Një avion i cili do të nisej nga Ankona për në Tiranë, është detyruar që të bëjë ulje emergjente në aeroportin e “Sanzio Falconara”, shkruan today.it
Ulja emergjente e avionit në aeroport erdhi si pasoje e tymit që doli nga kabina. Mësohet së në bord kishte 68 pasagjerë dhe thuhet se ata kanë përjetuar disa momente frike dhe paniku. Por nga ana tjetër mediat italiane bëjnë të ditur se çdo gjë është zgjidhur në vetëm pak minuta. Mësohet se tymi kishte dalë si rezultat i një shkëndije në një qark të shkurtër elektrik. Ndërsa njëri prej pasagjerëve të papranishëm në bordin e aeroplanit ka rrëfyer ngjarjen për Opinion.al, ku është shprehur:
“Vetëm 15 minuta pasi jemi nisur nga aeroporti i Ankonës konstatuam erë të djegur në bordin e avionit. Biletat i kishim prerë me Blu Panorama, por avioni ishte i Ernest Fly, pasi Blu Panorama operon me këtë kompani. Ekuipazhi na informoi se kemi probleme, dhe se flaka kishte rënë në kabinë, ndaj duhet të kthehemi. Në aeroport na kanë pritur zjarrfikëset. Mes pasagjerëve kishte tension të madh, disa filluan të qanin”, dëshmon një prej pasagjerëve. Avioni ishte nisur nga aeroporti i Ankonës me destinacion Tiranën. /b.d