• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, January 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Flamuri në zyrën e Oliverit, pasqyra e munguar e opozitës shqiptare

by Ylli Pata
28/06/2023 09:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ylli Pata

Në takimin që Edi Rama zhvilloi në Bruksel me Komisionerin e Zgjerimit të BE-së, Oliver Várhelyi, ra në sy një artefakt që zyrtari europian mbante në ballë të zyrës së tij.

I vendosur në kornizë, ishte një flamur kombëtar hungarez i grisur në qendër të tij. Ai artefakt nuk ka lidhje natyrisht me juristin e njohur nga Budapesti që sot përfaqëson vendin e tij në qeverinë e Bashkimit Europian. Várhelyi është 51 vjeç, ndërsa ai flamur i vendosur në krye të vendit ka një histori gati 70 vjeçare.

Përkatësisht në vitin 1954, kur ndodhi revolucioni i parë antikomunist në pjesën e Perandorisë Komuniste. Hungarezët, natyrisht jo të gjithë, por një pjesë e madhe e tyre, dolën në protesta, shumë rrëmbyen armët e luftuan kundër sovjetikëve, e simboli i tyre ishte flamuri i grisur në mes, pasi ishte hequr ylli. Vite më pas, më shumë se 35 vjet më pas, ai u bë symbol i të gjithë vendeve të Europës Lindore, që e grisën qendrën e flamurit, si një identitet politik.

Në Shqipëri ka ndodhur ekzaktësisht e njëjta gjë si në Hungari, pikërisht 70 vjet më parë. Ka pasur disa grupime, disa të rinj, që me koshiencë të plotë ose jo, dolën hapur ose fshehurazi kundër Perandorisë Sovjetike, me të cilën Shqipëria e Enver Hoxhës lidhi besën pas Luftës së Dytë Botërore.

Tre të rinj shkodranë, janë më të njohurit që sollën jehonen e revolucionit hungarez në Shqipëri. Ata studionin pranë Liceut Artistik në Tiranë; përkatësisht Nikolin Pavaci, 19 vjeç, Karlo Çefa, 18 vjeç dhe Ndrekë Bazhdari, pa i mbushur 17 vjeç; ishin të parët që krijuan një formë besëlidhjeje të quajtur “Breznitë Kastriote” dhe iu përveshën punës, kuptohet në mënyrë të fshehtë, që të sensibilizonin opinion publik. Traktet u shpërndanë në Shkodër e Tiranë, deri sa ata u arrestuan dhe u dënuan me burgim.

Flamuri pa yll, ka shoqëruar gjatë e disa herë revoltat antikomuniste në Shqipëri, që nga ato të burgjeve famëkeqe të Qafë Barit, Spaçit, Burrelit etj. Sot ne kemi mjaft prej dëshmitarëve të atyre ngjarjeve, por që po rrallohen përditë sepse vitet ikin. Kemi edhe personazhe publike si avokat Ngjela apo Fatos Lubonja, të cilët janë dëshmia e gjallë e vuajtjes njerëzore të dhunës shtetërore.

Megjithatë, Shqipëria post komuniste nuk e bëri asnjëherë të tijën atë simbol që komisioneri i BE-së, shfaqi në zyrën e tij, që është realisht edhe logoja politike e FIDEZ-it të tij që e drejton në mënyrë të suksesshëm një politikan që nuk e mund kush si Viktor Orban.

FIDEZ është koalicioni i parë hungarez i partive antikomuniste që fituan zgjedhjet pas rrëzimit të sistemit njëpartiak në vitin 1989. Tetë vite pas fitores së parë, FIDEZ u shkri si një dialektikë normale, duke i lënë vend fitores së socialistëve hungarezë, të cilët ishin në një farë mënyrë bashkëaksionerë në ndryshimet demokratike të vendit.

Por më pas FIDEZ u rikthhye, duke ndryshuar mjaft profilin e saj. Sot kjo aleancë politike nuk është më një grupim i djathtë properëndimor dhe liberal. Por një aleancë ultrakonservatore, anti-liberale dhe nuk është fare pro perëndimore. Viktor Orban është lideri perëndimor që ka më shumë miqësi me Vladimir Putinin, Xi jinping, apo dhe Rexhep Tajip Erdogan.

Megjithatë, simboli bazë i FIDEZ është ai flamuri i grisur që Oliver Várhelyi e ka në zyrat e Europës politike. Baza e partive të djathta të Europës Lindore është përfaqësimi i rezistencës, ideologjisë, përpjekjes dhe filozofisë anti-diktaturë.

Natyrisht nuk kanë qenë të gjithë disidentë si Vaclav Haveli i Çekosllavakisë së dikurshme, që është një nga liderët më të mëdhenj antikomunistë në Europë, apo luftëtar i paepur si polaku Leh Valesa. Por të gjtihë liderët që kanë marrë përsipër të përfaqësojnë atë pjesë të politikës, e kanë bërë këtë me respektin më të madh.

