• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Flamur Noka është personazhi mes të cilit ‘shkrimtari’ i madh Sali Berisha komunikon me njerëzit

by Indrit Vokshi
30/11/2025 09:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Indrit Vokshi

Po shoh njerëz të cilët po postojnë një video ku Flamur Noka grindet me një militante demokratike dhe në një moment, ai i thotë asaj ik, duke ia treguar derën me dorë.

Nuk ka faj Flamuri. Ai, Flamur Noka, është simboli i të gjithë militantëve të PD, shëmbëlltyra e tyre; ai janë ata, mishëruar në një trup të vetëm, në trupin e Flamurit.

A nuk u çuan militantët e PD duke i treguar derën çdo demokrati që nuk mendonte si ata? Po, u çuan. A nuk janë militantët e PD harbutë dhe arrogantë? Po, janë. A nuk mendojnë militantët e PD se gjithçka zgjidhet me forcë, duke gjuajtur me shishe, me leva e deri edhe me anti-tank? Po, ketë mendojnë dhe ëndërrojnë. A nuk mendojnë militantët e PD se besnikëria ndaj Sali Berishës si person është i vetmi qëndrim dinjitoz në politikë e në jetë, përndryshe je tradhëtar dhe i shitur? Po, ashtu mendojnë. Të gjitha këto cilësi, sjellje dhe besime të militantëve, i përmbledh e i përfaqëson Flamur Noka. Pra Flamuri është ata, si ata, njëri prej tyre. Flamuri është natyralisht PD-ja.

Nga ana tjetër e paralelisht, Flamuri, pa e kuptuar as ai vetë, është pjesë e një ushtrimi të psikanalizës nga ana e Sali Berishës. Ai, Sali Berisha, nëpërmjet Flamurit manaxhon dy mardhënie; mardhënien me militantin e vet, duke iu dhënë militantëve si valvul shkarkimi duke e quajtur fajtor, si dhe mardhënien me jomilitantët. Flamuri pra është vendimi shumëplanësh i Sali Berishës për të tjerët.

Flamuri është mundësia që ata demokratë të cilët nuk kanë guxim e burrni për t’i rënë problemit në kokë, ta kenë Flamurin si tabelë qitjeje për të shfryrë frustrimin pse nuk kanë guxim të merren me udhëheqësin. Sali Berisha iu ka dhuruar militantëve të tij një fajtor, Flamurin. Edhe hapsira që i ka lënë Flamurit për të marrë disa vendime vetë, është në kuadër të këtij operacionit psikanalitik të Doktor Saliut për të krijuar figurën e fajtorit për katastrofat e PD-së. E në krijimin e figurës së fajtorit, duhet të jetë kontributor edhe vetë Flamuri, për ta bërë figurën e fajtorit sa më të besueshme. Sholzenicini shkruan se Stalini nuk jepte urdhër direkt për tortura. E si ndodhnin torturat? Stalini, shkruan ai, kishte emëruar në postet kyçe të NKVD-së, persona të cilët nuk dinin të bënin asgjë tjetër përveç torturës, prandaj nuk kishte nevojë të lodhej duke dhënë urdhëra, pasi ata i bënin vetë torturat.

Nga ana tjetër, paralelisht, Flamuri është cinizmi i Sali Berishës kundrejt të gjithë atyre që kanë mendim politik dhe e quajnë veten të zgjuar. Ata janë të detyruar ta takojnë e të flasin me të, u duhet të flasin me militantin e graduar në postin më të lartë. Dikush e kupton dhe e manaxhon, dikush se kupton. Por ashtu është.

Ky është cinizëm dostojevskian i Sali Berishës dhe është formë e ushtrimit të pushtetit të tij partiak në mënyrën më brutale; Berisha iu thotë unë kam 20 mijë militantë dhe 500 mijë vota, prandaj iu detyroj të merreni me militantin tim i cili nuk ka për detyrë të mendojë politikisht. Ose pranoni të diskutoni në nivel militanti si një akt nënshtrimi i juaji ndaj meje, ose udha e mbarë, ikni.

Nuk ka asnjë mundësi që Sali Berisha të jetë i mirë, ndërsa ata poshtë tij të jenë të këqinj, nuk mundet të jetë kështu. Ose këta janë të këqinj dhe Sali Berisha është si këta, ose Sali Berisha është i mirë dhe, këta janë si Sali Berisha. Nuk munden të bashkëpunojnë aq afër e aq në harmoni, njerëz me karaktere të ndryshme e me kulturë ndryshe nga njëri-tjetri.

Prandaj mos u merrni me Flamur Nokën. Flamuri është personazhi përmes të cilit shkrimtari i madh Sali Berisha, autor i romanit “Vota e Lirë”, komunikon me njerëzit e tjerë. Ju që nuk po merreni me shkrimtarin, por po merreni me personazhin, thjesht jeni brenda asaj çka shkrimtari ka parashikuar për ju, po silleni si personazhe të librit.

Next Post
VIDEO / Rama uron të dielën me pamje nga Ura e Mesit në Shkodër

VIDEO / Rama uron të dielën me pamje nga Ura e Mesit në Shkodër

Comments 1

  1. Vlora says:
    3 months ago

    Shkrim sh i mirë. Bravo

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Presidenti të kërkon menjëherë!”/ Sekretari i Thesarit të SHBA bëhet për “ujë të ftohtë”, ikën nga intervista

“Presidenti të kërkon menjëherë!”/ Sekretari i Thesarit të SHBA bëhet për “ujë të ftohtë”, ikën nga intervista

March 13, 2026
13 amerikanë të vrarë në luftë me Iranin. Kreu i Pentagonit: Ajatollahu mund të jetë shpërfytyruar!

13 amerikanë të vrarë në luftë me Iranin. Kreu i Pentagonit: Ajatollahu mund të jetë shpërfytyruar!

March 13, 2026
Gjykata Kushtetuese shqyrton sot çështjen e Belinda Ballukut

Kërkoi shfuqizimin e pezullimit, GJKKO rrëzon ankimin e Belinda Ballukut

March 13, 2026
Hëna e re në Dem ndryshon “lojën astrologjike”, Chrysanthi Kalogeri paralajmëron shenjat

“Mbani jetën personale larg të tjerëve për 13 vite”/ Chrysanthi Kalogeri bën parashikimin e Horoskopit

March 13, 2026
Rëndohet bilanci: Të 6 anëtarët e ekuipazhit humbin jetën në rrëzimin e aeroplanit amerikan në Irak

Rëndohet bilanci: Të 6 anëtarët e ekuipazhit humbin jetën në rrëzimin e aeroplanit amerikan në Irak

March 13, 2026
‘Nga 1 qershori drejt Italisë do të udhëtohet pa ‘green pass’

Sulmi i fundit nga Irani, reagon MEPJ: Në solidaritet të plotë me Turqinë

March 13, 2026
Dy shtëpi në fshatin e Petros

Dy shtëpi në fshatin e Petros

March 13, 2026
‘Kriza’ për Presidentin e Kosovës, Kurti fton opozitën në takim urgjent

‘Kriza’ për Presidentin e Kosovës, Kurti fton opozitën në takim urgjent

March 13, 2026
Irani synon mjetet shpërthyese nënujore. Si funksionojnë

Irani synon mjetet shpërthyese nënujore. Si funksionojnë

March 13, 2026

Porto Romano vs Porti i Pireut

March 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In