• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Flamuri ynë kombëtar do përdoret në plot gjashtë komuna të Malit të Zi

by Java News
29/11/2017 16:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Flamuri kuqezi do të përdoret edhe në komunat e Malit të Zi ku shqiptarët janë më pak se pesë për qind e popullatës. Kjo falë ligjit të ri për përdorimin e simboleve kombëtare në Mal të Zi, që sipas ekspertëve, eliminon mangësitë e ligjit të mëparshëm, njofton ‘Zëri i Amerikës’.

Me anë të këtij ligji, përveç në Tuz dhe Ulqin, shqiptarët do të kenë të drejtë të valojnë flamurin kuqezi edhe në Tivar, Plavë, Guci dhe Rozhajë.

Ligji i ri për përdorimin e simboleve kombëtare në Mal të Zi, siç thonë ekspertët, eliminon mangësitë e ligjit të mëparshëm, që shpesh herë shkaktonte keqinterpretime të formave të ndryshme. Ligji i ri për herë të parë mundëson që simbolet kombëtare të përdorën edhe në ato zona ku pjesmarrja e pakicave është në nivelin 5 për qind.

Drejtori gjeneral në Ministrin për të Drejtat e Njeriut dhe të Pakicave, Leon Gjokaj për ‘Zërin e Amerikës’ tha se me këtë ligj është bërë një hap i madh përpara për sa i përket ruajtjes dhe shpalosjes së identitetit të popujve pakicë në të gjitha ato komuna ku përbëjnë shumicën, gjegjësisht edhe në ato komuna ku pakica përbën një përqindje të konsiderueshme e cila është përkthyer si në rastin e përdorimit zyrtarë të gjuhës në një 5 për qind.

Përdorimi i lirë i simboleve kombëtare nuk do jetë vetëm në Tuz dhe Ulqin, simbolet kombëtare do të përdorën për festa shtetërore dhe kombëtare edhe në Tivar, Rozhajë, Plavë dhe Guci. Gjokaj thotë se, sa i përket përdorimit privat të flamurit kombëtar qoftë në shtëpi apo në ndonjë evenimet tjetër privat, ai mund të përdorët fare lirshëm.

Ndërsa sa i përket institucioneve shtetërore po ashtu është bërë një hap i madh përpara, pasi që me ligjin e vjetër përdorimi i flamurit ishte i kufizuar, kurse sot, në të gjitha institucionet publike në komunat e lartë përmendura, përdorimi i simboleve kombëtare të pakicave do të jetë i lirë por edhe i obliguar krahas simboleve shtetërore, përgatiti Koha. (b.an)

Next Post
EMRI+ FOTO/ Policia identifikon autorin që plagosi policin me armë zjarri

EMRI+ FOTO/ Policia identifikon autorin që plagosi policin me armë zjarri

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vendet eksportuese të naftës rrisin prodhimin me 206 mijë fuçi në ditë, por eksportet nga Gjiri Persik mbeten të bllokuara

Vendet eksportuese të naftës rrisin prodhimin me 206 mijë fuçi në ditë, por eksportet nga Gjiri Persik mbeten të bllokuara

April 5, 2026
Pas më shumë se 2 muajsh i shtruar në spital, ndërron jetë drejtori i komanduar i Burgut të Durrësit

Pas më shumë se 2 muajsh i shtruar në spital, ndërron jetë drejtori i komanduar i Burgut të Durrësit

April 5, 2026
Izraeli godet më shumë se 120 objektiva iraniane në 24 orët e fundit

Izraeli godet më shumë se 120 objektiva iraniane në 24 orët e fundit

April 5, 2026
Çfarë janë raketat ‘stealth Jassm-Er’ dhe pse SHBA kanë vënë në përdorim arsenalin e tyre kundër Iranit?

Çfarë janë raketat ‘stealth Jassm-Er’ dhe pse SHBA kanë vënë në përdorim arsenalin e tyre kundër Iranit?

April 5, 2026
“Nuk ka zgjidhje të shpejtë për krizën në Iran”, pse aleatët hezitojnë ta ndihmojnë Trump-in?

Dritë në fund të tunelit? Trump: Ka gjasa të mira për një marrëveshje me Iranin nesër

April 5, 2026
7 kg kokainë në çantë shpine, 44-vjeçari shqiptar kapet me drogë gjatë një kontrolli rutinë në Itali

7 kg kokainë në çantë shpine, 44-vjeçari shqiptar kapet me drogë gjatë një kontrolli rutinë në Itali

April 5, 2026
Vuçiç: Është gjetur eksploziv pranë infrastrukturës së gazit në kufi me Hungarinë

Vuçiç: Është gjetur eksploziv pranë infrastrukturës së gazit në kufi me Hungarinë

April 5, 2026
A mund të detyrohet Kosova të zgjedhë mes SHBA-së dhe BE-së?

A mund të detyrohet Kosova të zgjedhë mes SHBA-së dhe BE-së?

April 5, 2026
Rriten prenotimet në Vlorë, operatorët: Situata në Lindjen e Mesme favorizon shtimin e turistëve

Rriten prenotimet në Vlorë, operatorët: Situata në Lindjen e Mesme favorizon shtimin e turistëve

April 5, 2026
Mësuesi 67-vjeçar gjendet i pajetë në banesën e tij në Korçë, dyshimet e para

Mësuesi 67-vjeçar gjendet i pajetë në banesën e tij në Korçë, dyshimet e para

April 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In