• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Flasin aleatët: Ja kushti që kemi për Bashën

by A R
18/01/2019 16:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Aleatët në koalicionin opozitar, në takimin e zhvilluar pas seancës plenare të enjten, i kanë kërkuar kreut të PD-së, Lulzim Basha, që opozita të mos i rikthehet sërish bojkotit parlamentar.

Burime nga takimi me dyer të mbyllura pranojnë se disa prej krerëve të partive opozitare kanë treguar gjithë gatishmërinë e tyre për të mbështetur përballjen totale me qeverinë, por njëkohësisht kanë kërkuar që të vijohet me betejën institucionale.

Kreu i PR-së, Fatmir Mediu, ka sqaruar për mediat se opozita do të përdorë çdo rrugë për t’u përballur me qeverinë.

“Si opozitë, ne kemi rënë dakord që të shfrytëzojmë çdolloj hapësire institucionale apo në marrëdhënie të drejtpërdrejtë me njerëzit për të bërë të mundur largimin sa më parë të kësaj qeverie, për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Ne kemi një sistem putinian të organizuar nga Edi Rama, që kontrollon tashmë çdo gjë. Jo vetëm ka shkatërruar Partinë Socialiste dhe e dhunon atë, ka shkatërruar dhe dhunuar çdo deputet, por tenton që tashmë çdo gjë ta kthejë në shërbim të interesave të tij personale”, deklaroi Mediu.

Edhe kreu i LZHK-së, Dashmamir Shehi, ka theksuar se përballje me qeverinë duhet bërë me të gjitha format, duke nisur nga protesta që pritet të mbahet javën e ardhshme.

“Protesta do të zhvillohet brenda janarit. Ajo do të jetë një protestë që do të zgjasë në ekstreme, deri në rrëzimin e zotit Rama”, ka deklaruar Shehi. Por krahas përballjes me qeverinë, aleatët e Bashës po punojnë për zgjedhjet vendore. Kur bëhet fjalë për reformën zgjedhore, aleatët nuk i fshehin rezervat, të cilat, nëse do të thellohen, pritet të shkaktojnë edhe “divorce” brenda kampit opozitar.

Kreu i PAA-së, Agron Duka, ka deklaruar hapur se nëse nuk do të ndryshojë Kodi Zgjedhor, forca e tij politike mund të dalë e vetme në zgjedhje. “Kodi zgjedhor dhe Reforma Zgjedhore nuk ndryshojnë për shkak të interesave personale të kryetarëve të partive të mëdha.

Dhe kjo na penalizon dhe ne nuk mund të vazhdojmë të bëjmë sikur nuk shohim e të mbështesim interesat personale të partive të mëdha”, ka deklaruar Duka, ndërkohë që qëndrim të njëjtë kanë shprehur edhe Ndoka, edhe Shehi.

I kontaktuar nga “Panorama”, Duka nuk përjashton mundësinë e krijimit të një poli të ri brenda opozitës, por thekson se gjithçka do të vijë në kohën e vet.

“Sigurisht që mundësitë për të bashkëpunuar në zgjedhje janë. Është ende herët për të vendosur nëse në zgjedhje do të dalim me kandidatët tanë apo me përfaqësues të përbashkët opozitarë. Është mundësia për bashkëpunim mes nesh, por çdo gjë në kohën e vet”, sqaron Duka për “Panorama”.

/a.rada

Next Post
Rehabilitohet ambulanca e Njësisë 9, u shërben mbi 65 mijë banorëve

Rehabilitohet ambulanca e Njësisë 9, u shërben mbi 65 mijë banorëve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Berisha për Ramën: Akti që mbylli dyert e integrimit, e lakmojnë dhe ajatollahët e Teheranit

Berisha për Ramën: Akti që mbylli dyert e integrimit, e lakmojnë dhe ajatollahët e Teheranit

March 26, 2026
Mos vononi! DPTTV apelon: Paguani në kohë detyrimet për vitin 2026, për të shmangur penalitetet

Mos vononi! DPTTV apelon: Paguani në kohë detyrimet për vitin 2026, për të shmangur penalitetet

March 26, 2026
“Matchmaker Albania”, Ibrahimaj: 1000 pjesëmarrës nga 40 vende, fokus te marrëveshjet konkrete dhe investimet reale

“Matchmaker Albania”, Ibrahimaj: 1000 pjesëmarrës nga 40 vende, fokus te marrëveshjet konkrete dhe investimet reale

March 26, 2026
Çernobili bërthamor rrezikon Europën, Zelensky jep alarmin: Rusia do të godasë rrjetin hidrik

Çernobili bërthamor rrezikon Europën, Zelensky jep alarmin: Rusia do të godasë rrjetin hidrik

March 26, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Premte 27 Mars 2026

March 26, 2026
Drejtësia përballë polarizimit: Pavarësia, përgjegjshmëria dhe besimi publik

Drejtësia përballë polarizimit: Pavarësia, përgjegjshmëria dhe besimi publik

March 26, 2026
Koncesioni i sterilizimit i ka kaluar shtetit, Sala: Po monitorohet, prej 3 javësh funksionon shumë mirë

Koncesioni i sterilizimit i ka kaluar shtetit, Sala: Po monitorohet, prej 3 javësh funksionon shumë mirë

March 26, 2026
PD mes ristrukturimit dhe rrjeshtimit

Përtej protestes së Lapajt

March 26, 2026
Shiste kokainë në doza, pranga 36-vjeçarit në Durrës

Shiste kokainë në doza, pranga 36-vjeçarit në Durrës

March 26, 2026
Aksioni i qeverisë për lirimin e hapësirave publike, Tabaku: Përsëritje të skenarëve të vjetër

“Boll kemi vuajtur! Salianji ta bëjë betejën brenda PD”, Tabaku kundër partisë: S’e bëj më gabimin e para 3 viteve…

March 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In