• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Editorial

Fjalimi që preu me thikë normalitetin hipokrit

by S M
04/11/2016 11:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Skënder Minxhozi/

Ka thënë më shumë se një herë se preferon të jetë qytetar, jo politikan. Pak si e çuditshme kur bëhet fjalë për një kryeministër në detyrë, me një angazhim në katet e larta të politikës prej rreth 20 vjetësh. Por ja që Edi Rama përpiqet çdo ditë, me mënyrat e tij, që të na bindë se është kështu e jo ndryshe.

Fjala e kryeministrit të enjten në Kuvend i ka të gjitha elementet për t’u mbajtur mend gjatë në analet e marrëdhënieve të trazuara, plot kthina e prapaskena shqiptaro-greke. Rama ka folur gjatë, siç di të flasë vetëm ai, plot figura letrare, ironi e nerv polemik, siç e ka në thelbin e publicistikës së tij, por këto nuk janë gjëra për t’u mbajtur shënim nga fjala e tij e fundit në parlament. Sepse gjetiu ishte e reja, surpriza dhe befasia e atij fjalimi, ku kryetari i PBDNJ, ose ndryshe “miku Dule” ishte vetëm referenca fizike e interlokutorit me të cilin Edi Rama kishte vendosur të komunikonte hapur dhe pa dorashka.

Kryeministri njoftoi një ditë para se parlamenti të mblidhej, se “neser do ta marrin përgjigjen time për sa kane thënë këto ditë, fqinjët tanë të vjetër e të dashur…Sepse koha e fqinjit te pasur qe i tregonte arat fqinjit te varfer ka marre fund mes nesh”. Edhe ky mesazh i shkurtër në rrjetet sociale e parathoshte qartë se përse bëhej fjalë: Edi Rama kishte vendosur të devijonte nga të qenit një lider “politikisht korrekt” në raport me fqinjin jugor, duke afishuar edhe një herë shpërfillje dhe neglizhencë për kufinjtë aksiomatikë të postit që mban.

Mund të jesh dakord ose mund ta kritikosh fjalimin e Ramës, por nuk mund të mbetesh indiferent ndaj tij. Sepse kryeministri shqiptar polemizoi ashpër dhe hapur të enjten me të gjitha tezat e vjetra dhe të reja greke: nga ligji i luftës tek Çamëria, nga emigrantët me emra të tjetërsuar tek pronat e minoritetit grek, duke u ndalur specifikisht tek situata e krijuar së fundi në Himarë. Rama bëri hapur thirrje për një rikonsiderim të regjistrit të sjelljes dhe komunikimit mes dy vendeve. Ai kritikoi hapur ndërhyrjen e përsëritur greke në pjesë të caktuara të Shqipërisë dhe në sektorë të skenës së saj politike, duke ngulmuar për një qëndrim të përmbajtur dhe të distancuar të Athinës zyrtare nga çeshtjet e brendshme shqiptare.

Për një palë që priret drejt kujdesit dhe taktit diplomatik, fjalimi i Ramës ishte një akt provokimi i panevojshëm. Sipas këtij koncepti, me Greqinë është konsumuar tashmë shumë retorikë luftarake dhe duhet një sezon paqeje. I cili mund të vinte për shembull, me shkëmbimin e vizitave të nivelit të lartë mes dy vendeve. Çka nuk ka ndodhur ende pas ardhjes në pushtet të të majtës. Nga ana tjetër, janë jo të paktë ata që shohin tek qëndrimi i fundit i Edi Ramës, një akt çlirues nga hipokrizia dhe asimetria historike që ka mbizotëruar në marrëdhëniet mes Athinës dhe Tiranës. Për këtë rrymë mendimi, ka ardhur koha që me pakën greke të flitet me shpinë të drejtuar dhe duke u parë në sy.

