• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Flas me ty Agim Neza!

by Artan Fuga
21/05/2016 20:29
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Artan Fuga

Ti ike para disa ditësh fizikisht nga kjo Tokë e rrëmujshme, hileqare dhe e zhurmshme. Edhe budallaqe…

Ike në qetësinë tënde duke e lënë trupin atje larg në Amerikë brejtur nga kanceri…

E mbajmë trupin me vete, të pabesin, i rëndë gur, me dekada mbi supe, dhe nuk dihet se ku do ta lëshojmë miku im i paharruar Agim Neza, kolegu im. Ku do ta lëshojmë ne apo ku do të na lëshojë ai ne!

Unë nuk e kam zakon të flas me të vdekurit. Nuk e di se ku është shpirti i tyre, mister i madh, dyshimtar i mënçur sikurse ishe për cdo fakt dhe informacion, si gazetar, as ti nuk e dije sa kohë flisnim bashkë në facebbok, ti atje në spital, unë këtu në Tiranaburg.

Por, me ty flas duke biseduar me veten time. Te unë je, është e sigurt. Unë nuk e di se çfarë mendove e ndjeve atë sekondën e fundit që të gjithë do ta kalojnë, të pasur, e të varfër, të fortë e pa pushtet, të ndershëm dhe mashtruesa, me të cilët ironizoje aq bukur në tavolinat tona.

Sa shumë cigare pije! Jo për kritikë, por cigarja të tradhëtonte që ti ishe i mëncur, në një farë mënyre i kishe larë hesapet me këtë botë dhe e shihje me nënqeshje dhe ironi të bardhë, pa të keq, me ndjenjë humori, sepse e kishe kuptuar se çfarë ishte. E jetoje vëllai im, nga lart, ti që kishe gjithçka që duhej për një njeri të vërtetë, vetëm kryelartësi jo.

Ishe Verior miku im, por sepse më dukeshe poaq beratas sa jam unë, poaq tiranas sa jam unë, po aq gjirokastrit a mirditor sa jam unë, shqiptar që e donte Shqipërinë prandaj ja thoshe të metat. Nuk fyeve kurrë njeri, nuk rrëshkite kurrë nga logjika e faktit në shkrimet e tua mbëthyese. Nuk u lavdërove kurrë ndonëse ishe i pari në këtë botë universitare që nise rrugën e komunikimit. E profesionit të komunikimit.

Ty do të përkujtojnë universitarët, gazetarët, punonjësit e komunikimit. Mos ki merak, dhe nëse nuk folën publikisht, sepse ndofta kanë qenë të zënë duke komunikuar, një mendim në kokë u ka kaluar për ty. Iku edhe Gimi – kanë thënë me trishtim dhe madje frikë.

Kot të flas për heroizmat që kemi bërë bashkë. Të gjithë në raste vdekjeje kështu flasim. Cfarë i do bëmat hileqare të kësaj bote! Ti ike dhe në atë sekondën e fundit besoj se dyshimin tënd plot mend për misteret, që nuk zbuluam e nuk zbulojmë dot e davarite. Ke parë të vërtetën në sy. Por, nuk e thua dot. Ndofta e vetma e vërtetë që nuk e the dot, nuk ma the dot.

Nuk t’u ndodha pranë atje. Ndjesë. Por për komunikimin tonë mendoj kur ti ishe sëmurë. Ta shihja kokën në facebook duke bërë komente të mëncura. Me kancer ishe dhe nuk mungoje të më shkruaje : Jepi, Tani, kusur mos u ler mashtruesve ! Mendoja : Sonte Gimi qenka ngritur nga shtrati, qenka më mirë. Pastaj të harroja për ca kohë shkrirë në miliona shpirtra që enden edhe pas vdekjes në botën virtuale.

Veç kur më shkruaje përsëri, lexoje gjithçka.

