• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Flamurtari bën marrëveshje me lojtarët, shpëton nga rënia nga kategoria

by Java News
24/11/2016 19:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Komisioni i Disiplinës në FSHF konfirmon vendimin që u bë publik pak ditë më parë, Flamurtari nuk do të bjerë nga Kategoria Superiore pas marrëveshjes me tre lojtarët për detyrimet e papaguara.

Komisioni vendosi për momentin pushimin e çështjes së tre lojtarëve Franc Veliu, Polizoi Arbri dhe Artan Sakaj duke qenë se palët kanë arritur një marrëveshje.

Me datë 10 nëntor Komisioni vendosi heqjen e 6 pikëve në klasifikim skuadrës vlonjate duke i dhënë 12 ditë kohë për shlyerjen e detyrimeve ndaj 3 lojtarëve ose gjetjen e një marrëveshje, në rast të kundërt ekipi do të rrëzohej një kategori më poshtë, por tragjedia u shmang pas marrëveshjes.

KOMISIONI I DISIPLINËS

Pasi mori në shqyrtim çështjen që i përket palëve:

Kërkues: Artan Sakaj, Franc Veliu, Polizioi Arbri

Objekti: Kërkese per zbatimin e nenit 63 të KDS

Vëren se:

Me vendimin nr. 25 datë 04.10.2016, në pikën 11, Komisioni i Disiplines Sportive pranë Federatës Shqiptare te Futbollit, pas shqyrtimit të kërkesës së lojtarëve Artan Sakaj, Franc Veliu, Polizioi Arbri, si dhe pasi u njoh me relacionin e Sekretariatit Teknik, shqyrtoi dokumentacionin e paraqitur, si dhe diskutoi çështjen në tërësi, në perfundim ka vendosur:

“Pranimin e kërkeses së lojtarëve Polizoi Arbri, Artan Sakaj dhe Franc Veliu. Detyrohet “Flamurtari F.C” të ekzekutojë vendimet përkatëse të DHKZK brenda një afati 30 ditor, duke nisur nga data e shpalljes së vendimit. Paralajmërohet “Flamurtari F.C”, se me kalimin e afatit 30 ditor, do të merren masat përkatëse në bazë të Kodit të Disiplinës Sportive: Zbritje e pikëve nga klasifikimi”.

Komisioni i Disiplinës, pranë Federatës Shqiptare të Futbollit, pasi konstatoi në përputhje me Nenin 63/1/c, se “Flamurtari F.C” i kishte kaluar afati 30 ditor paralajmërues ka vensosur në datën 10.11.2016,

1. “Flamurtari F.C”, për dështim në përmbushjen e detyrimeve financiare ndaj kërkuesve Artan Sakaj, Franc Veliu, Polizoi Arbri, dënohet me zbritjen e 6 (gjashtë) pikëve nga klasifikimi.

2. “Flamurtari F.C” i jepet një afat përfundimtar prej 12 (dymbëdhjetë) ditësh për të shlyer detyrimet financiare ndaj kërkuesve.

3. Paralajmërohet “Flamurtari F.C” se në rast dështimi në përmbushjen e detyrimeve financiare do të dënohet me zbritje në një kategori më të ulët.

Afati përfundimtar prej 12 ditësh për shlyerjen e detyrimeve financiare ndaj kërkuese ka skaduar në datën 23.11.2016. Komisioni u njoh prej Sekretariatit Teknik për arritjen e një akordi midis kërkuesve dhe “Flamurtari F.C”. Përmes këtyre marrveshjeve palët kanë rënë dakord që klubi t`i paguajë lojtarëve një shumë në datën e nënshkrimit ndërsa pjesa e mbetur do t`i shlyhet në afatin e parashikuar në secilën kontratë.

Po ashtu,rezulton se përmes marrvëshjeve të sipër cituara kërkuesit Artan Sakaj, Franc Veliu, Polizioi Arbri heqin dore nga kërkesa e datës 28.09.2016 per zbatimin e nenit 63 të KDS duke rezervuar të drejtën qe kete kërkesë ta ribejnë në rast se pjesa e mbetur e detyrimit nuk i shlyhet nga debitori brenda afatit.

Duke u ndodhur në kushtet e mësipërme kur palët kanë arritur një marrveshje për shlyerjen me këste të detyrimit dhe kërkuesit kanë hequr dorë nga kërkesa, komisioni i disiplinës arrin në konkluzionin se çështja duhet të pushohet.

PËR KETO ARSYE

Bazuar në nenet 63/1/c); 75; 76; 100; 101 e vijues të Kodit të Disiplinës Sportive

VENDOSI

Pushimin e çështjes së kërkuesve Artan Sakaj, Franc Veliu, Polizioi Arbri.
Kërkuesve u lihet detyrë të mbajnë komisionin të informuar mbi përmbushjen e detyrimeve që “Flamurtari F.C” ka ndaj tyre.

Next Post
Lajmi i mirë për Chelsea: Costa dhe Courtois vazhdojnë kontratat

Lajmi i mirë për Chelsea: Costa dhe Courtois vazhdojnë kontratat

Comments 1

  1. Çentrale says:
    9 years ago

    Futjani kot
    Beheni kampionatin me Korçen vetem e e ke te sigurt kampione

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FOTO / Sulm i rëndë me raketa iraniane në Tel Aviv, civilë të plagosur dhe ndërtesa të rrafshuara

FOTO / Sulm i rëndë me raketa iraniane në Tel Aviv, civilë të plagosur dhe ndërtesa të rrafshuara

March 24, 2026
Doganat intensifikojnë kontrollet, zbulohen parregullsi në magazinat fiskale

Doganat intensifikojnë kontrollet, zbulohen parregullsi në magazinat fiskale

March 24, 2026
Lufta largon turistët nga Lindja e Mesme, Shqipëria bëhet destinacioni surprizë!

Lufta largon turistët nga Lindja e Mesme, Shqipëria bëhet destinacioni surprizë!

March 24, 2026
Përse Italia është në një udhëkryq pas referendumit për shtypin ndërkombëtar

Përse Italia është në një udhëkryq pas referendumit për shtypin ndërkombëtar

March 24, 2026
Rrëzimi i aeroplanit ushtarak në Kolumbi, të paktën 66 të vdekur! Në bord ndodheshin…

Rrëzimi i aeroplanit ushtarak në Kolumbi, të paktën 66 të vdekur! Në bord ndodheshin…

March 24, 2026

Epërsia e PS-së brenda vendit: 335 mijë sot, 50 mijë më 2021

March 24, 2026
27-vjetori i ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë, Hoxha: Moment përcaktues në histori

27-vjetori i ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë, Hoxha: Moment përcaktues në histori

March 24, 2026
Nuk ndalen sulmet në Liban, Izraeli pretendon se ka goditur forcën Quds të IRGC-së

Nuk ndalen sulmet në Liban, Izraeli pretendon se ka goditur forcën Quds të IRGC-së

March 24, 2026
“Mossadi privat” në lojë, a po ndërhyn Izraeli në Slloveni?

“Mossadi privat” në lojë, a po ndërhyn Izraeli në Slloveni?

March 24, 2026
Rama nis përgatitjet për zgjedhjet lokale, Baton Haxhiu: Tiranën e do me çdo kusht!

Rama nis përgatitjet për zgjedhjet lokale, Baton Haxhiu: Tiranën e do me çdo kusht!

March 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In