• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Flamuri i “themeluesit” ka rënë

by Artur Ajazi
09/12/2021 12:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga ARTUR  AJAZI

Nën flamurin e “themeluesit, liderit historik”, apo dhe “babait të kombit” pasi ka “sjellë demokracinë”, Sali Berisha  arriti edhe kësaj here, të mblidhte rreth vehtes mbështetësit e mbetur.Duke shpallur “mbledhjen e firmave për të mbajtur Kuvendin”, i ka bërë llogaritë gabim. Gjithmonë kur njeriu harron, se jeta ka stadet e veta, dhe nuk mund të dalësh kundër tyre, ikën me dashje drejt humnerës. Sali Berisha duhet thënë se, nuk ka qenë dhe nuk është edhe sot i mënçur, dhe as largpamës politik, por thjesht skenarist intrigash. Në rast se kapet pas “ardhjes në pushtet me votat e shqiptarëve në 2005”, ai gabon, ashtu siç po gabon edhe sot kur mendon dhe shpreson se “do të shembë qeverinë Rama dhe do të sjellë në pushtet demokratët”. Nën flamurin e “themeluesit” të Partisë Demokratike, ai kujton se “edhe kësaj here e fitova davanë”. Sali Berisha, duhet ta dijë mirë se, gjethja e “fikut” ka rënë, ashtu siç ka rënë edhe flamuri i “themeluesit dhe liderit historik”. Edhe sikur të ishte kështu, askush nuk është “ballacamosur” në fronin e partisë, edhe pse e ka themeluar, edhe pse e ka udhëhequr dhe ka fituar pushtetin. Mentaliteti i bajraktarit “çdo gjë më përket mua”, nuk e lë Sali Berishën të largohet nga ajo parti. E quan “pabesi, marrëzi, dhe poshtërsi” ta mënjanojë njeri nga “partia e tij”. E quan “pengkryetar” Lulzim Bashën, edhe pse në 8 vitet e shkuara, ai ka qenë kryesori në marrjen e shumë vendimeve në atë parti. E quan “alarmante të dëbohet babai politik, themeluesi i partisë, njeriu që përmbysi diktaturën komuniste, dhe solli demokracinë”. Të gjitha këto sot pas 30 vitesh, duken si filma me kartona, që edhe foshnjet nuk i besojnë. Sali Berisha nuk ka qenë, dhe nuk do të mbetet themeluesi i Partisë Demokratike, ai nuk ka qenë dhe nuk do të mbetet as “përmbysësi i diktaturës komuniste, dhe aq më pak i sjelljes së demokracisë”. Flamuri i “themeluesit”, të cilin ai e ka tundur dhe po e tund fort deri në 11 Dhjetor, ka rënë me kohë. Duke mohuar se ka qenë komunist, anëtar i PPSH për 25 vjet, duke mohuar se ka denigruar dhe syrgjynosur kolegë dhe familjet e tyre nga Tirana për motive politike, duke grisur dhe zhdukur dosjet e tij, ndoshta “themeluesi” ka menduar se “biografinë nuk ma njohin, tani jam unë babai kombit”. Sali Berisha po luan me “qarin”, duke menduar  dhe vepruar sipas një skenari të mirëdetajuar. Ai do ti mbledhë edhe njëherë të vetët në stadium, do të mbajë për 2 orë fjalimin e tij “programatik”, do të hartojë dhe miratojë statutin e ri krahinor, do të shkarkojë në stadium edhe Lulzim Bashën, por kurrë nuk do të arrijë majën  që ëndërron. Kurrë nuk do të afirmohet si kryetari ligjitim i asaj partie, dhe kurrë nuk mund të përmbysë Edi Ramën dhe marrë pushtetin. Kuvendi i Berishës, ngjet me kuvendet e maleve, duke harruar se jeta politike ka kodet dhe rregullat e veta, se partitë nuk janë prona të trashëguara, por janë asete të vlefshme për popullin. Duke shfrytëzuar  sentimentet e një pjese e cila beson akoma se “themeluesit i kanë bërë padrejtësi”, Berisha po mundohet të trazojë sado pak  situatën e brëndshme, dhe krijojë mjegullnajë tek faktori jashtëm.Sot më shumë se kurrë, ndërkombëtarët  po theksojnë me forcë “stabilitetin e Rajonit, dhe rritjen e fuqisë goditëse ndaj korrupsionit si vlerë e çmuar për rritjen dhe fuqizimin e demokracisë në Ballkan”. Veprimet e pamatura dhe të qëllimshme të “themeluesit”, mendoj se do të kenë një përgjigje të matur dhe mirëmenduar, jo vetëm nga drejtësia  e re, por edhe nga faktori  ndërkombëtar, që po ndjek me shumë vëmëndje situatën absurde.

Next Post
Apeli i BE për Shqipërinë: Çoni para drejtësisë të korruptuarit, është jetike për integrimin

Apeli i BE për Shqipërinë: Çoni para drejtësisë të korruptuarit, është jetike për integrimin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zyrtari iranian: Jemi gati për një luftë të gjatë me SHBA-në, vetëm vështirësitë ekonomike mund ta përfundojnë atë

Zyrtari iranian: Jemi gati për një luftë të gjatë me SHBA-në, vetëm vështirësitë ekonomike mund ta përfundojnë atë

March 9, 2026
Raketat balistike nga Irani/ Ergodan: Turqia nuk i lë asgjë në dorë rastësisë! Po merren të gjitha masat për sigurinë

Raketa e Iranit u rrëzua mbi Turqi, Erdogan paralajmëron Teheranin: Mos gaboni!

March 9, 2026
A rrezikohet Shqipëria nga MEK pas sulmeve të Iranit, reagon Ambasada e SHBA

A rrezikohet Shqipëria nga MEK pas sulmeve të Iranit, reagon Ambasada e SHBA

March 9, 2026
Pjesë e një grupi kriminal, arrestohet 37-vjeçari i dënuar për drogë në Elbasan

Pjesë e një grupi kriminal, arrestohet 37-vjeçari i dënuar për drogë në Elbasan

March 9, 2026
Nicolas Berggruen dhe Olivier Berggruen nderohen me titullin “Doctor Honoris Causa”

Nicolas Berggruen dhe Olivier Berggruen nderohen me titullin “Doctor Honoris Causa”

March 9, 2026
Lufta në Lindjen e Mesme, Kroacia vendos limit për çmimet e karburanteve!

Lufta në Lindjen e Mesme, Kroacia vendos limit për çmimet e karburanteve!

March 9, 2026
SPAK mbyll hetimet për një fraksion të dosjes “Toyota Yaris”

Raporti i SPAK: Janë sekuestruar 503 celularë, mbi 3 mijë persona nën përgjim

March 9, 2026
Ministri: Kina ka pasur përparim në teknologjinë bujqësore dhe ka shtuar furnizimin ushqimor

Ministri: Kina ka pasur përparim në teknologjinë bujqësore dhe ka shtuar furnizimin ushqimor

March 9, 2026
Peshqit braktisin bregun! Lini turistik i derdh ujërat e zeza në Liqenin e Ohrit

Peshqit braktisin bregun! Lini turistik i derdh ujërat e zeza në Liqenin e Ohrit

March 9, 2026
Finalizohet operacioni “The Wanted”: Tre të kërkuar ekstradohen drejt Shqipërisë

Qëllon me armë dhe arratiset, policia operacion për kapjen e një personi me rrezikshmëri të lartë në Shkodër

March 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In