Ajo që mbetet nga fjalimi i të enjtes në Kuvend i kryeministrit shqiptar, është një tokë e pazbuluar. Ajo që dimë është se grekët nuk përtojnë të lëvizin të gjithë gurët që kanë në dorë (megjithëse dikush mendon se këta të fundit janë pakësuar vitet e fundit), për të goditur ata që u sillen ashpër. Të shohim nëse mëria e heshtur greke do ta japë goditjen diku në Bruksel apo në instanca të tjera ku ka miq dhe vota. Pak më e vështirë duket që pala greke të kundërpërgjigjet me metodën e vjetër të “fshesës” ndaj emigrantëve tanë në shtetin helen, që tashmë tingëllon si një relike e viteve ’90. Gjithsesi fjalimi i Edi Ramës ka prerë me thikë epokën e normalitetit të sforcuar mes dy vendeve, duke na shtyrë drejt një periudhe të re e cila mbetet e gjitha për t’u zbuluar.

Next Post
Parlamenti i Austrisë merr flakë

Parlamenti i Austrisë merr flakë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Irani, prodhuesi i nëntë global i naftës”, Toçi: Nëse SHBA dhe BE do shoqërojnë cisternat, çmimi do rritet ndjeshëm

“Irani, prodhuesi i nëntë global i naftës”, Toçi: Nëse SHBA dhe BE do shoqërojnë cisternat, çmimi do rritet ndjeshëm

March 11, 2026
Debate të forta në Kryesinë e PD, Salianji përplaset me Nokën: Ke shkatërruar partinë! Jep dorëheqjen, Flamur!

Ish-prefekti: Opozita shqiptare e ka humbur vlerën e saj!

March 11, 2026
“S’dua të më lëndojnë më”, letra e fundit që la pas e reja që i dha fund jetës pas dhunës nga bashkëshorti

Karanxha: Ish-bashkëshorti i Xhoana Nikollit rrezikon dënim të rëndë

March 11, 2026
Komisionerja Kos pas takimit me ministrin Ferit Hoxha: Shqipëria, një nga vendet në krye të procesit të anëtarësimit në BE

Komisionerja Kos pas takimit me ministrin Ferit Hoxha: Shqipëria, një nga vendet në krye të procesit të anëtarësimit në BE

March 11, 2026
FBI pralajmëron për sulme të mundshme iraniane ndaj SHBA

FBI pralajmëron për sulme të mundshme iraniane ndaj SHBA

March 11, 2026
Protesta e opozitës bllokon lëvizjen para Kuvendit, Balla-deputetëve të PS: Kemi marrë masa, ja nga do të bëhet hyrja

Protesta e opozitës bllokon lëvizjen para Kuvendit, Balla-deputetëve të PS: Kemi marrë masa, ja nga do të bëhet hyrja

March 11, 2026
Shqipëria ngjitet në vendin e 15-të në botë për sigurinë kibernetike në 2025, Balluku: Rritje rekord prej 39 vendesh..

Nesër Kuvendi vendos fatin e Ballukut, PS mbledh grupin parlamentar para seancës

March 11, 2026
Protesta e opozitës, ish-ministri i Rendit-thirrje Policisë: Kini kujdes, evitoni raste si 21 Janari

Protesta e opozitës, ish-ministri i Rendit-thirrje Policisë: Kini kujdes, evitoni raste si 21 Janari

March 11, 2026
“Dyshohet se ish-bashkëshorti i saj fshihet në Tiranë”, gazetari: Xhuana Nikolli edhe para dy javësh shkoi e dhunuar në spital

“Dyshohet se ish-bashkëshorti i saj fshihet në Tiranë”, gazetari: Xhuana Nikolli edhe para dy javësh shkoi e dhunuar në spital

March 11, 2026
Kriza e naftës/ Ministrja Ibrahimaj: Po hartojmë planin për ngritjen e një kompanie shtetërore për tregtimin e karburanteve dhe ligjin për një rezervë shtetërore

Kriza e naftës/ Ministrja Ibrahimaj: Po hartojmë planin për ngritjen e një kompanie shtetërore për tregtimin e karburanteve dhe ligjin për një rezervë shtetërore

March 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In