Katër persona janë vënë në pranga pas derbit të kryeqytetit Tirana-Partizani. Policia bën të ditur se gjatë ndeshjes të së dielës është konstatuar se janë hedhur lëndë piroteknike nga dy tifozëritë.
Personat që janë arrestuar, D. A., 21 vjeç, R. M., 35 vjeç, Q. C., 19 vjeç dhe E. D., 19 vjeç, të gjithë banues në Tiranë, dyshohet të kenë hedhur flakadanë në fushë apo të kenë ushtruar veprime të dhunshme.
Ndërkohë, në gjendje të lirë janë proceduar tre persona të tjerë, njëri prej tyre 14 vjeç, dhe R. B., 26 vjeç, G. X., 24 vjeç. Kurse në kërkim janë shpallur një 27-vjeçar dhe një 18-vjeçar.