• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Fjalimi në Gjuhën Shqipe/ Edhe Zaev kritik: Po pres sqarime nga Xhaferi

by Java News
10/07/2021 20:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

A e kanë provokuar deputetët bullgarë ose ka tjetër arsye që në një nga tre sesionet e Parlamentit Evropian në të cilat mbajti fjalim, Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, u drejtua në gjuhën e tij amtare, në vend të gjuhës maqedonase që është zyrtare në komunikimin ndërkombëtar, do të duhet të  sqarojë vetë ai, nga pozita e “rojes” kryesore të Kushtetutës, siç thotë Kryeministri Zoran Zaev.

“Talat Xhaferi në kundërshtim me Kushtetutën ka mbajtur fjalim në Parlamentin Evropian  dhe është e saktë të thuhet se ka pasur tre sesione, në dy sesione ka folur në gjuhën maqedonase, në të tretin ka folur në gjuhën shqipe, i provokuar nga disa individë nga Bullgaria fqinje, të cilët kanë thënë se do të bëjnë bashkim të gjuhëve tona, që assesi nuk është e vërtetë. Po, kemi gjuhë të ngjashme, por të  ndryshme dhe të njohura ndërkombëtarisht. Nuk do të kërkoj përgjegjësi, sepse pres pikërisht nga Kryetari i Kuvendit ta sqarojë atë që ka ndodhur atje.”

Xhaferi në një  intervistë televizive pjesërisht ka sqaruar pse është shërbyer me gjuhën që e njeh më së miri.

“Mbetem në qëndrimin se nuk e kam shkelur Kushtetutën dhe se askujt nuk i kam lejuar festë në Komisionin për politikë të jashtme në Parlamentin Evropian. Duke pasur parasysh të gjitha zhvillimet nuk kam lejuar festë dhe kam vlerësuar se është më e përshtatshme të drejtohem në gjuhën që e njoh më së miri, ndërsa kjo është gjuha ime amtare. E njoh edhe gjuhën zyrtare, përkatësisht gjuhën letrare maqedonase.”

Partitë opozitare VMRO-DPMNE dhe “E Majta”, në Kuvend, tashmë kanë paralajmëruar interpelancë për Kryeparlamentarin, me pretendime se e ka shkelur Kushtetutën. Profesoresha në Fakultetin e Drejtësisë, Tanja Karakamisheva, në këtë kontekst përmes rrjeteve sociale i ka bërë thirrje.

“Xhaferi, të thirresh në të drejta natyrore në shtet të rregulluar juridikisht nuk është arsyetim! Është turp për ty kjo që e flet! Sikur je jurist!”

Në nenin 7 të Kushtetutës me amendamentet kushtetuese, që kanë dalë nga Marrëveshja Kornizë e vitit 2001 është rregulluar përdorimi i gjuhëve të bashkësive në nivel lokal dhe në institucionet shtetërore, për çka përbërja e mëparshme e Kuvendit ka miratuar edhe Ligjin për përdorimin e gjuhëve. Gjuha maqedonase mbetet zyrtare kur bëhet fjalë për komunikimin ndërkombëtar.

Next Post
Ironia e Ngjelës: Berisha donte të sabotonte 8 qershorin me “zgjedhoren”, por Rama pranoi dhe PD ngeli me “karrotë në gojë”

Finalja e “Euro 2020”/ Ngjela bën tifo për britanikët: Anglia mund Italinë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nga objekt në subjekt, debati në KS/OKB, testi i diplomacisë së Kosovës në një rend ndërkombëtar në krizë

Nga objekt në subjekt, debati në KS/OKB, testi i diplomacisë së Kosovës në një rend ndërkombëtar në krizë

April 12, 2026
Ukraina dhe Rusia akuza të ndërsjella për shkelje të armëpushimit të Pashkës

Ukraina dhe Rusia akuza të ndërsjella për shkelje të armëpushimit të Pashkës

April 12, 2026
Miri i zhgënjyer me Rogertin: Të ishte Brikena në finale 100 mijë herë më mirë

Miri i zhgënjyer me Rogertin: Të ishte Brikena në finale 100 mijë herë më mirë

April 12, 2026
76 metra i lartë dhe me statuja të arta, zbulohet projekti i Harkut të Triumfit të presidentit Trump

76 metra i lartë dhe me statuja të arta, zbulohet projekti i Harkut të Triumfit të presidentit Trump

April 12, 2026
Delegacioni i BE-së në Tiranë uron besimtarët ortodoksë për Pashkën: Shpresë, paqe dhe begati për të gjithë

Delegacioni i BE-së në Tiranë uron besimtarët ortodoksë për Pashkën: Shpresë, paqe dhe begati për të gjithë

April 12, 2026
Mbajti fëmijën të izoluar në një furgon që prej 2024, arrestohet babai në Francë

Mbajti fëmijën të izoluar në një furgon që prej 2024, arrestohet babai në Francë

April 12, 2026
 4 astronautët e Artemis II ndajnë eksperiencat e tyre: Toka mes errësirës, si anije që ‘lundronte’ në univers

 4 astronautët e Artemis II ndajnë eksperiencat e tyre: Toka mes errësirës, si anije që ‘lundronte’ në univers

April 12, 2026
Analiza e The Times/ Trump e injoroi paralajmërimin e JD Vance për Iranin, pse e dërgoi në negociata?

Analiza e The Times/ Trump e injoroi paralajmërimin e JD Vance për Iranin, pse e dërgoi në negociata?

April 12, 2026
Izraeli dhe Libani drejt bisedimeve direkte, takimi në Uashington të martën

Izraeli dhe Libani drejt bisedimeve direkte, takimi në Uashington të martën

April 12, 2026
Negociatat SHBA-Iran, BBC: Ka sinjale për bisedime të fshehta përmes ndërmjetësimit të Pakistanit

Negociatat SHBA-Iran, BBC: Ka sinjale për bisedime të fshehta përmes ndërmjetësimit të Pakistanit

April 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In