puna të hedhë sa më shumë dritë mbi këtë pjesë të historisë”,-tha Gaçi. Deputeti i Partisë Socialiste thotë se historia ka nevojë të rishikohet dhe duhet nisur me gjenocidin ndaj shqiptarëve të Çamërisë.

“Kjo është një mundësi që historia të rishikohet dhe të hidhet dritë me realizëm dhe vërtetësi mbi ngjarjet pasi historia jonë është shtrembëruar herë pas here, jo vetëm në këtë rast, nga Fuqitë e Mëdha dhe faktorë të jashtëm.

Është rasti që rishikimi i fakteve të nisë me gjenocidin që ka ndodhur me komunitetin shqiptar të Çamërisë”,-tha deputeti. Artan Gaçi thotë se është bërë pjesë e kësaj nisme edhe për një arsye personale, pasi prej 10 vitesh tashmë frekuenton rregullisht trojet e Çamërisë së dikurshme. “Çamëria është një krahinë shqiptare.

Unë prej 10 vjetësh tashmë së bashku me familjen time shkoj dhe vizitoj ato troje për turizëm, por edhe për kuriozitet historik. Shkoj edhe në fshatin e famshëm të Sulit, ku u bë qëndresa e fundit ndaj Turqisë. Është jo normale që heronjtë e këtyre qëndresave, gratë që u hodhën në shkëmb bashkë me fëmijët pas vrasjes së burrave, heronj të tjerë si Marko Boçari e të tjerë, tentohen të përvetësohen nga Greqia. Kjo zonë ka vlera historike po aq sa Kruja.

Është e trishtueshme që faktet historike shtrembërohen në dëm të shqiptarëve”,-tha Artan Gaçi. Deputetët thanë se këto veprime unifikuese të qëndrimeve me PDIU-në janë akte individuale dhe jo të orientuara në kuadër të luhatjeve të koalicioneve parazgjedhore mes PS-së dhe PDIU-së. /b.d

Next Post
Prokuroria: Reforma ka krijuar ngërç, mungon baza ligjore për disa aspekte proceduriale

Punonjësit e SHISH dhe të Gardës përfitojnë nga tenderat e Prokurorisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Plagosi me armë zjarri 45-vjeçarin në Shkodër, arrestohet autori

Plagosi me armë zjarri 45-vjeçarin në Shkodër, arrestohet autori

March 5, 2026
Zgjedhjet për president në Kosovë, LVV vendos Fatmire Kollçakun përballë Konjufcës

Zgjedhjet për president në Kosovë, LVV vendos Fatmire Kollçakun përballë Konjufcës

March 5, 2026
Kalimi i anijeve me naftë në Ngushticën e Hormuzit. Kina hyn në bisedime me Iranin

Kalimi i anijeve me naftë në Ngushticën e Hormuzit. Kina hyn në bisedime me Iranin

March 5, 2026
Tronditje në Wall Street, lufta në Iran rrit çmimet e naftës dhe rrëzon tregjet e aksioneve

Tronditje në Wall Street, lufta në Iran rrit çmimet e naftës dhe rrëzon tregjet e aksioneve

March 5, 2026
“Ne do futemi në BE”, Nazarko debat me Këlliçin: Ti me molotovët e tu doni ta nxirrni Shqipërinë si shtet të zi

“Ne do futemi në BE”, Nazarko debat me Këlliçin: Ti me molotovët e tu doni ta nxirrni Shqipërinë si shtet të zi

March 5, 2026
“Irani, strategji për të zgjatur luftën”, Shala: Dronët në Azerbajxhan, mesazh për mospërfshirje

“Irani, strategji për të zgjatur luftën”, Shala: Dronët në Azerbajxhan, mesazh për mospërfshirje

March 5, 2026
QSUT reagon pas konferencës me gazetarët: E vërteta e deklaratës së drejtoreshës

QSUT reagon pas konferencës me gazetarët: E vërteta e deklaratës së drejtoreshës

March 5, 2026
Starmer kritikon presidentin e SHBA: Trump po minimizon rolin e trupave në Afganistan! Ne jemi krenarë për…

Tjetër skandal për qeverinë Starmer, arrestohen tre funksionarë laburistë

March 5, 2026
Lamallari firmos masat/ Gjoba ndaj 3 noterëve dhe 2 ndërmjetësve të pasurive të paluajtshme

Lamallari firmos masat/ Gjoba ndaj 3 noterëve dhe 2 ndërmjetësve të pasurive të paluajtshme

March 5, 2026
Bimo komenton Doktrinën e Sigurisë së SHBA: Për administratën e Trump, BE nuk është Evropa

“Shkëputja e Iranit nga BRICS, efekte afatgjata për SHBA”/ Bimo: Izraeli kërkon ta copëtojë në shtete të vogla

March 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In