Ike atë ditë në Amerikë me urgjencë. Familja e gjithë u ngrit në këmbë për ta ndërprerë jetën këtu në Atdhe, vetëm ti të shëroheshe, ose të paktën të jetoje pak më gjatë. Cfarë sakrifice sublime. Ti e meritoje miku im.

Të jepja shpresa kur flisnim a shkruanin pothuajse shpesh. Të tregoja raste gënjeshtarë kur njerëz të shëruar nga kanceret ishin ribërë sportista, lëre pastaj gazetarë e profesorë. Dhe ti bëje sikur i besoje. Lufto ! – të thosha do të fitosh. Dhe pastaj ngrihesha nga kompjuteri me ndjenjën e mirë të një gënjeshtre të dobishme që bëja për mikun tim atje larg në Amerikë, në kushedi se çfarë shtrati duke vuajtur.

I verdhë ke qenë kohët e fundit miku im. Kujtoja nga cigarja.

Pupulisje sytë sikur ja kishe frikën pabesive të kësaj bote, po, po, të tradhëton edhe gjëja jote, trupi. Kështu jemi bërë ne njerëzit.

E ndjeva se po të ikte trupi nga duart kur një ditë më shkrove se në ndeshjen me kancerin deri tani je në barazim. Ishte një natë me shi ajo.

Iku edhe Gimi – mendova. Ma dha vetë lajmin e vdekjes së tij. Ma shpjegove me humor të hidhur si një ndeshje futbolli. Barazim me vdekjen ! Mos, thash, në këtë finale, kur të vijë rradha e penalltive, vdekja është një lojtar që nuk humbet asnjë. E ka të fituar ajo shtriga!

Dhe nuk u ndjeve më. Ike me lemeri atje në Amerikë, familja jote gjithashtu, dhe atë ditë më kërkove leje që do të largoheshe e nuk e bëje dot mësimin. Edhe para ikjes nga kjo botë, fillimisht po ikje nga Shqipëria, more leje… Ky ishe ti.

Ike nga kjo botë fillimisht me avion, pastaj u bëre gjuhë komunikimi në Internet, u bëre fjalë në eter, qenie virtuale në ekran dhe pastaj ike fare… Sikur nuk doje të shqetësoje njeri. Pak e nga pak, butë, sikurse silleshe.

Flas me ty i dashur Gim dhe sytë i kam tani me lot sot, këtë të shtunë e të dielë do të mbaj zi për ty, flas me veten time. Bën pjesë te unë, i paharruar.