Po tek ne? Nuk është çështja se lideri historik i antokomunistëve ishte një mik shtëpie i Enver Hoxhës, me të cilin ka një koleksion fotosh impresionant, apo avatari i tij i ngjan si dy pika uji diktatorit komunist shqiptar.

Por sepse ajo “gjëja” që lindi më 11 apo 12 dhjetor 1990(data është mëse e lëvizshme), nuk ka përfaqësuar asnëherë atë flamurin shqiptar pa yllin mbi shqiponjë.

Edhe tre antikomunistët e rinj që 70 vjet më parë u solidarizuan me revolucionin hungarez, u zbuan nga Partia Demokratike.

Gjashtë vjet pas rrëzimit të komunizmit, treshja e famshme Nikolin Pavaci, Karlo Cefa, dhe Ndrekë Bazhdari u bënë bashkë me një lëvizje të re politike në Shkodër që rrëzuan Sali Berishën dhe PD-në. E bija e Ndrekë Bazhdarit, Keti, një industrialiste e njohur në Shkodër, kandidoi për socialistët në vitin 2015 si kryetare e bashkisë në Shkodër. E ishte ajo betejë e Ketit që solli më pas ndryshimin që ndodhi sot me Benet Becin.

E kur sot bërtasin në PD, në mjediset e opozitës, apo edhe në panelet e darkës për modelin e të djathtës shqiptare, askush nuk thotë që për modelin që tregoi sot një djathtist hungarez në takimin me Edi Ramën. E megjithatë askush nuk skandalizohet me albumin e pasur të fotove me Enver Hoxhën të Sali Berishës.

“Ashtu ishte koha”, thuhet. Ndoshta, po ata që e grisën yllin 70 vjet më parë si hungarezët, përse u zbuan nga partia? Shikojeni si sillen me Gjergji Hanin, garuesin për kryetar të PD-së. i cili është i vetmi politikan i atij niveli që ka qenë në burg gjatë diktaturës komuniste. Telendisin Gjergjin e justifikojnë doktorin që i shkon buza vesh më vesh në fotot ziafet me Enver Hoxhën…

Next Post
Ambasada amerikane uron besimtarët myslimanë për Kurban Bajramin

Ambasada amerikane uron besimtarët myslimanë për Kurban Bajramin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zbardhet lista e 56 deputetëve të LVV-së pas numërimit të mbi 97% të votave

Zbardhet lista e 56 deputetëve të LVV-së pas numërimit të mbi 97% të votave

January 2, 2026
Labubu, Ozempic dhe mania e “perfektes”, çfarë po lëmë pas në vitin 2026

Labubu, Ozempic dhe mania e “perfektes”, çfarë po lëmë pas në vitin 2026

January 2, 2026
“Sulmi i Vitit të Ri 2026”/ FBI ndalon sulmin terrorist natën e ndërrimit të viteve në SHBA, arrestohet 18-vjeçari i lidhur me ISIS

“Sulmi i Vitit të Ri 2026”/ FBI ndalon sulmin terrorist natën e ndërrimit të viteve në SHBA, arrestohet 18-vjeçari i lidhur me ISIS

January 2, 2026
Bora dhe akulli bllokojnë 200 mjete dhe dhjetëra familje në malësinë e Koplikut, mes tyre dhe fëmijë

Bora dhe akulli bllokojnë 200 mjete dhe dhjetëra familje në malësinë e Koplikut, mes tyre dhe fëmijë

January 2, 2026
Vetëm pak shqiptarë arrijnë të kursejnë, Shqipëria në nivelin më të ulët në kontinent

Vetëm pak shqiptarë arrijnë të kursejnë, Shqipëria në nivelin më të ulët në kontinent

January 2, 2026
Reshjet e borës dhe shiut përfshinë vendin/ Rama: Strukturat në terren për të garantuar qarkullim dhe siguri

Reshjet e borës dhe shiut përfshinë vendin/ Rama: Strukturat në terren për të garantuar qarkullim dhe siguri

January 2, 2026
Rreth 100 mijë pacientë në Emergjencë, Kosova rrezikon mungesë specialistësh

Rreth 100 mijë pacientë në Emergjencë, Kosova rrezikon mungesë specialistësh

January 2, 2026
Tragjedi në Alpet italiane, orteqet vrasin 2 persona dhe plagosin disa të tjerë!

Tragjedi në Alpet italiane, orteqet vrasin 2 persona dhe plagosin disa të tjerë!

January 2, 2026
Thirja e Von der Leyen, për të riarmatosur Evropën të kujton fushatat e bunkerizimit në Shqipëri

Thirja e Von der Leyen, për të riarmatosur Evropën të kujton fushatat e bunkerizimit në Shqipëri

January 2, 2026
Paga minimale, nga 1 janari s’ka më rrogë poshtë 50 mijë lekëve, 308 mijë përfitues

Paga minimale, nga 1 janari s’ka më rrogë poshtë 50 mijë lekëve, 308 mijë përfitues

January 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com