Deoutetja socialiste Ledi Shamku ka komentuar incidentin e ndodhur në parlament mes deputetit demokrat Flamur Noka dhe atij socialist Erjon Braçe. Noka u përjashtua pasi dhunoi deputetin Braçe, dhe pas këtij vendimi ai tha se masa ndaj tij ishte politike. Por, i tjetër mendimi është deputetja Shamku, e cila shkruan se veprimi i tij është anti-qytetërim dhe u përjashtua si antipolitik.
“Jo, Flamur, ti nuk je “armik politik”, siç e quajte veten. Fjala politikë ka në rrënjë të saj fjalën “polis” – qytet. Dhe qytetet kanë qytetërim. Në këtë kuptim, ti je bash antipolitik. Të kisha dy metra larg sot, kur zgjodhe (si përherë xhanëm) të përdorje duart në vend të fjalëve; krahun në vend të mendjes. I kemi ca miliona vjet ne njerëzit që kemi zbritë nga pema dhe kemi mësuar të flasim. U përjashtove si antipolitik, si armik i qytetërimit, meqënëse don patjetër ta quash veten armik. Së paku ta dish armiku i kujt je!”, shkruan Shamku./a.m.