Next Post

VIDEO / Bie zjarr te pallati ku banon Berisha

Comments 1

  1. Dashamiri dr. says:
    10 years ago

    Po i nderuari Agimi iku nga nje smundje e rende,tragjike jo vetem per familjen
    Por gjthshka rregullohet por mendja e penda e ketij politikane ,juriste, shkenctari nuk kthehet. Publicist -agimi nuk i kthhet Prinderve,Familjes -Bashkshortes dhe vajzave te vogla qe kane aqe shume nevoje per emrin Baba- Babane,Mr Agronit qe mbeti pa vlla.
    Ne e kemi dashur,por nuk kemi menduar qe mosqenja e te nderuarit Agimi do te na trondiste kaq shume.Kerkojm qetsim por nuk mund te gjejm,dhe rrime ashti ne vetemi se nuk duam ti shtojm akaoma me shume peshen e rede qe kane familja e prinderiet.
    Lote te shumta ,u derdhe,gjemime ,ofshame ,pikllime ,brega,veshje me rroba te zeza,
    ndiejm hutim ,lodhje e pengim ne hecje…
    A e dini qe ne ngushllim kane ardh njerz qe nuk njofin familjen ase Agimin asnje nga rrethit familaj por kane ardh vetem nga artikujt e librat e lexuara te shkruara nga DORA e Publicistit SAGIM NERZA.Po erdhen diaspora e re dhe ajo e vjetra,erdhen nga shtetet te ndryshme erdhen nga shqiparia dajallaret,telefonata e e-mail pa pushime.
    Erdhe varag njeri pas tjetrite te gjith ata qe e kan njohur e degjuar ,shikuar shkrimet per Memedheune.
    Erdhen edhe ata qe kane jetuar jasht kufirit politik te pa drjat te 1913 kufije qe historishkrusi Agimi si diplomat politikan nuk deshi ti njfte por ma gjith aftesit e tij mendore e fizika u mendua e mundua per ti sqaruar qe jasht kufirit kane ngelur me shume se 2/3 e popullsise e Siparfaqes Tokes.
    Sa ka bere koha do ta tregojn me artikujt,opinionet,komentet ,intervistat librat e filmat e bere.Keto jane burime frymzimi edhe per te arthmen qe esht ne gjysmen e rruges.
    Erdhen atdhetar e intelektual te shquar, shqiptaret qe jetojn ne mal te zi,ne serbi,bosnje,Metvegje,bujanoc,preshev,te maqedonise deri selanik e Preveze,vertikalisht ne ulqin,deri ne parafush .Kjo esht krenaria e respekti Shqiptare.
    Jeta qenka e vehtire dhe padrejtsite e mdha qe ne nuk i kemi ne dore qe bile vdekja te jete me radhe.Askush nuk vrapon me deshire, vec vdekjes askush nuk ka mundur ti shmanget.
    Gazetari Agim Neza me sa duket me qen se ishte me kurajo te forte dhe kujdesit shendetsor ne usa. luftoj me vdekje per rreth 2 vitesh me kurajo te forte.
    Kaq ishte shkruar aur
    Ju shendoshe .
    U prshe ne qetsi e liri
    Ngushme

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tragjedia e familjes shqiptare në Itali, ambulanca u vonua për shkak të adresës së gabuar

Tragjedia në familjen shqiptare, flet xhaxhi: Nuk munda t’i shpëtoja!

February 7, 2026
Trump për Forcat e Armatosura të SHBA-së: Kemi një ushtri ku të gjithë janë si Tom Cruise, por më të gjatë

Trump: Tarifa doganore shtesë për vendet që bëjnë marrëveshje tregtare me Iranin

February 7, 2026
Trafikonin kokainë nga Amerika Latine në Itali, SPAK dërgon për gjykim grupin kriminal

20 mijë euro ryshfet për ekstradimin, SPAK dërgon për gjykim 3 persona

February 7, 2026
Bordi i Paqes/ Takim i liderëve në Uashingon, çfarë pritet të ndodhë?

Bordi i Paqes/ Takim i liderëve në Uashingon, çfarë pritet të ndodhë?

February 7, 2026
Shqipëria po humbet tregjet e rajonit

Shqipëria po humbet tregjet e rajonit

February 7, 2026
U nis për të çuar bagëtitë në fshatin Trebickë, shpallet i humbur 55-vjeçari në Korçë! 3 ditë pa asnjë kontakt

U nis për të çuar bagëtitë në fshatin Trebickë, shpallet i humbur 55-vjeçari në Korçë! 3 ditë pa asnjë kontakt

February 7, 2026
Tentoi të grabiste postën nën kërcënimin e thikës, gjendet i fshehur në tavan 24-vjeçari në Shkodër

Tentoi të grabiste postën nën kërcënimin e thikës, gjendet i fshehur në tavan 24-vjeçari në Shkodër

February 7, 2026
Të pafatët e ditëve festive, ja tre shenjat e horoskopit që do të kenë një Krishtlindje të vështirë

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 07 Shkurt 2026

February 7, 2026
Korçë/ Ndihmoi 6 emigrantë të kalojnë ilegalisht kufirin nga Greqia drejt Shqipërisë, arrestohet 24 vjeçari

Korçë/ Ndihmoi 6 emigrantë të kalojnë ilegalisht kufirin nga Greqia drejt Shqipërisë, arrestohet 24 vjeçari

February 7, 2026
SPAK përfundon parashtrimet në gjyqin paraprak ndaj Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit

A u rrëmbye Ilir Meta? Përgjigjet ish-Avokati i Popullit

February 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In