• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Flakët pushtojnë rajonin, edhe Athina nën pushtetin e zjarreve, evakuohen banesa e spitale

by S T
12/08/2024 12:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Flakët deri në 25 metra lartësi, të cilat po lëvizin me shpejtësi, të shtyra edhe nga erërat e forta, u janë afruar edhe më shumë kryeqytetit grek, Athinë, të hënën, duke djegur pemë, shtëpi dhe automjete, e duke detyruar evakuime të spitaleve në të paktën 11 qyteza e fshatra.

Ndërsa zjarret janë të zakonshme gjatë verës në Greqi, moti jashtëzakonisht i nxehtë dhe i thatë si pasojë e ndryshimeve klimatike i ka bërë ato edhe më të shpeshta dhe intensive. Më shumë se 560 zjarrfikës të ndihmuar nga vullnetarë, 17 avionë dhe 15 helikopterë luftuan me flakët që shpërthyen pasditen e së dielës pranë Varnavas, 35 km në veri të kryeqytetit.

Të hënën, zjarri u përhap edhe më në jug, duke përfshirë një sërë frontesh përfshirë fshatin e Grammatiko, qytezën historike të Maratonës, zonën bregdetare të Nea Makri dhe Malin Penteli në veri të Athinës. Erërat e forta ndryshojnë vazhdimisht orientimin e flakëve.

“Fshati u rrethua nga flakët në mënyrë të papritur. Nuk ka logjikë për atë që po ndodh, ka shumë erë. Duket sikur janë krijuar fronte të shumëfishta të zjarrit. Fillonte në një pikë dhe pastaj, papritur, i gjithë fshati ishte i rrethuar”, tregon një banore.

Operacionet për shuarjen e flakëve u pezulluan gjatë natës dhe rinisën në orët e para të së hënës. Policia ndihmoi për evakuimet dhe disa banorë e kaluan natën në vendstrehime. Të paktën 3 spitale u evakuan në Penteli. Re të dendura tymi errësuan qiellin mbi Athinë mbrëmjen e së dielës. Disa orë më vonë flakët po digjeshin pranë periferisë rezidenciale të Dionysos rreth 23 km në verilindje të qendrës së qytetit dhe në zonat e afërta.

Kryeministri Kyriakos Mitsotakis u kthye me nxitim në Athinë pas një shkëputje për pushime në ishullin e Kretës për të mbikqyrur reagimin ndaj zjarreve. Janë ende të freskëta kujtimet e tmerrit të përjetuar në verën e 2018, kur të paktën 104 vetë humbën jetën si pasojë e flakëve që përfshinë qytezën bregdetare të Mati, pranë kryeqytetit.

Next Post

Gara për kreun e Shtëpisë së bardhë, Donald Trump nuk kursen kundërshtaren: Kamala Harris nuk jep intervista sepse është 'budallaçkë'

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Izraeli urdhëron evakuimin masiv të 40 fshatrave në Liban

Izraeli urdhëron evakuimin masiv të 40 fshatrave në Liban

April 6, 2026
Artemis II thyen rekordin e Apollo 13, astronautët arrijnë distancën më të largët nga Toka

Artemis II thyen rekordin e Apollo 13, astronautët arrijnë distancën më të largët nga Toka

April 6, 2026
Zgjedhjet vendore 2027, Muça: Opozita duhet të ketë kandidatin për Tiranën në tavolinë

Zgjedhjet vendore 2027, Muça: Opozita duhet të ketë kandidatin për Tiranën në tavolinë

April 6, 2026
Krizë nafte në disa aeroporte italiane, Berberi: Avionët e linjës Tiranë-Brindisi, duhet të pajisen me karburant edhe për kthim! Nëse ‘Hormuzi’ nuk hapet…

Krizë nafte në disa aeroporte italiane, Berberi: Avionët e linjës Tiranë-Brindisi, duhet të pajisen me karburant edhe për kthim! Nëse ‘Hormuzi’ nuk hapet…

April 6, 2026
Evi Kokalari për Berishën dhe të birin: Çdo pengesë që do të më nxirrni, do t’iu vulosë dosjen e korrupsionit në DASH

Evi Kokalari për Berishën dhe të birin: Çdo pengesë që do të më nxirrni, do t’iu vulosë dosjen e korrupsionit në DASH

April 6, 2026
BE vendos rregulla të reja, ja çfarë ndryshon për udhëtarët shqiptarë nga 10 prilli

BE vendos rregulla të reja, ja çfarë ndryshon për udhëtarët shqiptarë nga 10 prilli

April 6, 2026
“‘Punët e Shqipërisë’ është diçka e brendshme e PS”, deputeti Malaj: Na afron me qytetarët!

“‘Punët e Shqipërisë’ është diçka e brendshme e PS”, deputeti Malaj: Na afron me qytetarët!

April 6, 2026
Dëshmia nga Teherani, mes bombave dhe represionit, lufta e iranianëve për mbijetesë dhe solidariteti i heshtur

Dëshmia nga Teherani, mes bombave dhe represionit, lufta e iranianëve për mbijetesë dhe solidariteti i heshtur

April 6, 2026
Zgjedhjet vendore 2027/Baçi: PD s’ka emër konkret për Bashkinë e Tiranës, por…

Zgjedhjet vendore 2027/Baçi: PD s’ka emër konkret për Bashkinë e Tiranës, por…

April 6, 2026
U gjetën eksplozivë, Hungaria vendos nën mbrojtje ushtarake tubacionin e gazit

U gjetën eksplozivë, Hungaria vendos nën mbrojtje ushtarake tubacionin e gazit

April 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In