Flaka olimpike do të mbërrijë sot në Brazilia, kryeqytetin e Brazilit, ku në tre muajt e ardhshëm do të mbartet drejt disa pjesëve të këtij vendi të Amerikës së Jugut.
Flaka olimpike do t’i dorëzohet Dilma Russeff, presidentes së Brazilit, kundër së cilës Dhoma e ulët e parlamentit brazilian ka miratuar procedurën për shkarkim, sepse ajo akuzohet për manipulimin e llogarive qeveritare për të fshehur deficitin ekonomik.
Deri në fillim të Olimpiadës Verore në Rio de Janeiro, raporton AA, flakadani olimpik do të bartet me lundër, hipur mbi kalë, në helikopterë.
Ajo do të jetë edhe pjesë e ritualeve autoktone.
Flakadani Olimpik nëpër Brazil do të kaloj përmes më shumë se 12 mijë duarve Ceremonia e hapjes së Lojërave olimpike do të mbahet më 5 gusht në stadiumin “Maracana” në Rio. (b.an)