Një incident është regjistruar në një qendër votimi në Elbasan.
Gazetarja Edisona Skënderi raporton për ABC News se tek shkolla, “Dhaskal Todri” është kërkuar ndihma e policisë për të ndërhyrë, pasi është futur brenda qendrës së votimit përfaqësuesi i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Flamur Noka duke bërë presion.
Sipas informacioneve mësohet se kanë qenë anëtarët e komisionit ato që kanë denoncuar dhe kërkuar ndihmën e policisë, pasi Noka akuzohet se ka ushtruar presion mbi to.
/s.f