• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Flamuri “Autoctonus” sërish në Tetovë, Grubi: S’është mirë as për shqiptarët e as për maqedonasit

by Java News
26/08/2023 16:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ikonografi të panevojshme që nuk synon të sjellë të mira as për shqiptarët dhe as për maqedonasit e ka konsideruar zëvendëskryeministri shqiptar në Qeverinë e Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi, valëvitjen e flamurit “Autoctonus” në një tubim të Lëvizjes Besa në Tetovë.

Ky akt nuk është i mirë, thotë Grubi sidomos kur një mysafir i lartë nga Departamenti amerikan i Shtetit vjen “për të na dhënë mbështetje për integrimin evropian të vendit”, duke iu referuar vizitës së të dërguarit special të ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar në Maqedoninë e Veriut.

“Ata janë parti e vogël me komplekse të mëdha, ndaj unë mendoj se as institucionet e as mediumet nuk duhet merren me ta, të ju japin hapësirë që me gjeste të tilla të faktorizohen”, theksoi Grubi.

“Ikonografi që nuk ju shërben as shqiptarëve, maqedonasve apo cilit do popull tjetër në shtetin tonë, e posaçërisht tash kur në vendin tonë erdh një mysafir nga DASh-i për të forcuar rrugën tonë drejt BE-së, ndërsa ata veprojnë në atë mënyrë për defokusim të opinionit”.

Escobar vizitoi Maqedoninë e Veriut ku takoi krerët shtetëror dhe opozitën, me të vetmin qëllim – për të dhënë mbështetjen e shtetit të tij për ndryshimet kushtetuese – njohjes së bullgarëve në Maqedoni të Veriut si entitet i veçantë – të cilat janë të domosdoshme për integrimin e vendit.

Në këtë kontekst, raste të tilla dhe akuzat që kryetari i Tetovës, Bilall Kasami, i bëri në drejtim të partive shqiptare në Maqedoni të Veriut, pasi që mori ftesën për tu paraqitur në polici për shkak të ngjarjeve që ndodhën gjatë vizitës së Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, në Tetovë, për Grubin nuk i shërbejnë të ardhmes së vendit.

“Ai qëndrim, ai fjalor është vetëm për vetë-faktorizim dhe ju shërben vetëm agjendave që nuk ja duan të mirën këtij vendi dhe këtyre qytetarëve”, deklaroi Grubi.

Nga ana tjetër, lideri i Lëvizjes Besa, Billall Kasami, është i bindur që edhe ftesa ndaj tij për t’u paraqitur në gjykatë për ngjarjet që karakterizuan vizitën e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dy javë më parë, është e orkestruara nga partitë shqiptare në pushteti – Bashkimi Demokratik për Integrim dhe Aleanca Shqiptare.

“Ata po mundohen që t’i shfrytëzojnë të gjithë mekanizmat që u ofron pushteti për të frikësuar qytetarët përmes frikësimit që jua bëjnë kryetarëve të dy komunave kryesore të shqiptarëve në Maqedoni të Veriut”.

“Por edhe një herë po e përsëris që ka kaluar koha e krizës dhe tani më qytetarët janë të përcaktuar që pas njëzet viteve të një pushteti të dështuar të BDI-së të bëjnë ndryshime”, potencoi Kasami.

Shfaqja e flamurit “Autoctonus” gjatë vizitës së Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, në Tetovë para dy jave kishte shkaktuar reagime të shumta.

Presidenca dhe qeveria maqedonase kishin kërkuar që të hetohen organizatorët e tubimit që ishte bërë për nder të vizitës së Kurtit.

Për këtë rast, Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, është ftuar për inetrvistim nga policia, mirëpo i njëjti ka refuzuar që të paraqitet./albanianpost

Next Post
Pak muaj pasi bëri publike lidhjen me regjisorin e njohur francez, Dua Lipa zbulon kur do bëhet nënë: Ja planet për jetën personale

Pak muaj pasi bëri publike lidhjen me regjisorin e njohur francez, Dua Lipa zbulon kur do bëhet nënë: Ja planet për jetën personale

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

 4 astronautët e Artemis II ndajnë eksperiencat e tyre: Toka mes errësirës, si anije që ‘lundronte’ në univers

 4 astronautët e Artemis II ndajnë eksperiencat e tyre: Toka mes errësirës, si anije që ‘lundronte’ në univers

April 12, 2026
Analiza e The Times/ Trump e injoroi paralajmërimin e JD Vance për Iranin, pse e dërgoi në negociata?

Analiza e The Times/ Trump e injoroi paralajmërimin e JD Vance për Iranin, pse e dërgoi në negociata?

April 12, 2026
Izraeli dhe Libani drejt bisedimeve direkte, takimi në Uashington të martën

Izraeli dhe Libani drejt bisedimeve direkte, takimi në Uashington të martën

April 12, 2026
Negociatat SHBA-Iran, BBC: Ka sinjale për bisedime të fshehta përmes ndërmjetësimit të Pakistanit

Negociatat SHBA-Iran, BBC: Ka sinjale për bisedime të fshehta përmes ndërmjetësimit të Pakistanit

April 12, 2026
Zgjedhjet parlamentare në Hungari/ Qytetarët presin në radhë, dalin masivisht në votime! Pjesëmarrje rekord

Zgjedhjet parlamentare në Hungari/ Qytetarët presin në radhë, dalin masivisht në votime! Pjesëmarrje rekord

April 12, 2026
Mungesa e karburantit për avionët, a duhet të rezervoni pushimet apo të prisni? Ja informacionet që duhet të dini

Mungesa e karburantit për avionët, a duhet të rezervoni pushimet apo të prisni? Ja informacionet që duhet të dini

April 12, 2026
Fshatarët refuzuan të paguajnë “taksat”, të paktën 21 të vrarë në Nigeri pas përleshjeve me bandat

Fshatarët refuzuan të paguajnë “taksat”, të paktën 21 të vrarë në Nigeri pas përleshjeve me bandat

April 12, 2026
Begaj flet në Kuvendin e RMV-së: Vlerësojmë mbështetjen tuaj ndaj Kosovës!

Presidenti Begaj uron nga Korça: Gëzuar Pashkën, të bëhemi më solidarë me njëri-tjetrin!

April 12, 2026
Ëndërronin klubet shqiptare! Futbollistët afrikanë paguan 6 mijë euro, vizat dolën false, prokuroria nis hetimet

Ëndërronin klubet shqiptare! Futbollistët afrikanë paguan 6 mijë euro, vizat dolën false, prokuroria nis hetimet

April 12, 2026
Rusia e gatshme t’i japë Evropës gaz natyror, ja kushti i Kremlinit

Rusia e gatshme t’i japë Evropës gaz natyror, ja kushti i Kremlinit

April 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In