• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Flamuri “Kuqezi” në zyrë/ Ministri Marash Dukaj kthehet në çështje dite në Malin e Zi, shpjegimi që dha: Nuk vjen nga…!

by Java News
05/07/2022 20:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një foto e Ministrit të Administratës Publike në Malin e Zi, Marash Dukaj, i cili pozon me flamurin malazez dhe atë shqiptar ka sjellë reagime të forta në vendin fqinjë. Qendra për Edukim Qytetar dhe grupime te tjera pro serbe, e quajnë skandoze foton e ministrit nga Tuzi, me origjinë shqiptare. Sipas tyre, ministri ka gjithë të drejtën të respektojë përkatësinë e tij, por duket që t’i përmbahet interesave të shtetit të Malit të Zi.

“Ministri i Administratës Publike Maraš Dukaj, edhe pse vjen nga partia e pakicës kombëtare, duhet ta dijë se si anëtar i Qeverisë së Malit të Zi, e sidomos kur vepron si ministër, ka obligim të përfaqësojë interesat e shtetit te Malit të Zi dhe të gjithë qytetarët e tij, pavarësisht përkatësisë kombëtare apo të ndonjë përkatësie tjetër” thuhet ne reagimin e Qendrës për Edukim Qytetar (QQQ). Ligji për zgjedhjen, përdorimin dhe shfaqjen publike të simboleve kombëtare parashikon ndalimin e shfaqjes së simboleve të vendeve të tjera, ndër të tjera, në objektet qeveritare,”-shkruajnë ata në llogarinë e tyre në Tëitter.

Pas këtyre reagimeve në mediat malazeze dhe në opinionin publik, vetë Dukaj ka sqaruar foton duke u shprehur se e gjitha është në përputhje me rregulloren e shtetit. Ndërsa shton se foton e nuk e ka bërë tek zyra e administratës por në Komunën e Tuzit, duke i cilësuar të gjitha aludimet si të kota.

“Për shkak të vëmendjes së paprecedentë mediatike dhe sulmeve të ndryshme të pabaza, për hir të publikut, jam i detyruar të theksoj si në vijim: Si shqiptar etnik, në Komunën e Tuzit kam shfrytëzuar të drejtën e vendosjes së flamurit shqiptar përveç flamurit të Malit të Zi, sepse kjo është në përputhje me rregulloret e shtetit tonë; Fotoja ime, në të cilën përveç flamurit të Malit të Zi shihet edhe flamuri i popullit shqiptar në Mal të Zi, nuk vjen nga Ministria e Administratës Publike, sepse kjo nuk do të ishte në përputhje me rregulloret e shtetit tonë; Më vjen keq që mediat dhe hapësira publike e Malit të Zi është ende një terren provash për informacione të paverifikuara, sensacionale dhe spekulime të llojeve të ndryshme. Unë vazhdoj punën time në interes të të gjithë qytetarëve të Malit të Zi dhe në partneritet me aleatët tanë evropianë dhe euroatlantikë,”-shpjegon ai.

Mesa duket e gjitha ka qenë një “alarm i rremë” dhe një foto e paverifikuar se ku është shkrepur./m.j

Next Post
Dështojnë urdhrat e mbrojtjes, viktimat e dhunës refuzojnë qendrat sociale

“Me thikë në fyt”/ Tmerri i gruas nga Korça: Si burri xheloz e detyronte të rrëfehej para kamerave e të betohej për meshkujt që supozonte se e tradhtonte

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mbledhja e Kryesisë së PS përfundon pa datë për Asamblenë. Zbardhen porositë e Ramës

Mbledhja e Kryesisë së PS përfundon pa datë për Asamblenë. Zbardhen porositë e Ramës

March 3, 2026
Naftë dhe gaz, pse efekti i luftës me Iranin mund të jetë një mundësi e artë për Putinin

Naftë dhe gaz, pse efekti i luftës me Iranin mund të jetë një mundësi e artë për Putinin

March 3, 2026
Sot rikthehet qarkullimi në aksin Librazhd-Përrenjas, ARRSH del me njoftim

Sot rikthehet qarkullimi në aksin Librazhd-Përrenjas, ARRSH del me njoftim

March 3, 2026
Çfarë fshihet pas strategjisë për të eliminuar udhëheqësinë e Iranit?

Çfarë fshihet pas strategjisë për të eliminuar udhëheqësinë e Iranit?

March 3, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Pse Berisha po i dëshpëron demokratët duke u shfajësuar për sulmin mbi ish-shtëpinë e Enver Hoxhës

March 3, 2026
Irani godet me dron ambasadën amerikane në Riad, mbyllet ambasada e SHBA në Kuvajt

Irani godet me dron ambasadën amerikane në Riad, mbyllet ambasada e SHBA në Kuvajt

March 3, 2026
Hapet zyrtarisht gara për pasuesin e Ilir Prodës: Afati për aplikime deri më 11 mars

Hapet zyrtarisht gara për pasuesin e Ilir Prodës: Afati për aplikime deri më 11 mars

March 3, 2026
SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Operacioni “Flaka e Fundit”

March 3, 2026
“Vendit i duhet një opozitë…”, Kalo ironizon Berishën: Doktorët e treguan veten që s’janë për politikë…

“Vendit i duhet një opozitë…”, Kalo ironizon Berishën: Doktorët e treguan veten që s’janë për politikë…

March 3, 2026
VIDEO / Deputetja e PD jep alarmin: Irani do të sulmojë Manzën. Çfarë masash po merr qeveria?

VIDEO / Deputetja e PD jep alarmin: Irani do të sulmojë Manzën. Çfarë masash po merr qeveria?

March 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In